Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Informacione mbi Shqiperine

17 Qershor, 2008 · Printo kete artikull

Argetimi dhe koha e lire

Shqiptaret gjate kohes se lire zakonisht takohen dhe bisedojne me njeri tjetrin. Gjate oreve te mbremjes ne qytetet me te medha dhe kryesore njerezit dhe vecanerisht te rinjte frekuentojne pub-et, night club, tavernat etj.
Gjate periudhave te ngrohta te vitit ne oret e mbremjes shetitet neper bulevardet kryesore, anes detit ne vendet bregdetare dhe ne zonat e tjera te preferuara. Gjate weekend-eve ne Tirane eshte mjaft i frekuentuar Parku i Madh, ne qender te tij, ku njerezit shkojne per sporte, peshkim dhe shetitje. Ne qytetet e medha ka qendra argetimi dhe struktura per bouling, bilardo, video games, casinos etj.

Shqiperia ka jete te pasur kulturore dhe artistike. Kjo manifestohet vecanerisht ne qytetet e medha ku gjate gjithe vitit ka shfaqje te ndryshme teatrale, muzikore, kinematografike, folklorike, sportive etj.

Blerjet, dhuratat dhe suveniret

Nuk mund te largohesh nga Shqiperia pa marre dicka me vehte qe t’ju kujtoje gjithmone kete vend me tradita. Ato i gjen te misheruara mjaf mire ne prodhimet tipike shqiptare dhe jane shprehje e qarte e tradites se trasheguar te popullit shqiptar e ruajtur dhe percjelle brez pas brezi. Artizanati shqiptar takohet tek punimet e leshit, drurit, bakrit, argjendit etj.

Qe ne kohet e lashta ka ekzistuar zejtaria artistike. Tradita e punimit te veshjeve te leshta, shajakut, pelhurave per veshje me te lehta dhe sidomos atyre festive , spikasin me artin e tyre teper te holle, ku qendisjet e ndryshme me fije ari dhe argjendi jane shume te vecanta.Punimet e filigrames, bakrit me te cilin behen objekte te ndryshme pune dhe zbukurimi, punimet ne ar, gdhendjet ne dru, dekorimi i armeve te perdorura shekuj me pare ne ar dhe argjend,jane gjithashtu pjese e nje trashegimie kulturore unikale.Per ta prekur ate turistet dhe vizitoret do te kene mundesine qe ne cdo qender historiko- kulturore, qytetet kryesore te vendit etj. te shohin dhe te blejne artikuj dhe prodhime tradicionale shqiptare te cilat tregtohen enkas ne njesi te specializuara. Dyqanet e souvenireve ofrojne prodhime tradicionale shqiptare, te cilat jane shprehja me e mire dhe me origjinale e kesaj tradite. Pergjithesisht keto jane te hapura gjate gjithe javes, vecanerisht ne qytetet kryesore turistike te vendit apo qendra historike e kulturore sic jane Kruja, Berati, Gjirokastra, Tirana etj.

Mjaft i njohur per tregtimin e souvenireve dhe antikuareve, tipik ne llojin e tij, eshte Pazari i vjeter i Krujes. Dallohet per prodhimet e leshit sic jane qylimat, tapetet, qeleshet, llullat e drurit, prodhimet e vjetra prej bakri, filigramash etj.
 Gjeografia

Shqiperia ndodhet ne pjesen perendimore te Gadishullit te Ballkanit dhe ne juglindje te Evropes. Ne pjesen veriore dhe verilindore kufizohet me Malin e Zi dhe Kosoven, ndersa ne lindje dhe jug perkatesisht me Maqedonine dhe Greqine. Ne anen perendimore, Shqiperia laget nga detet Adriatik dhe Jon.

Pjesen me te madhe te territorit te vendit e perbejne malet. Lartesia mesatare arrin ne 708m. mbi nivelin e detit, dhe piken me te larte e shenon Mali i Korabit 2.753 m. ne verilindje te Peshkopise.
Vendi pershkohet nga lumenj, te cilet burojne nga malet e larta dhe kalojne permes grykave te thepisuar perpara se te arrijne token duke krijuar rrugen e tyre per ne det. Shumica e lumenjve kryesore jane shfrytezuar sidomos per gjenerimin e energjise elektrike.

