Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Akord midis Ministrise dhe Shoqates se Turizmit

10 Shtator, 2008 · Printo kete artikull

Zhvillimi i bizneseve qe operojne ne turizem dhe pjeseve te tjera te ketij sektori te rendesishem do te mbeshtetet nga e para marreveshje mes operatoreve dhe qeverise. Shoqata shqiptare e turizmit ka arritur te nenshkruaje nje marreveshje me ministrine e linjes, me ane te se ciles synohet ruajtja e resurseve turistike, trashegimise kulturore dhe te punesuarve qe bashkepunojne me bizneset e turizmit.

Bizneset qe operojne ne fushen e turizmit kane vendosur te bashkepunojne me Ministrine e Turizmit per te pasur zhvillime sa me pozitive ne turizem. Shoqata shqiptare e turizmit ka nenshkruar nje marreveshje me ministrine ku percaktohen qarte detyrat dhe detyrimet e seciles pale, me ane te se ciles synohet ruajtja e resurseve turistike, trashegimise kulturore dhe te punesuarve qe bashkepunojne me bizneset e turizmit. Nje lajm i mire ky per te gjithe ata qe perfitojne nga sherbimet e turizmit shqiptar. Egzistenca e nje shoqate te tille, tek e cila duhet te drejtohen dhe ankesat apo sugjerimet per sherbimet e paguara, duhet te ndihmoje ne permiresimin e nivelit te sherbimit dhe ofertes nga ana e strukturave akomoduese shqiptare, dhe nje kombinim i tyre me i afert dhe serioz me planet e qeverise per zhvillimin e vendit.

Ministri i Turizmit, Ylli Pango e ka vleresuar si pozitive marreveshjen me operatoret, pasi tashme eshte koha kur çdo shqetesim per turistet duhet te zgjidhet. Nje pervoje e marre nga jashte vent per te mos lene ne mes te kater rrugeve ata vizitore apo turiste te cilet gjenden te zhgenjyer nga pronare hotelesh grykegjere apo shites sherbimesh false dhe pa garanci.

Shoqata Shqiptare e turizmit eshte krijuar para kater muajsh dhe perfshin te gjithe operatoret turistike, agjencite, hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera te fushes. Deri me tani nuk ka pasur nje organizim te rregullt te ketyre bizneseve, çka perbente problem per shfaqjen e shqetesimeve te fushes.

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?