Keshtjella dhe Fortesa ne Shqiperi
31 Maj, 2008 · Printo kete artikull
Në territorin e Shqipërisë gjenden një varg kështjellash të cilat datojnë që prej periudhave antike e deri në mesjete.E veçanta është se disa prej tyre vazhojnë të banohen edhe në ditet tona.(më e rëndesishmja në Berat).
Lista e kalave në Shqipëri
1. Kalaja e Krujës
2. Kalaja e Beratit
3. Kalaja e Elbasanit
4. Kalaja e Pogradecit
5. Kalaja e Badhrës
6. Kalaja e Borshit
7. Kalaja e Gjirokastrës
8. Kalaja e Peqinit
9. Kalaja e Shkodrës
10. Kalaja e Tepelenës
11. Kalaja e Skelës
12. Kalaja e Petrelës
13. Kalaja e Prezës
14. Kalaja e Tiranës
15. Kalaja e Tujanit
16. Kalaja e Lëkurësit
Kalaja e Krujës
Eshtë objekti kryesor turistik i qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V-VI. Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash . Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë në veri -lindje ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësin.
Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të kështjellës . Muzeu është përuruar në vitin 1982. Krahas stendave të cilat shpjegojnë veprimtarinë e Skënderbeut në museum mdodhen edhe bibloteka, dokumente dhe botime që lidhen me figuren e Skënderbeut. Muzeu ka karakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla si harqe guri , piktura në xham etj.
Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpi dhe Teqeja e Dollmasë. Në perëndim të kështjelles ruhet edhe hamami i shek XV.
Kalaja e Beratit
Kalaja e Beratit e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenëe objekt i sulmeve të ndryshme dhe si rezultat përmendet në dokumenta historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).
Kalaja e Elbasanit
Eshtë një kala fushore në qytetin e Elbasanit. Ajo përmendet për herë të parë nga Kristobuli , historian i Mehmetit të II. Në shekullin e XVIII, qyteti u vizitua nga kronikanti ottoman Evlia Celepiu, i cili bëri përshkrimin e kalase. Objekt studimi i plotë kalaja u bë nga arkeologët austriakë Prashniker dhe Shober, të cilët e vizituan gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ata konstatuan se poshtë mureve mesjetare kishte fortifikime të periudhës antike. Kalaja ka formë katër këndore me përmasa 308 x 48 metra.Nga 26 kulla që ka patur, sot ruhen vetëm 8 prej tyre. Në periudhën e vonë antike qyteti benda kalasë me emrin Skampini nisi jeten e vet si qender banimi pranë rrugës “Egnatia” .Rindërtimi i kalasë u bë nga turqit për qëllime strategjike. Sot muret brenda kalasë janë të banuara. Aty gjenden edhe objekte të rëndësishme kulti si të besimit mysliman ashtu edhe të atij kristian.
Kalaja e Pogradecit
Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro - shqiptare e hershme.
Kalaja e Badhrës
Kalaja e Badhrës ndodhet në Jug-Perëndim të fshatit Borsh dhe shtate kilometra nga Fterra
Kalaja ka formën e një elipsi të çrregullt. Kalaja e Badhrës si nga teknika e ndërtimit të mureve, 2 m lartësi (me gurë të papunuar) me përmasa mesatare e të vogla dhe pa lidhje llaçi, ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet një nga fazat më të hershme të ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të vonë, 1500-1200 vjet para Krishtit. Linja e murit është gjarpëruese, e parregullt, e pasigurt, duke iu përshtatur terrenit, mbrohet nga ana jugore nga rrëzime shkëmbore, si një ndërtim i bërë pjesë-pjesë. Sipërfaqja brenda mureve është pjesërisht shkëmbore dhe nuk ka gjurmë banimi. Fortifikimi nuk është llogaritur për një kohë të gjatë, por vetëm për qëndresa kundër grabitësve. Këto të dhëna na japin fizionominë e një vendbanimi fisnor, ku bashkësia patriarkale është vendosur në një territor të përshtatshëm për blegtorinë. Jashtë mureve të kalasë (në anën Veriore e Perëndimore) ruhen rrënojat e 15 banesave, të cilat kanë rëndësi sepse janë banesat e para të epokës së bronzit në Shqipëri. Ato hedhin dritë mbi organizimin fisnor patriarkal të shoqërisë ilire të asaj kohe. Kalaja e Badhrës është e një periudhe me kalatë e tjera ilire të zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: në Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrën kemi modelin më të hershëm të lindjes së fortifikimit. Ajo përfaqëson etapa të ndryshme në realizimin e lidhjes midis hapësirës së fortifikuar dhe asaj të banuar. Kalaja e Badhrës është dominuese e të gjithë bregdetit Lukovë, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janë zbuluar banesa në formën rrethore. Venbanimi datohet në bronzin e mesëm e të vonë.