Shqiperia ka perafersisht 450 km vije bregdetare duke filluar me Adriatikun qe buron nga pjesa jugore e kufirit me Malin e Zi e deri ne Gjirin e Vlores, aty ku fillon deti Jon. Bregdeti Jon eshte i thyer nga shkembinj te cilet bien gjate vijes bregdetare dhe ku malet e thepisura bien thuajse pingul gjate pjeses me te madhe te shtrirjes se bregdetit. Pika me e larte eshte ajo e Llogarase, mbi 1000 m. lartesi. Aktiviteti karstik dhe gerryes ka krijuar shume gjire te vogla disa prej te cilave kane qene te banuara ne kohet e lashta.

Bregdeti Adriatik me gjiret e tij te mbrojtura mire sic jane ato te Vlores dhe Durresit, ne zona te caktuara eshte perdorur si qender banimi qe ne kohet e lashta. Ne keto toka te ulta, lumenjte qe rrjedhin ne detin Adriatik, kane krijuar toka pjellore dhe buze tyre, vecanerisht tek tokat e pasura me uje, jane shtepite e shume zogjve shtegtar dhe shpendeve te ujit. Ne Shqiperi ka gjithashtu edhe disa liqene. Me te rendesishmit jane: Liqeni i Shkodres 370m2, eshte liqeni me i madh ne Ballkan. Ai bashkon kufinjte ndermjet Shqiperise dhe Malit te Zi. Eshte relativisht i ceket dhe ushqehet nga lumenj te ndryshem si dhe nga burime te ndryshme te cilat e bejne jeten e tij peshkore teper te ndryshueshme. Ka shume specie te ndryshme te krapit dhe troftes ne ujrat e tij. Mijera karabullake deti dimerojne ne kete liqen. Liqeni i Ohrit, eshte i ndare ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise ne pjesen juglindore te saj. Perreth liqenit ka disa zona turistike sic eshte Lini, Pojska, qyteti i Pogradecit, Tushemisht dhe Driloni.

Eshte liqen vecanerisht i thelle dhe ushqehet nga burime karstike perreth buzeve te liqenit dhe ne fundin e tij. Siper tij shtrihet Liqeni i Prespes, qe dallohet per peizazhet e tij te qeta dhe te bukura. Aty ndodhet nje kishe eremite i vendosur ne nje ishull te vogel, ate te Maligradit. Ne kete liqen ndodhet nje popullsi shume e rendesishme e dalmateve dhe pelikaneve te bardhe. Liqenet e Ohrit dhe te Prespes jane te vjeter rreth 2000-4000 vjet. Specie unike te peshqve jane rritur ne to, ndermjet te cileve Korani (salmo letnica) dhe belushka.
 Historia

Territori i sotem i Shqiperise ka qene banuar rreth 100.000 vjet me pare. Rreth fundit te mijevjecarit te trete, nje popullsi indo evropiane u vendos ne keto treva. Si rezultat i perzierjes se ketyre popullsive dhe ndikimit te aspekteve kulturore dhe gjuhesore te zones se Ballkanit u krijua popullsia pellazge. E bazuar ne kete popullsi te vjeter, popullsia ilire u zhvillua gjate mijevjecarit te II-te dhe I-re Para Krishtit.

Ne vitet 30 Pas Krishit, Iliria ra nen sundimin e perandorise Romake. Me ndarjen e Perandorise Romake ne vitin ( 395 a.d) ajo u be pjese e Perandorise Bizantine. Gjate ketyre periudhave per 1000 vjet me radhe, vendi ka vuajtur pushtime dhe dyndje te ndryshme derisa ne shekullin 14 u pushtua nga perandoria Ottomane. Perpjekjet e vazhdueshme per pavaresi arriten kulmin e tyre ne vitin 1912 ku Shqiperia u shpall Shtet i Pavarur.

