Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Dardha, kjo perle shqiptare

8 Korrik, 2008 · Printo kete artikull

Nga ana historike, Dardha nuk eshte nje fshat shume i vjeter. Eshte themeluar nga te arratisurit/rebelet e persekutuar nga regjimi osman, me se shumti sepse nuk donin te nderronin fene e tyre. Emri Dardhe (nga fruti dardhe) vjen nga nje legjende, sipas te ciles thuhet se te ikurit qendronin ne nje fushe rreth nje peme dardhe dhe e quanin si fusha poshte dardhes. Por deshmia e pare per kete fshat gjendet ne enciklopedine greke Pirsos “Ne Dardhe, fshat shqiptar, u hap nje shkolle ne gjuhen greke ne vitin 1768”.

Ne fillim te shekulit te XX, Dardha perbehej nga 400 shtepi. Dardharet njiheshin si druvare te mire, i cili ishte dhe nje nga punet me te perhapura ne ate kohe. “Karvanet prej 20 ose 30 njerezish me mushka, te armatosur, niseshin fillimisht drejt pyjeve greke, kur ishin akoma nen zgjedhen turke. Nga 1800 deri ne 1935 ne Olimp punon akoma sharrat e dardhareve, me tekniken me te mire te asaj kohe, me uje, aq sa ka ngelur dhe shprehja, prije mire si sharra a Dardharit” – shkruan mbi fshatin e tij shkrimtari Teodor Laço.

Dardha - siç thote dhe Laço - krenohet per origjinen e saj, ne gjithçka, duke nisur nga dialekti, nga kostumet popullore, kenget dhe vallet. Studimi arkitektonik i fshatit deshmon prezencen e nje stili evropian i cili ndeshet dhe ne shume fshatra te tjere te Shqiperise lindore. Pamja qe krijonin banesat, urbanistika e fshatit, ndertimet e forta, me gure te skalitur, rrugicat e kalldremeve, burimet e shumta, punishtet e artizaneve te shumte, dyqanet, i jepnin Dardhes imazhin e nje qyteti te vogel ne rritje, paçka se popullsia e saj ishte zvogeluar ne afro 1000 per shkak te emigracionit ne mase.

Dardha nuk egzagjerojme te themi se eshte nje gur i çmuar. Edhe pse ne dimer nuk ngelen me shume se 40 banore e ne vere 100, dardharet tregojne se diçka po ndryshon, ndersa fshati eshte vizituar dhe nga VIP-at, nga sinjali i telefonise celulare, nga uji i pijshem dhe shumica e rruges qe te çon atje eshte asfaltuar, dhe jo vetem kaq, poreshte rritur dhe çmimi i tokes dhe ndertimeve, dhe eshte shtuar nuri i atyre qe duan nje banese personale ne kete fshat-pyll.

Shume prej shtepive duken te braktisura, ose te lena pas dore, por dardharet thone qe jane shume ata qe po kthehen i rindertojne. Vetem 20 km ne jug-lindje te Korçes, ne nje lartesi prej 1334 metrash mbi nivelin e detit(m.n.d), prej kohesh fshati i Dardhes ben pjese ne listen e gjate te destinacioneve turistike te Shqiperise, edhe pse prej kohesh i harruar.

Nje te diele ne stinen e veres, ne Dardhe mund te gjesh akoma stinen e pranveres, dhe ne fakt jane shume korçare qe vijne per ta rigjetur ate. shumica e vizitoreve qe jane kryesisht nga Korça, pushojne pak me poshte, ne nje lendine ku esht ekrijuar nje kamping i vogel, kurse pjesa tjeter, preferojne te shkrojne me lart, ne zemren e fshatit per ta shijuar teresisht ate. Aty eshte nje pjese rruge akoma jo e asfaltuar, dhe do te perballoni nje re pluhuri nga makinat qe e pershkojne, por mjafton te mbyllni dritaret e makinave per nje kohe te shkurter. Rruges takon dhe vizitore origjinale qe nuk zgjedhin as lendinene e bukur dhe as fshatin, por hapesiren ne pyll, per nje intimitet dhe qetesi me te madhe.

