Perse nje Blog Turistik?

Nje blog sherben si bllok shenimesh ku vizitoret mund te lexojne shkrime te ndryshme, per tema te ndryshme. Ky blog lind si nje nevoje e ngutshme per te krijuar nje hapesire konfrontimi, diskutimi dhe informimi mbi tematiken e turizmit. Ketu do te gjeni opinionet nga te apasionuar te turizmit dhe profesioniste te shume sektoreve qe lidhen me te, mendimet, ankesat, pershtypjet mbi udhetimet jo vetem ne Shqiperi, por dhe vendet e tjera te botes qe kane patur rastin t’i vizitojne.

Mendoheni si nje hapesire, nga e cila mund te perfitojne te gjithe ata persona qe mund te kene deshiren te vizitojne te njejtat vende si dhe ju, dhe nuk duan te hasin veshtiresite e njejta, duke kursyer ne kete menyre kohen dhe xhepin.

Blog-u eshte pak i limituar per nje diskutim te pergjithshem, ndaj dhe vendi me i pershtatshem per ta bere kete eshte forumi. Si gjithmone, jeni te lutur te shkruani ne nje shqipe te paster dhe me nje fjalor te kulturuar. Ne nuk kemi kohe qe te lexojme te gjitha postimet tuaja, por nese sinjalizoheni, ato do te fshihen pa paralajmerim.

Ketu do te keni mundesine te flisni lirshem, duke postuar fotot e pushimeve tuaja, pjesezat e ilustruara te bukurive qe ju kane lene mbresa, apo thjesht kurioziteteve.

Nese ju ndihmoni nje person, ai do t’ju falenderoje, dhe e njejta shpresojme te ndodhe me ju.

Behuni PROTAGONIST!

Jepni mendimet tuaja, keshillat, ne menyre qe vizitoret te kene nje pervoje sa me te pasur dhe te bukur.

Kalofshi nje kohe te kendshme!

Mbi ne…

Te gjitha zhvillimet e tregut turistik dhe strategjite e fundit te marketingut:

  • monitorohen nga afer, duke krahasuar te dhenat lokale me ato nderkombetare dhe duke u bazuar ne statistika;
  • konvalidohen nga pervoja direkte ne fushe, duke punuar ne kontakt te perditshem dhe degjuar operatoret turistike.

Deshiron nje mendim profesional apo studim nga Stafi yne?

Kjo faqe eshte instrumenti ideal per suksesin tuaj. Nese mendoni se akoma nuk keni arritur te kapni kanalet e duhura te marketingut, mund te kontaktoni Stafin tone dhe te merrni asistencen e duhur, keshilla dhe informacione te qepura sipas formes dhe profilit tuaj.

Gerond Aliaj,
 Turizmi.com

Tell a Friend

Share and Enjoy:
  • Live
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google
  • Slashdot
  • E-mail this story to a friend!
  • YahooMyWeb
  • Furl
  • LinkedIn
  • Technorati
  • TwitThis