Pas 11 vitesh monarki vendi u okupua nga forcat e Musolinit ne 1939, duke shenuar keshtu fundin e saj. Ne 1943 forcat e Hitlerit pushtuan vendin. Rezistenca kunder invazionit te huaj njihet si Lufta Nacional Clirimtare. Partia Komuniste hyri ne pushtet ne Nentor te vitit 1944, kur forcat armike u shpartalluan. Pas ketij viti ne Shqiperi u vendos nje sistem totalitar nen Liderin e regjimit Enver Hoxhen.

Per rreth 50 vjet Shqiperia ka qene nje vend totalitar i izoluar, i cili e la vendin ne nje varferi ekonomike te thelle gje qe zgjati deri ne vitet 1991. Ky regjim si rezultat i politikave te saj izoluese i shkaktoi vendit nje prapambetje ekonomike qe erdhi si rezultat i mungeses se lidhjeve me jashte, investimeve te huaja dhe liberalizimit ne teresi te tregut. Pas vitit 1991 vendi u fut ne rrugen e proceseve te rendesishme te zhvillimit te ekonomise se tregut, te cilat vazhdon t’i ndjek me sukses. Ajo eshte perfshire ne procese te rendesishme integruese drejt anetaresimit te saj ne BE dhe NATO.

Klima

Shqiperia ka nje klime mesdhetare, ku ne rajonet e uleta pothuajse asnjehere nuk ben ftohte. Ne menyre te veçante bregdeti Jonian shquhet per klime te bute, ku temperaturat mesatare gjate dimrit jane ne vlerat 8 - 10ºC. Ne Tirane dhe ne pjeset e tjera te qyteteve fushore ne disa raste temperaturat mund te zbresin nen zero, por ky fakt ndodh zakonisht gjate oreve te nates. Eshte e rralle qe akulli dhe bora te zgjasin me teper se nje dite. Gjithsesi gjate stines se dimrit shirat jane te zakonshem dhe ne disa raste mjaft te dendura. Ne shumicen e vendit nje pjese e rreshjeve ndodh edhe gjate vjeshtes se vone dhe ne prag te pranveres. Keto te fundit me perjashtim te maleve jane mjaft te rralla gjate stines se veres.

Ne rajonet malore debora mund te bjere nga nentori ne mars dhe ne disa zona dimri mund te jete edhe me i ashper. Qytetet malore si Kukesi, Korça dhe Peshkopia shquhen per kohe te ftohte gjate kesaj periudhe te vitit.
Nga ana tjeter gjate stines se veres ne nje pjese te mire te qyteteve kemi te bejme me nje vere te nxehte. Korriku dhe gushti jane zakonisht muajt me te nxehte te vitit. Ne Tirane, ne disa raste temperaturat mund te arrijne deri ne 40 grade C. Natyrisht vendi me i mire per pushime ne vere mbetet bregdeti kur si pasoje e ererave bregdetare temperaturat jane me te moderuara midis 25 -30 grade C. Vende mjaft te kendshme per te pushuar ne vere jane edhe malet.

Periudha me e mire per “sightseeing” mbetet pranvera dhe vjeshta. Gjate ketyre periudhave ngjyrat e vegjetacionit jane mjaft te bukura dhe terheqese. Gjate mbremjeve te pranveres eshte mjaft kendshem te shijosh nje kafe ne tarracat e hoteleve ne Tirane apo bregdet. Ne bregdetin e jugut gjate shtatorit dhe tetorit mund te kete ngrohtesi dhe temperature te pershtatshme per te notuar ne det.

Mikëpritja dhe Kultura Shqiptare

Shqiperia ka traditat e saj te vecanta te miresjelljes qe e karakterizojne popullin qe i mbart ato. Ato jane te lidhura ngushte me nocionin e MIKPRITJES, nje nocion per mikun qe afrohet me ate te vizitorit te shenjte, te cilin e njohin lexuesit e Homerit dhe te letersise klasike. Ndersa jane duke fituar terren traditat e reja te sjelljes, mund te thuhet qe edhe ato te vjetra respektohen gjeresish ne shume vise madje edhe nga te rinjte. Muzeu Etnografik Gjirokaster dhome

Shqiptaret jane te dashur dhe mjaft te hapur ndaj te huajve qe vizitojne vendin e tyre. Nese do t’ju qelloje te vizitoni nje shtepi shqiptare, do te trajtoheni si mbret . I zoti I shtepise do t’ju respekoje duke ju ulur ne krye te shtepise ose tavolines. Miku gostitet me gjerat me te mira qe mund te kete. Zakonisht ofrohet raki e bere vete ne Shqiperi e cila eshte njekohesisht pije tradicionale.

