Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Bunkeri komunist terheq turiste ne Gjirokaster

11 Shtator, 2008 · Printo kete artikull

Mund te cilesohet pa frike si nje keshtjelle e nendheshme. Jo vetem per tonelatat e betonit, qe jane derdhur ne te, por edhe per siperfaqen gjate se ciles shtrihet. 80 dhoma me ndarje te vecanta, brenda te cilave gjen salla mbledhjesh, ambjente pune, ambjente pushimi e madje edhe central elektrik, nuk kane asgje te perbashket me perfytyrimin, qe secili nga ne mund te kete per nje tunnel. Por ne fakt ai eshte i tille, jo vetem ne forme, por mbi te gjitha per qellimin, qe u ngrit shume vite me pare. Behet fjale per vendstrehimin luftarak te ndertuar ne fillim te viteve ‘70 ne qytetin e Gjirokastres, i cili kishte si qellim akomodimin e ish -udheheqjes lokale te qytetit, ne rast te ndonje sulmi ushtarak. Madje, per te qene sa me efikase ne kete drejtim, njera prej hyrjeve te tunelit, ndodhet fare prane godines se ish -Komitetit te Partise, ku aktualisht ndodhet Bashkia e qytetit. Tuneli, i cili pershkon pjesen e poshtme te shkembinjve mbi te cilet ngrihet Kalaja e Gjirokastres eshte i gjate rreth 800 metra. Ne mjediset e brendshme te tij jane ndertuar nje sere aksesoresh, te cilet do te sherbenin per akomodimin e ish -udheheqjes komuniste. Vendstrehimi perbehet prej 80 dhomash, salla mbledhjesh, ambjente pune, pushime madje pjese e tij jane edhe nje depo per furnizimin me uje te pijshem, centrali elektrik, elemente, qe krijonin mundesine e nje jetese normale edhe ne kushte te tilla. E megjithate me pak se 40 vjet me pas ky tunel dhe ekzistenca e tij kane marre nje tjeter destinacion. Ata jane shenderruar ne keto dite te sezonit turistik ne nje nder pikat me te preferuara te guidave per vizitoret e huaj, qe mberrijne ne qytetin e gurte. Grupet turistike qe mberrijne ne Gjirokaster, sapo marrin informacionin e nevojshem per vendstrehimin luftarak preferojne ta shohin nga afer kete objekt te ndertuar gjate viteve te Luftes se Ftohte. Vecanerisht vizitoret e huaj vazhdon t’i terheqe kurioziteti dhe kersheria per te pare kete “qyteze” nentokesore e gjitha me beton, e ndertuar per te perballuar kontradiktat e Luftes se Ftohte. Duke qene se ndertime te tilla ishin karakteristike per vendin tone dhe vendet e lindjes, te huajt joshen vecanerisht per kete pjese te historise, qe shpreh edhe botekuptimin politik te asaj periudhe. Vendodhja e tunelit prane sheshit “Cerciz Topulli”, ku dhe parkohen autobuzet e grupeve turistike ben, qe ai te jete nje pike interesante. E ndersa pershkojne hyrjen e tunelit te betonte, vizitoret e huaj kundrojne me kersheri cdo element te vendstrehimit, i cili gjate Luftes se Ftohte do te sherbente si ambjent pune per ish- udheheqjen komuniste ne Gjirokaster. Gjate bisedave me njeri-tjetrin ata nuk harrojne te sjellin edhe shembuj te tjere kur objekte te tilla kane terhequr interesimin e vizitoreve duke sherbyer si qendra te rendesishme per nxitjen e turizmit ne zonat ku ishin ndertuar.

