Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Gjirokastra kerkon arkitekte!

11 Gusht, 2008 · Printo kete artikull

GJIROKASTRA CONSERVATION AND DEVELOPMENT ORGANIZATION (GCDO) nje NGO shqiptare e mbeshteur nga Packard Humanities Institute, jep 3 pozicione per trainim arkitekt-restaurator te punojne per Gjirokastra 2008-2011.

6 kanditatet e pare do te punojne part-time ne nje periudhe prove prej 2 muajsh (Shtator dhe Tetor 2008), pas se ciles do te perzgjidhen 3 profesioniste prej tyre. Kandidatet finaliste do te punojne ne qytetin pasuri te UNESCO, Gjirokaster, me kohe te plote nga Nentori 2008 deri ne 2011.

Gjirokastra 2008-2011 eshte nje nje projekt multipartner qellimi i te cilit eshte te restauroje nje numer te konsiderueshem monumentesh (shtepi) ne Gjirokaster duke ndihmuar gjithashtu ne profesionalizimin e kandidateve te rinj. Fondacioni Suedez, Trashegimi Kulturore pa Kufi financon projektin sebashku me GCDO.

Veprimi i grupit do te jete krysisht ne:

  • Prodhimin e dokumentacionit te duhur per restaurimin e shtepive;
  • Perpilimin e projekteve per restaurim;
  • Supervizion te punes gjate restaurimit te objekteve

Projekti kerkon profesioniste me deshire te mesojne dhe punojne ne fushen e restaurimit dhe ruajtjes. Ata do te kene rastin te mesojne dhe trainohen nga profesioniste per ruajtjen dhe zhvillimin e pasurive kulturore si nga Trashegimia Kulturore pa Kufi ashtu dhe nga Instituti i Monumenteve dhe Kultures, Tirane.

Nese jeni arkitekt, arkitekt restaurues dhe/ose inxhinier civil, jo me shume se 35 vjeç, aktualisht i punesuar ne institucione te specializuara per trashegimite kulturore, ose keni interes per kulturen dhe trashegimine, jeni te ftuar te aplikoni duke derguar:

  1. Nje formular aplikimi te plote
  2. Certificata apo deshmi te tjera qe provojne aftesite dhe graden e aftesive tuaja.
  3. CV

Formulari per mbushje dhe informacionet mund t’i gjeni ketu: http://www.gjirokastra.org/news.html
Dergesa behet ne: gjirokastra2008-2011@gjirokastra.org
Gjithashtu mund ta dergoni dhe ne:
GCDO
Rr. Ismail Qemali, Vila 12/1, Tirana ose
Obelisku, Qafa e Pazarit, Gjirokaster

Aplikantet e sukseshem do te lajmerohen per intervisten (duhet te paraqisni dhe dokumentat origjinale nese me pare keni aplikuar me e-mail).
Skadenca per aplikimin eshte data 15 Gusht; nese aplikimi dergohet me e-mail, dergoheni me subjekt: Gjirokastra 2008-2011 application.

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?