Shqiptaret e kane zakon qe te shtrengojne duart me njeri tjetrin kur takohen dhe ne shumicen e rasteve te puthen, pergjithesisht kater here. Nje ngaterrese qe behet gjithmone eshte ajo e pohimit dhe mohimit qe ne gjesikulacionin nderkombetar eshte e kunderta e atij shqiptar .

Po d.m.th. Jo dhe anasjelltas ne Shqiperi. Kur pellemba e dores vendoset ne gjoks ajo shpreh falenderim. Goditja e lehte ne shpatull do te thote “pac fat” Veshja ne Shqiperi eshte njesoj si ne vendet e tjera europiane. Ne stinen e veres, ne plazhe eshte gjithashtu njesoj. Nuk eshte aspak e pranueshme dalja ne plazh topless ose me keq akoma lakuriq. Natyrisht ka mjaft vende te izoluara ku mund te behet kjo gje, larg njerezve.
 Monedha

Njesia monatere e Shqiperise eshte leku. Pergjithesish kursi i tij eshte i qendrueshem

Si rezultat i ndryshimeve te bera disa vite me pare nje zero u hoq. Duhet bere kujdes me kete fakt pasi ka akoma njerez qe cmimet i japin me sistemin e vjeter, pra duke shtuar edhe nje zero. Por megjithe kete shqiptaret e te gjitha moshave vazhdojne ta perdorin monedhen duke e konsideruar edhe zeron e hequr. Ne kete menyre duhet patur parasysh, sistemet me mbiemrat e lekeve te “rinj” dhe te “vjeter”. Ne supermerkatet e reja e moderne çmimet jane te paraqitura ne lek te “reja”. Ndersa ne tregjet dhe dyqanet e vogla ne veçanti jashte qyteteve, çmimet jane te paraqitura me sistemin e vjeter. Megjithate eshte mjaft e lehte te kuptosh se nje shishe uje mineral, kushton 50 leke te reja apo 500 te vjetra (afersisht 0,3 Euro).

Terheqja dhe Kembimi i parave

Makinat automate ose ATM te cilat punojne me monedhen shqiptare mund te gjenden ne te gjitha qytetet e medha te Shqiperise. Shume prej ketyre makinave jane te lidhura me rrjetet VISA dhe CIRRUS, kurse disa te tjere (Pro Credit Bank) jane gjithashtu te lidhura me rrjetin MASTRO CARD. Mund te perdorni kartat tuaja te kreditit, per te terhequr kesh, por jo gjithmone mund te paguani me to per mallra dhe sherbime.

Monedhat e huaja mund te kembehen ne banka dhe zyrat e kembimit. Monedhat kryesore me te cilat kryhet kembimi jane Euro dhe USD. Bankat dhe zyrat e kembimit ofrojne kurse shkembimi edhe per monedha te tjera te huaja. Për më shumë informacione rreth kurseve të këmbimit klikoni tek faqja e American Bank of Albania. Bankat punojne gjate diteve te javes prej mengjesit deri ne oren 15.00.

Ju mund te shkembeni parate gjithashtu edhe ne hotel por kursi aty mund te jete me i larte.

Shëndeti dhe siguria

Shqiperia eshte nje vend i sigurte per gjithe ata qe jetojne aty dhe qe vijne per te kaluar disa dite pushime. Tradita e saj e Mikpritjes do te thote qe te huajt te trajtohen me respekt dhe sic u ka hije. Nese ne ndonje moment do te gjendeni ne veshtiresi mos nguroni te kerkoni ndihme tek i pari njeri i thjeshte qe do t’ju dale perpara. Eshte ne natyren e shqiptarit te jape dhe ofroje maksimumin per miqte dhe te huajt.

