Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Dhe Berati ne UNESCO!

12 Korrik, 2008 · Printo kete artikull

Berati ne UNESCO
shtepite ne Mangalem Rrugetimi i “Dosjes se Beratit” pakez i gjate, per te perfunduar ne mbledhjen e radhes se Komitetit te UNESCO-s qe kete vit u mbajt ne Kanada. Qyteti i “nje mbi nje dritareve” ju shtua Listes se Pasurive Boterore, por me nje specifike sikunder edhe pritej.

Që prej vitit 1972, Konventa e UNESCO-s për Mbrojtjen e Kulturës Botërore dhe Trashëgimisë Natyrore, mbron 851 trashëgimi me “vlerë universale të padiskutueshme”, përfshi 660 trashëgimi kulturore, 166 natyrore dhe 25 të përziera në pothuajse 141 vende.

Kështu, me Beratin ndodhi ajo që pritej që nga vjeshta e 2007-ës kur në mbledhjen e Zelandës së Re, Komiteti i Trashëgimisë Botërore, nëpërmjet një projektvendimi përgatiti njohjen e Beratit bashkë me Gjirokastrën, sipas përcaktimit “Trashëgimi botërore në seri” në seksionin “pasuri natyrore kulturore dhe e përzier”. Komiteti ka marrë në konsideratë të dhënat e ICOMOS-it që e vlerëson qytetin shembull të veçantë të vlerave arkitekturore dhe urbane të rajonit ballkanik, në kontekstin e një vazhdimësie historike madhështore dhe nga ana tjetër e fusin në njëjtit grup historik-kulturor me Gjirokastrën, “në te njëjtin tip trashëgimie që është karakteristikë për zonën gjeografike dhe që do ta ndihmonte kandidimi si trashëgimi në seri”. Edhe përgatitja e dosjes nga specialistët shqiptarë me në krye studiuesin Emin Riza ka mbajtur parasysh “shenjat binjake” të qyteteve si ndërtimet e kultit, zhvillimi urbanistik i qyteteve dhe banesat. Për syrin e lirë Berati nuk është parë pothuajse kurrë si qytet binjak me Gjirokastrën. Në një kuptim kjo hyrje në UNESCO nuk është një fitore me të drejta të plota për Beratin.

Klasifikimi është ky: “qendra historike e Beratit dhe Gjirokastrës, qytete të Shqipërisë jugore, dëshmi të veçanta të ndërtimeve otomane mirë të konservuara në rajonin e Ballkanit”.

Berati është qytet ku kanë lënë gjurmë periudhat ilire, romane, bizantine dhe otomane, i pasur me kisha të vjetra që nga shekulli XIII - XIX, me piktura të mrekullueshme murale, ikona dhe gdhendje në dru. Arkitektura popullore është pjesë e çmuar e pasurisë së qytetit që është i ndarë në tri lagje “Kala”, “Mangalem” dhe “Goricë” në formën e ansambleve gati të paprekura që i përkasin shekujve XVIII - XIX. Më 1961 qyteti u vu në mbrojtjen e shtetit dhe u shpall qytet muze.

Prof. Emin Riza, i cili ka drejtuar grupin e punes per hartimin e dosjes, eshte shprehur muaj me pare se “afrite shpjegohen me perfshirjen e dy qendrave ne te njejten hapesire etnike dhe kulturore”. Ndaj edhe u kerkua qe te hartohej nje dosje e perbashket per Gjirokastren dhe Beratin si pasuri paralele te njerezimit. Pervec specialisteve shqiptare, te drejtuar nga prof. Riza, UNESCO kurre nuk “harron” te monitoroje, dergoi ne Shqiperi nje specialist te shquar, Azedin Becaush, i cili ka qene edhe president i Komitetit te UNESCO-s, e qe e njeh fare mire Beratin. Riza rrefen: “Ai pati miresine, qe bashke me ne, keto dite t’i hidhte syrin e fundit dosjes, dhe ai e mori me vete, pasi duhej qe dorezimi i saj te behej brenda muajit janar”. Mirepo, ndonese keto dy qytete kane perafri, ka edhe shume dallime mes tyre.