E veshtire ne dimer, por e bukur ne vere, ky fshat behet lehtesisht i vizitueshem kur festohet Shen Maria. Festimet behen ne sheshin qe prej kohesh eshte pagezuar me emrin “Sheshi I valleve” qe duket sikur pret gjithe vitin diten e 15 gushtit. Kisha e Dardhes, dedikuar Shen Jorgjit, nje ndertim artitektonik i veçante, ka mundur i mbijetoje komunizmit, edhe pse ishte e perdorur si depo ushtrie. Te panumerta jane burimet me uje te akullt, midis tyre “Uji i qelbur” qe konsiderohet sikurativ per zorret dhe veshkat. Shtepite jane ndertuar me guret karakteristike te kesaj zone, ndersa specialiteti kulinar eshte lakrori (nje lloj byreku) me dy peta te pjekura ne saç (sistem tradicional pjekjeje me dru qe lejon pjekjen e dyaneshme duke perdorur nje kapak mbi tepsine) dhe rakia e kumbulles se eger, karakteristika qe te ofrojne ne Dardhe, atje ku mikpritja ndihet sapo shkel ne pragun e nje porte. Dardhari Sotir Pani, edhe pse jeton ne Amerike, ka ngritur nje muze privat ne banesen e tij, per t’i treguar çdo vizitori te interesuar traditen e fshatit turistik, qe ze fill nga vitet ’30-te te shekullit te kaluar, kur korçaret shkonin ne Dardhe per piknik.

Dikush e do Dardhen sidomos ne dimer, te apasionuarit e skive dhe debores, qe akoma nuk eshte shkrire ne malin Gramoz. Me hotelin e ri per turistet, dardharet thone se jane rreth 40 shtepi te reja apo te rindertuara qe synojne turizmin familjar.

E pamundur mos ta vizitosh kete fshat nese ndodhesh ne zonen lindore, e pikerisht ne Korçe. Urojme qe lexuesit tane te nxiten nga ky shkrim dhe te vizitojne nje nga bukurite shqiptare!

Tell a Friend

Komente

1 Koment per “Dardha, kjo perle shqiptare”

  1. arben skende shkruajti ne 9 Qershor, 2009 7:48 pm

    Dardha nje mrekulli mes pyjesh .

    Dardha i ka te gjitha resurset per te zhvilluar nje turizem te kohes,ku gjithshka ti pergjigjet kerkesave ne ritje te pushuesve apo turisteve qe vizitojne Dardhen.Te gjitha ato qe permenden jane nje realitet per Dardhen historiku,mikpritja , guzhina ,kushtet klimaterike qe dardha ofron etj. Por duhet permendur dhe vleresur ajo qe sot gjithnje e me shume po i mungan zonave dhe vendeve turistike Pylli dhe masat e gjejbera .
    Po jap nje vleresim per kete problem se pari profesioni im eshte ing pyjesh dhe se dyti kam punuar per te krijuar siperfaqe te reja pyjore rreth dardhes dhe e kam mbrojtur kete pasuri per vite me radhe se bashku me shume specialiste dhe bashkefshatare qe punonin prane sek te pyjor Dardhe .
    Me gjithese kam rreth 10 vite larg Dardhes ku si shume bashkefshatare te mi jetoj ne USA gjithmone pylli dhe Dardha jane te pranishme ne memorien time c’do dite dhe ne c’do bisede qe ne bejme rreth Vendlindjes tone.
    Bej nje thirje tek ata te cilet e duan Dardhen te ruajne dhe te mos e lene kete mrekulli te natyres pa pyje dhe gjeberim , ku cdo demtim i tyre do te sillte nje renie te vlerave kurative dhe turistike te dardhes,
    me respekt
    Arben Skende

    Pergjigju

  2. flutra shkruajti ne 23 Mars, 2010 4:38 pm

    em lodhet me kto comente aiiiiiiiiiiiiii mem kto dardha molla etj ndrroni tem bre shtet i poshter

    Pergjigju

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?