100 mije maqedonas per pushime
11 Gusht, 2008 · Printo kete artikull
Rreth 88 për qind është rritur numri i turistëve nga Maqedonia në bregdetin shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia bullgare e lajmeve “Fokus” , e cila sqaron se kjo shifër ka shënuar rritje për shkak se një numër i madh i maqedonasve kanë braktisur bregdetin grek, pas tensioneve dhe mosmarrëveshjeve të fundit midis këtyre dy vendeve për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Sipas informacionit të agjencisë bullgare, rreth 100 mijë qytetarët nga Maqedonia e kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin më të preferuar për pushimet verore. Ndërkohë, agjencitë turistike paralajmërojnë se ky numër pritet të shënojë rritje edhe gjatë periudhës së muajit gusht.
Siç bëhet e ditur, pushuesit nga Maqedonia kanë braktisur edhe bregdetin malazez për shkak të çmimeve të larta, ndërsa Bullgarinë për shkak çështjes së vizave. (INA)
Behet gjithnje e me e qarte rendesia qe ka per te gjitha shtetet numri sa me i madh i turisteve, i cili kthehet diret ne shendoshjen e xhepit buxhetor. Vete fakti qe agjencite bullgare analizojne rrjedhjen e turisteve maqedonas drejt Shqiperise, tregon se sa delikate eshte kjo industri. Shqiperia ben mire t’i kushtoje vemendje ketyre detajeve, dhe te adoptoje nje politike liberale ne hyrjen e vizitoreve, duke mos u vendosur taksa idiote (10 euro/person) pa kuptim. Nuk eshte se 10 euro rendojne xhepin e turisteve, por jane bezdi dhe konceptohen nga ata si nje burokraci me shume, duke ulur ndjeshmerine e tyre ndaj perceptimit te qejfit apo relaksit.






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?