Berati
22 Maj, 2008 · Printo kete artikull
Berati eshte nje nga qendrat me te vjetra dhe me te rendesishme te Shqiperise me vlera te vecanta dhe vazhdimesi jetese te panderprere. Ai njihet si qender e banuar ilire, qytet ilir, arberor dhe se fundi shqiptar.
Keshtjella ne muret fortifikuse te se ciles nderthuren si nje mozaik fazat e ndryshme te ndertimeve i perket she IV (a.c). Ajo eshte nje muze i hapur ne natyre.
Ansamblet karakteristike te baneses qytetare te lagjeve “kala”, “Mangalem” dhe “Gorice” perbejne nje shembull te paperseritshem te gjenise krijuese popullore ngritur ne faqet e kodrave te qytetit. Ndertimet e kultit me monumentet me te rendesishem shquhen per arkitekturen e spikatur.
Themelet e tyre i perkasin ndertimeve paleokristiane. Monumentet qe rruajne pamjen e plote jane te shek. XIV - XVIII. Mjediset e tyre kane vepra te rendesishme te mjeshterve te medhenj te tradites: Onufrit, Nikolles. Qipriotit, Cetireve dhe shume anonimeve. Xhamite dhe teqet jane shembuj te nje mjeshterie te larte ekzekutimi te arkitektures por ne vecanti te brendise, tavaneve dhe vitrazheve. Filiali i Institutit te Monumenteve te Kultures ne Berat eshte institucioni qe ruan, restauron dhe propagandon te gjithe kete trashegimi vlerash.
Muzeu “Onufri”, muzeu Etnografik, muzeu Historik ruajne momentet me te rendesisme te kesaj pasurie duke u bere baze e nje turizmi kulturor.
Qyteti i Beratit eshte propozuer si pasuri boterore dhe se shpejti do te jete ne mbrojtjen e UNESKO-s.
Eshte i zhvilluar se tepermi turizmi shtepiak ku preferencat e te huajve eshte guzhina karakteristike vendase. Largesia nga plazhet kryesore te bregdetit eshte 80 km.
Ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi yne per rruajtjen e metejshme te monumenteve dhe veprave te artit ndihet nevoja per nje asistence teknike nga vendet e zhvilluara.











shume bukur
Pergjigju