Kalaja e Borshit
I përket shek IV B.C. dhe është rindërtuar në mesjete. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektaresh dhe ka një bazament prej blloqe gurësh. Pas periudhës antike është përmendur për herë të parë në vitin 1258 me emrin Arkontea e Sopotit. Po në këtë vit kalaja i jepet si prikë bijës së Despotit të Epirit , Helenës.
Në vitin 1417 u pushtua nga turqit, ndërsa në vitin 1441 u pushtua nga princi arbër Kostandin Muzaka. Turiqit e rimorën përsëri në 1848 . Kalaja njohu edhe pushtimin nga ana e Ali Pashait. Ajo ndodhet në majë të një kodre dhe është e dëmtuar.
Kalaja e Gjirokastrës
Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.
Sipas kronikanit turk, Çelebiu, i cili vizitoi qytetin më 1672: ” Kalaja ishte ndërtuar në kohë të moçme. Krejt prej guri të gdhendur. Në mes të kalasë ndodhej një rrugë e gjerë me drejtim lindje-perëndim, në të dy anët e së cilës ndodheshin 200 shtëpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palë dyer dhe një hendek 100 hapa të gjatë dhe 200 hapa të gjerë midis namasgjahut dhe fortesës. Ndërsa të tri anët e tjera nuk kishin nevojë për hendek pasi janë përrenj natyrorë”. Në vitin 1417, Kalaja u pushtua nga turqit pas një rrethimi të gjatë.
Me kalimin e viteve, ajo filloi të luajë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. Në vitin 1812, Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj. Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe i disa godinave anekse, u bë me një ngutësi aq të madhe sa të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Kalaja përmbante përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, Kalaja do të humbiste shkëlqimin e saj. Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për tu mbrojtur nga bombardimet e ajrore.
Kalaja e Peqinit
Themelet e kalasë së Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia” dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk. Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të Klaudianës kanë patur një lartësi prej rreth 12 metrash. Kalaja e “Klaudianës” është zgjeruar në shekullin e XIV-të nga turqit, të cilët ia dhanë më pas spahiut të kazasë, i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem. Demir Pasha ka qenë i fundit që ka jetuar në kalanë e Peqinit.Këtë fortesë e përmend në shënimet e tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë: “…muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja…” Kalaja ka qenë e pajisur me llagëme (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, në kohë të vështira. Po ashtu, në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte furnizimi me ujë është bërë nga jashtë.
Kalaja e Shkodrës
Kalaja e Shkodrës është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan “vendi më i fortë i labeatëve”. Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët. Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative etj.
Kalaja e Tepelenës
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ndodhet në veri të qytetit në një pozicion gjeografik që ndihmonte nëe mbrojtejen e kalasë. Nga burimet historike, kalaja është vizonuar nga vetë Pashai i cili ka inspektuar etapat e ndërtimit të kësaj perle të rajonit. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me një sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e Ali Pashë Tepelenës.