Vizitorja gjermane: kam pare te tilla ne vendet e Lindjes

Me nje aparat forografik ne dore, Sara Pulman eshte nje prej vizitoreve te shumte, qe keto dite jane ndalur ne tunelin e ish-udheheqjes komuniste.” Me thene te drejten, viziten ne kete vend na i sugjeroi shoqeruesi yne turistik”, thote Sara, turiste nga Gjermania. Ndersa ngjit shkallet e gurta qe te cojne ne vendstrehimin e Luftes se Ftohte ajo flet me interes dhe kersheri per objekte te tilla. “Gjate vizitave te mia ne disa prej vendeve te Europes Lindore kam pare nga afer objekte te tilla”, thote turistja gjermane ndersa qendron ne njerin prej sheshpushimeve te shkallareve te gurta per te marre disi fryme. “Mendoj se njohja nga afer e ketyre objekteve eshte dicka interesante, jo vetem per te shuar kuriozitetin, por per te pare nga afer edhe efektet qe shkaktoi Lufta e Ftohte”. E pasi ka arritur ne krye te shkallareve, qe te cojne ne vendstrehimin e dikurshem luftarak, vizitorja e huaj fillon te shkrepe aparatin fotografik per te fiksuar ne celuloid konturet e betonta ne hyrje te tunelit. Fale ndricimit te vendosur javet e fundit ajo pershkon me kembe disa metra prej korridorit, i cili te con ne “zemer” te vendstrehimit luftarak. “Me te vertete interesante, dicka terheqese” thote ajo, nderkohe qe nuk rresht se shkrepuri aparatin fotografik. Mes te tjerash Pulman permend edhe rastin e nje vendstrehimi te tille luftarak ne ish -Gjermanine Lindore, per te cilin pas zbulimit u vendos qe te mbahej hapur per vizitoret, per tri muaj rresht dhe me pas te mbulohej pergjithmone me beton. “Mund t’iu them me bindje se ai eshte kthyer ne nje vend vertet terheqes, i cili krahas personave te interesuar per historine e Luftes se Ftohte josh edhe kersherine e vizitoreve te tjere”, thote turistja gjermane duke theksuar, se raste te tilla duhet te vihen ne funksion te zhvillimit te turizmit. Se bashku me te ne shkallaret e gurta qe te cojne ne ish vendstrehimin luftarak jane ngjitur edhe pjestare te tjere te ketij grupi turistesh.

Vendstrehimi kthehet ne identitet

Kthim ne identitin e tij formesor, por jo ne permbajtje. Aktualisht, jashte cdo funskioni per te cilin eshte ndertuar, vendstrehimi i ish-udheheqjes gjirokastrite synohet te shnderrohet ne nje pike terheqese per turistet edhe fale nderhyrjes se Bashkise se qytetit dhe zyres se “Packard” ne Gjirokaster. “Projekti ne fjale parashikon pastrimin dhe sistemimin e gjithe gjatesise se vendstrehimit, riparimin e rrjetit te ndricimit dhe rregullimin e tij”, thone burime nga bashkia e Gjirokastres. “Tashme ne te gjithe Europen Lindore mjedise te tilla jane mjaft atraktive dhe te kerkuar nga turistet”, pohon Sadi Petrela, koordinator i “Packard”. “Ne bashkepunim edhe me pushtetin lokal,- vijon - ne mendojme ta vendosim kete vendstrehim te Luftes se Ftohte ne sherbim te zhvillimit te turizmit ne qytet”. Aktualisht zyra e “Packard” ka perfunduar nje projekt te detajuar ne lidhje me nderhyrje te ndryshme qe nevojitet te behen ne kete vendstrehim. “Turistet deshirojne ta pershkojne me kembe kete tunel, i ndertuar i gjithi me beton duke pare nga afer edhe dhomat dhe mjediset, qe ish- udheheqja komuniste lokale kishte parashikuar per tu akomoduar gjate nje sulmi eventual nga jashte ne periudhen e Luftes se Ftohte”, thote Petrela. Sipas koordinatorit te “Packard”, krahas vlerave te saj te pasura historike dhe arkitektonike, duket se Gjirokastra do te ofroje per grupet turistike edhe elemente te tille te vecante , te cilet nxisin kuriozitetin e vizitoreve perendimore, te cilet kane nje tjeter botekuptim. Projekti parashikon gjithashtu edhe sistemin e ajrimit, vendosjen e sinjalistikes orientuese, duke e kthyer ne nje miniqyteze, qe me pas synohet t’i hape rruge krijimit te Muzeut te Luftes se Ftohte, ne keto ambjente. Duket se vendosja ne jete e ketij projekti do te pasuroje me elemente te rinj guidat turistike te qytetit te Gjirokastres duke e bere ate edhe me terheqes per grupet e vizitoreve vendas dhe te huaj.

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?