Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Berisha dhe kaosi ne Turizem

25 Shtator, 2009 · Printo kete artikull

Ne artikullin publikuar nga KohaJone me titullin “Shtoni katet e shtepive ne bregdet” (kliko per ta lexuar), jepet nje imazh akoma me i keq i atij qe duhet te jete zhvillimi i vertete i turizmit ne Shqiperi.

Nuk na pelqen qe te futim hundet ne politike, sa here qe duhet te analizojme nje fenomen, por atehere kur kjo e kerkon, ndjehemi te futur ne loje, veçanerisht kur behet fjale per sektorin turistik dhe impaktin qe sjell nje zhvillim kaotik dhe vrases per natyren qe eshte baza e tij.

Te gjithe kemi patur rastin, per fat te keq, te shohim nga afer masakren urbanistike te qyteteve shqiptare gjate ketyre viteve, duke permbysur çdo parashikim dhe plan, duke iu afruar ne shume raste imazheve te getove te te varferve se sa atyre te vendeve me nje turizem te sistemuar dhe te kendshem. E vertete qe fajin nuk e ka vetem politika e verber shqiptare, por dhe kultura e paket e investuesve, te cilet duke kaleruar rrymen e pasurimit te shpejte nepermjet çmimeve te larta dhe kaosit te taksave, investuan parate e fituara ne mergim, biznes apo ne menyra te tjera, ne nje investim duke shpresuar per nje kohe te arte pa limit dhe duke harruar ose mos ditur qe nje kohe ky lloj biznesi i cili ka dhe veshtiresite e tij, do te sillte dhe kerkimin e llogarise nga ana  e turisteve, shtetit, ambjentit etj.

Per hir te se vertetes duhet thene qe asnje nga aktoret e turizmit, perfshire agjencite kombetare (sa agjenci kombetare jane?) dhe ato rajonale apo lokale, hotelet, restorantet, resortet dhe format e tjera te industrise turistike, nuk kane marre asnjehere pergjegjesine qe u takon per sa i perket nje zhvillimi cilesor, te pergjegjshem (kush jep llogari?) dhe te ndjeshem ndaj ambjentit dhe natyres. Kesaj tymnaje, si per ironi, i bashkangjitet ne menyre tragjikomike dhe kryeministri Berisha, duke nxitur akoma me shume kaosin ndertimor dhe duke premtuar lehtesira “Nje thirrje miqesore ju bej te gjithe qytetareve te Himares, te Lukoves, te Ksamilit, te Sarandes dhe te bregut ne teresi, qe te shfrytezojne mundesine e zgjerimit te shtepive te tyre, e shtimit te nje kati, apo shtimit te nje dhome, te permiresimit te tyre, pasi shteti do te garantoje kredi te buta dhe kjo eshte nje nga menyrat kryesore per te perballuar fluksin e nje rritjeje me te madhe”.

Si mund te behet nje thirrje e tille nga nje kryeminister, kur akoma nuk eshte zgjidhur problemi i trojeve? Si mund te behet nje thirrje e tille kur ndertimet egzistuese ne bregdet jane nje mishmash dhe kasaphane e vertete? Si mund te behet deklarata te tilla kur nuk ka garanci per ndertimet aktuale, jo me per t’i renduar akoma? Dhe qe ato do behen akoma me te shemtuara, as qe nuk diskutohet, duke pare se çfare kane qene ne gjendje te ndertojne (ose me mire zhgarravitin) gjate ketyre viteve.

Nuk kemi nevoje per nje zhvillim te tille, i cili nuk merr parasysh asgje perveç se fitimit nga kompanite ndertuese dhe abuzimit ndertimor. Shkaterrimi i vijes bregdetare shqiptare, e cila duhet mbrojtur me nje ligj te fuqishem per vete faktin se nuk eshte pa limit, siç duket eshte pramenduar mire, dhe kamufluar me statistika mbi shtimin e turistive dhe te tjera te ketij lloji. Nuk ka nevoje Shqiperia per ndertime pa kriter, dhe perçudnime akoma me vizive te natures dhe pezazhit urban dhe ekstraurban, por per respektim te ligjit dhe veprim te tij, pa dallim.

Kemi nevoje per rikthimin ne identitet te natyres qe kemi sakatosur, per prishje te objekteve qe ndotin pamjen dhe vlerat kulturore te qyteteve apo zonave historike, te bashkejeteses midis individeve. Nese vertete duam te zhvillojme turizmin, atehere duhet te zhvillojme sensin qytetar, kulturen dhe te hapim akoma me shume syte nga fqinjet tane, duke “kopjuar” gjerat me te mira, me te bukura dhe te veçanta. Kemi fatin qe jetojme ne eren dixhitale, dhe çdokush, edhe pa qene jashte vendit, mund te shikoje se çfare ka pertej dhe te marre shembuj.

Nese qeveria premton se “… do te jete shume aktive ne transformimin rrenjesor te infrastruktures ne te gjithe ultesiren bregdetare dhe bregun Jonian ne menyre qe kete dege kryesore te ekonomise ta fuqizoje gjithnje e me shume”, atehere ben mire qe kete trasformin ta planifikoje ne menyre te qarte, dhe te jete i aplikuar nga te gjithe. Zhvillimi kaotik i turizmit apo çdo lloj sektori ekonomik, nuk i ben mire asnje shteti, perveç atij qe nuk deshiron nje gje te tille per shtetasit e tij, dhe gjen te gjitha menyrat per te pasuruar hallka te caktuara te biznesit. Shpresa qe te tilla gjera mos te ndodhin nuk mjafton, por njekohesisht duhet te ngreme zerin qe e gjithe shoqeria shqiptare te shkunde pluhurin dhe te ndergjegjesohet per masakren perfundimtare qe po i pergatitet turizmit.

Tell a Friend

Komente

1 Koment per “Berisha dhe kaosi ne Turizem”

  1. fation shkruajti ne 30 Shtator, 2009 11:16 am

    sa jan potencialet turistike ne vendin tone dhe sa koh duhet per ti plotsuar ato neje kohe e gjat eshe e mjaftusheme per arritje te shpejta

    Pergjigju

  2. Abraham Bujar shkruajti ne 11 Maj, 2010 11:02 am

    Si Agjensi Turistike,- thieshte, kame turpe ti propozoje Turistit te vije te na vizitoje. Kame gjashte muaje qe jame ketu ne Shqiperi,vije nga Franca. Eshte hera e pare qe shikoje nje shtete kaqe te piste.Kame hikur nga Shqiperija ne 1979.Mbase 30 vjetesh,cfare gjeje ne shtetin ku kame lindur !Nje shtete mbushur me mbeturina. Aji qe e ka bere kete shtete keshtu ose eshte i paguar per ta bere keshtu(kaqe poshte,njera nga shtetet me te varfera ne bote), ose nuke di si te ja beje. Une jame ketu per ta bere menjehere, sa me shpejte dhe sidomose me shume pake pare, eshte urgjente shume urgjente.
    Ku shtete ka nevoje per nje Zote qe i mere gjerat ne dore,ku shtete ka nevoje qe nderi ti kthehet, qe ai turpi ti hiqet per gjithmone Shqipetarit. Idete ju mungojne ! Une jame ketu, kame kaqe plote,qe aji Francesi kure te vije ketu te marri shembull nga ne dhe jo te kundreten.
    Une Bujari jame ketu, qe ti bejme gjerat sa me shpejte.
    Ju faleminderit per vemendijen

    Pergjigju

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?