Kalaja e Skelës
Në vitin 1531 Sulltan Sulejmani ndërtoi Kalanë e Skelës e cila gjendej në afërsi të Skelës së sotme, dhe deri në vitet e fundit ishte 4 km larg periferisë së qytetit. Kronikani turk Evliha Çelebi shkruan se largësia midis dy kullave skajore ka qenë 90 m. Rrjedhimisht, sipërfaqja e kalasë ka qenë rreth 3.5 ha. Sipas peizazhit që përshkruan Çelebiu kur thotë se “ky qytet (Vlora) nuk ka asnjë kontakt me kalanë”, kuptojmë se kjo shkëputje nuk ndodhi në shekujt që pasuan ndërtimin e kalasë, por lindi që në fillim. Qenia e kalasë në një largësi të madhe nga qyteti tregon se Vlora, si qytet i hapur nuk lindi prej rritjes së popullsisë së kalasë dhe as kalaja nuk u ndërtua për mbrojtjen e Vlorës, strukturë kjo mjaft specifike që nuk e hasim në ndonjë qytet tjetër të vendit tonë. Për numrin e kateve dhe kupolën e saj, na vë në dijeni Çelebiu, i cili shkruan se kulla ishte 7- katëshe dhe mbulohej me kupolë plumbi, mbi të cilën lartësohej një shtizë e gjatë, me sa duket shtiza e flamurit, të cilën e shohim dhe në një nga gravurat. Prej të dhënave del se brenda kullës gjendeshin magazinat dhe banesa e komandantit të kalasë. Ruajtja në të e municioneve kërkonte mure të fuqishëm që të mos shpoheshin prej predhave. Së fundi, në të dëshmohet prania e topave në pjesën e sipërme të kullës. Mbrojtja e kalasë kryhej edhe prej kryekullës. Kronikani turk që e kishte parë këtë vepër arkitekturore më shumë se një shekull pas ndërtimit shkruan: “ata që s’kanë parë fortesën e Vlorës nuk kanë dijeni mbi mjeshtërinë e osmanëve”.
Kalaja e Petrelës
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë.
Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve
Kalaja e Prezës
Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se Kalaja e Prezës duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone. Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.
Kalaja e Tiranës
Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë - veriun me jugun, lindjen me perëndimin.
Kalaja e Tujanit
Kalaja e Tujanit, një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku gjurmët e jetës hasen që nga periudha e parë e hekurit. E rindërtuar në shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrëse e koridorit Dibër-Tiranë-Durrës
Kalaja e Lëkurësit
Kalaja e Lëkurėsit është ndėrtim i shekullit tė XVI. Mendohet nga historianët tė jetė ndėrtuar rreth viteve 1537, nė kohėn kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmėri kontrolli i Skelės sė Sarandės dhe rrugės qė kalon Sarandė-Butrint. Kalaja ndodhet midis rrėnojave tė fshatit Lėkurės mbi majėn e njė kodre tė lartė qė ngrihet sipėr qytetit tė Sarandės. Ka njė pozicion tė vecantė strategjik nga ku mund tė shikoni gjithė qytetin e Sarandės dhe rrugėn qė shkon nė Butrint, gjithashtu mund tė shijoni dhe njė panoramė tė ishujve tė Ksamilit. Ka formė katrore me dy kulla tė rrumbullakėta tė vendosura nė VP dhe JL. Kati i parė ka shėrbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes qė qėllimi kryesor i ndėrtimit tė kalasė ishte vrojtimi i detit. Lartėsia e mureve arrin 6.70-7m trashėsia e tyre deri nė 2 m. Sot nė lėkurės funksionon njė bar-restorant me arkitekturė tė hershme dhe tepėr bashkėkohore, ofron njė shėrbim ideal. Eshtė kthyer nė njė nga pikat mė tė bukura turistike dhe nga mė tė frekuentuarat pėr cdo turist qė viziton Sarandėn.






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?