Kalaja e Skeles – Vlore
9 Qershor, 2008 · Printo kete artikull
Nje nga zbulimet e famshme ne Vlore, i perket Kalase se Skeles.
Nga interpretimi i realizuar nga historianët në atë periudhë u arrit në konkluzionin se gjurmët i përkisnin kalasë së Skelës, e ndërtuar në shekullin XVI nga pushtuesit otomanë. Gjurmët u mbuluan dhe ato humbën nën themelet dhe muret e Pallatit të Sportit ‘Flamurtari’, që nisi të lartësohej me shpejtësi.
I njëjti fenomen u përsërit edhe dy herë të tjera, fillimisht në vitin 2000-2001. Gjatë gërmimeve për ndërtimin e një kompleksi banimi shumëkatësh, makineritë e rënda zbuluan gjurmët e kalasë së vjetër, në veri të Pallatit të Sportit. Sikundër edhe më parë, zgjidhja u gjet shpejt e shpejt dhe gjithçka u mbulua nga pallatet shumëkatëshe.
Por, situata ndryshoi në vitin 2006, kur ndërtuesit e një godine shumëkatëshe banimi, në një pozicion mes dy objekteve të mësipërme, hasën sërish gjurmët e kështjellës së vjetër të Skelës. Punimet u ndërprenë dhe u njoftua prefektura, pushteti vendor e Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Pas një letërkëmbimi disamujor mes tre hallkave u vendos që të lejohej zbatimi vetëm për një pjesë të projektit të pallatit shumëkatësh, në atë hapësirë që nuk cenonte gjurmët e kalasë së vjetër. Me kërkesë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve gjurmët e kalasë së zbuluar u shpallën Monument Kulture.
Aktualisht kjo pjesë është ruajtur dhe sipas drejtorit të Monumenteve të Kulturës, Ymer Yzeiri, është menduar një zgjidhje e një projekti, që të ridimensionojë vlerat e gjurmës së kalasë duke i bërë ato të vizitueshme.
Historia e një kalaje
Kalaja e Skelës ka historinë e saj që është shumë e hershme. Historiani vlonjat, Novruz Bajrami, tha për ATSH-në, se në vitin 1537 Sulltan Sulejmani qëndroi për më shumë se një muaj në Vlorë. Gjatë kësaj periudhe ai ndoqi nga afër ndërtimin e Kalasë së Skelës, që ishte nga më të bukurat e Perandorisë Otomane. Duke u nisur nga të dhënat e Anverbaut dhe shkruesit turk, Evlija Celibisë, kalaja kishte formë tetëkëndore, ishte 15 metra e lartë dhe gjatësinë e një brinje e kishte 90 metra. Largësinë mes dy këndeve e kishte 205 metra dhe rrethohej nga një kanal 9 metra i gjerë që e lidhte atë me detin.
Por nga një studim më i detajuar rezulton se historia e këtij objekti është edhe më e hershme. Historiani Bajrami sqaron se pararendësja e saj është e ashtuquajtura “Kështjella Veneciane”. Sipas tij, Vlora e mesjetës shtrihej përgjatë Skelës së sotme, pranë kështjellës tetëkëndore të rrënuar.
Sipas tij, ajo përkon me kështjellën “Castrum Avellonen”, e shekullit XIII dhe kishte prejardhje bizantine.
Madje, Bajrami përmend edhe një fakt interesant, që lidhet me një dokument të 7 shtatorit të vitit 1284, kur Mbreti Karl Anzhu lavdëron kështjellarët e Vlorës për kujdesin që kishin treguar për mbrojtjen e kështjellës. Në këto kushte, Bajrami nënvizon se në vitin 1466, Vlora ishte e kërcënuar prej flotës evropiane dhe për këtë arsye turqit forcuan kështjellën e dikurshme (pra Kështjellën Veneciane), por duke ngushtuar muret e rrethit të saj. Ata e mbajtën atë qendër si pikë detare me rëndësi.
Sipas dëshmive, kështjella e Skelës u shkatërrua në vitin 1906, kur gurët e mureve të saj u përdorën si material për të ndërtuar rrugën Vlorë-Skelë.
Gjurmët e kalasë së Skelës kufizohen, në perëndim nga rruga Vlorë-Skelë, në veri nga rruga e ish-Ekspozitës “Vlora Sot”, në jug nga rruga e lagjes “10 korriku”, në lindje nga banesat që kufizojnë aneksin e Klubit Sportiv “Flamurtari”.
Kështjella e Skelës është një nga tre objektet e ngjashme që kanë ekzistuar në shekuj në territorin e Vlorës, krahas asaj të Aulonës, në hapësirën mbrapa Monumentit të Pavarësisë, apo kalasë së Kaninës, të cilat janë shumë më të hershme, që ndoshta shtyhen deri në antikitet.
Marre nga : Gazeta Standard






Ç’të shkruaj? Shqipëria është e pasur me monumente të vjetra, nga të cilat duhet veçuar kështjellat ose kalatë.
Juve ju përgëzoj që keni përgatitur këtë listë me historinë e secilës kala, por mendoj se lista nuk është komplete (mungon Kanina, Lezha etj.).
Dua të theksoj se këto monumente kanë rëndësi shumë të madhe për trashëgiminë kulturore të kombit tonë, por edhe për zhvillimin e turizmit. Prandaj, shteti duhet të investoj më shumë, duhet të kujdeset më shumë për to, në mënyrë që ato të ruhen e të bëhen vende të frekuentuara pelegrinazhi për turistët e vendit e të huaj, në mënyrë që ato të mbrohen nga ndërtimet e egra në to apo pranë tyre (si ndodhë, ta zëmë, në kalanë e Tepelenës), duke ia humbur origjinalitetin dhe autenticitetin këtyre monumenteve të rëndësisë së veçantë historike e turistike.
Përshëndetje!
Pergjigju
Ky blog eshte akoma i ri, por pasurohet me shpejtesi. Nese keni ndonje material qe mendoni eshte i vlefshem, atehere mund ta publikoni. Ju sugjeroj te kryeni nje kerkim ne brendesi te blogut per ate qe kerkoni (si ne rastin e Kalase se Kanines). Pershendetje.
Pergjigju
VLORA ESHTE VENDI ME I BUKUR NE BOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOT
Pergjigju
Vlora është një qytet shumë i bukur sidomos shtepija e ismajl qemailt e adhuroj vloren.
Pergjigju
jam nga vlora dhe eshte hera e pare qe degjoj per kalane e skeles.Kjo eshte nje gje shume interesante.
Pergjigju
me pelqeu
Pergjigju