Shqiperia nga pikpamja e shendetit eshte nje vend qe ofron siguri. Ne rast te ndonje aksidenti apo emergjence mjeksore ju mund te merrni nje taksi apo te kerkoni nje person t’ju siguroje nje taksi dhe t’i thoni shoferit fjalet “Tek urgjenca”. Aty do t’ju jepet trajtimi me i mire i mundshem. Ekziston gjithashtu edhe nje sherbim ambulant te cilin mund ta therrisni duke i rene numrit 127/112, nje taksi eshte akoma edhe me e shpejt te pakten jashte qyteteve te medha.

Ne Tirane ka gjithashtu edhe klinika te levizshme te cilat mund te mbajne gjithcka brenda per nje operacion te vogel: dy prej tyre gezojne reputacion shume te mire ne te cilat ka edhe foles te anglishtes sic jane Klinika ABC me numer telefoni (04234 105) dhe Klinika Ortodokse (04 360925). Per nevoja te ndryshme mjeksore ekzistojne nje numer shume i madh farmacish qe mund t’ju ofrojne cdo lloj barne apo medikamenti.

Shkrime te rekomanduara per Shqiperine

Shume autore shqiptare dhe te huaj kane shkruar guida dhe botime te tjera me informacione te plota mbi Shqiperine. Te tilla mund te permendim:
1- “Albania”, me autor Agim Neza
2- “Albania”, me autor Gillian Gloyen
3- “Historia e Shqiperise”, me autor Serge Metais (shqip, anglisht)
4- “The Albanian Questions” -Reshiping the balkans, te James Pettiefer dhe Miranda Vickens.
5- “Ancient Illyria an archaeologieal exploration”
6- “Identiteti i Shqiperise”-miti dhe historia, nga Stephany Schwander Sievers Bernotji Fischer
7- “6 vjet Mbreteri” -Shqiperia ne 1914 nga Duncan Heaton - Armstrong

Albume Fotografike
1- Album - “Shqiperia ne vitet 90” nga Gani Xhengo
2- Album - Fotografik nga Petrela tek Jezenca, nga Mari Anne Graf
3- “Albania from the Air”, me autor Alket Islami etj.

Libra (guida) udhezues dhe rrefyes per Shqiperine
1- Albania - Guide permbledhese (anglisht, shqip)
2- “Albania Business” reviste
3- Guide per Tiranen
4- Guide ” Vlora 2006”
5- Guide Himara nga Jano Koci
6- Guide Saranda 2005
7- Tirana in your pocket
8- Shkodra in your Pocket

Shtypi dhe mjetet e Komunikimit

Eshte mjaft e thjeshte te marresh informacion dhe informohesh ne Shqiperi. Ekzistojne nje numer i konsiderueshem televizionesh. TVSH eshte televizioni publik shqiptar, por gjithashtu ka edhe nje numer te gjere televizionesh private dhe stacionesh televizive te licencuara ne gjithe vendin. Pergjithesisht edicionet kryesore te lajmeve jane midis 7.00-8.00 p.m., midis 15.00-16.00 dhe rreth ores 19.00. Disa hotele ne Tirane dhe vende te tjera kane lidhje satelitore ne dhoma. Shtypi i shkruar eshte gjithashtu mjaft aktiv dhe ofron te rejat dhe ngjarjet e fundit te politikes, ekonomise, jetes shoqerore artit, kultures, shendetesise etj. Shume prej te perditshmeve ofrojne informacione te permbledhura ne gjuhen anlgeze gjithashtu.

Por ne disa hotele, ku mund te shikohen stacione televizive ne gjuhen angleze, mund edhe te kursehet duke zgjedhur nje alternative tjeter, qe eshte ajo e lidhjes me internet. Informacioni ose lidhja me interent eshte e mundur ( jo gjithmone ) ne hotelet ku mund te akomodoheni. Nje menyre alternative mund te jete edhe marrja e informacionit nepermjet qendrave te internetit te shperndara gjeresisht neper qytetete.

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?