DALLIMET
Nje prej dallimeve te kalave te ketyre dy qyteteve eshte edhe fakti shume i njohur, qe Kalaja e Berati edhe e banuar, ndersa e Gjirokastres jo. Kalate e Beratit dhe te Gjirokastres, rreth mesit te shek. XIX humben vlerat e tyre si qendra strategjike.

Gjirokastra dhe Butrinti
qafa e pazaritGjirokastra
Eshte shpallur “Qytet Muze” ne vitin 1961 dhe ne 2005 Pasuri Boterore ” UNESCO”. Eshte qyteti kryesor i pjeses jugore te vendit. Ne zanafillen e vet ka qene vendbanim ilir, i lidhur me fisin Argjiroi, Gjirokastra ka edhe nje prejardhje sipas nje legjende, e cila thote se u themelua prej nje princeshe me emrin Argjiro. Gjirokastra permendet ne kujtimet e kronikantit bizantin John Kantakuzenit si fortese e familjes se Zenebisheve.

Me 1417 e shtine ne dore turqit dhe u shnderua ne nje qender te rendesishme te pushtetit osman dhe administrates per qindra vjet, duke u bere qendra e Sanxhakut te Shqiperise se Jugut.
Vizita ne kete qytet te le mbresa dhe impresione qe vijne si rezultat i arkitektures, pamjeve befasuese mbi luginen e Drinosit, si dhe majat e paarritshme gelqerore te vargmaleve te Buretos dhe Lunxherise. Te gjithe atyre qe do ta vizitonin me siguri do t’ju percillte thelbin e vertete te Shqiperise: e bukur, e rrepte, dhe me shpirt te paperkulur.

Gjirokastra ka qene teatri i shume ngjarjeve te rendesishme ne historine e vendit, e vendosur ne nje zone vecanerisht te ndjeshme dhe me rendesi strategjike nga ana ushtarake, duke qene fare afer kufirit me Greqine: ketu ka lindur shkrimtari i njohur Ismail Kadare.

Butrinti
Butrinti ishte nje qytet i lashte ne Epir qe permendet qe ne shek.VII B.C. si nje qender e fortifikuar. Sipas Apollodorit emri BUTHROTON vjen nga greqishtja ” bous - dem” Ndersa sipas Dionist te Halicarnassusit, formimi i Butrintit lidhet me kalimin ketu te princit Trojan Enea, i cili gjate rruges per ne tempullin e Dodones sakrifikoi ketu nje dem qe do te thote (Buthrotos) . Poeti Virgjil ne poemen e tij “Eneida” ne librin e Trete jep pershkrimin e visites se Eneas ne Butrint. Kulmin e tij, Butrinit e arriti ne shek 4 B.C. Ne vitn 228 u kthye ne koloni Romake ,ndersa nje shekull me vone u be pjese e provinces se Ilirise. Ne shekullin e 6 A.D. u shnderrua ne nje qender Peshkopale. Krahas statusit te UNESCOS qe prej vitit 2000 Butrinti eshte shpallur gjithashtu Park Kombetar.

Objektet kryesore per tu vizituar Butrinti jane Tempulli i Aeskulapiusit ( Perendia e shendetit) shek II A.D., theatri me 1.500 vende (shek III B.C), pagezorja e cila eshte nje monument paloeokristian dhe per nga madhesi eshte e dyta pas asaj se Shen Sofise ne Stamboll, nymfeu, banjat, bazilika, porta e Luanit, porta e liqenit ,kulla Veneciane, kalaja e Ali Pashait etj. Nje seri objektesh gjenden ne Muzeun e Butrinit.

Perla e zbulimeve arkeologjike te Butrintit eshte busti i njohur si “Koka e Deas” 50 cm i larte. Ky bust i vendosur mbi nje shtatore femre i perket shek IV B.C. Ajo u zbulua nga arkeologu Italian Ugolini ne vitin 1938. Fillimisht ai e identifikoi ne hyjneshen e qytetit me emrin Dea. Me pas e identifikoi me koken e Apollonit. Ky bust sot ndodhet ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane.

Pervec vlerave arkeologjike dhe arkitekturore Butrinti shquhet per ekosistemi e tij te shkelqyer. Ai eshte i pozicionuar ne mes te nje xhugle te vertete subtropikale me gjelberim te perhershem , ku bien ne sy dafinat, druret e larte dhe lianat.

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?