Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Kultura dhe ndikimi i Turizmit

16 Gusht, 2008 · Printo kete artikull

Shqiptaret kane qene gjithmone njerez krenare. Shoqeria perendimore akoma nuk i ka ndikuar ne menyre te pakthyeshme ata, duke qene se jane shume tradicionale dhe krenare per vendin e tyre. Shqiptaret jane shume krenare dhe mburren me te kaluaren e tyre te lavdishme si psh me Iliret te cilet jane dhe paraardhesit e Shqiptareve, Aleksandrin e Madh, shenjtoren Nene Tereza (Gonxhe Bojaxhi), aktoret dhe vellezerit Jim dhe John Belushi, dhe Gjergj Kastroti Skenderbeu, mbrojtesi i krishterimit ne mesjete.

Shqiptaret jane njerez te shoqerueshem qe pelqejne te pijne dhe bejne qejf. Filozofia e tyre e jetes eshte te punojne gjate dites dhe defrehen gjate mbremjes. Ata gjithashtu njihen si njerez kurajoze te cilet mund te jete shume kokeforte ne disa raste. Disa nga festat me te medha komebtare jane ajo e Flamurit dhe e Bajramit. Festa e Flamurit eshte per nder te Pavaresise qe u shpall ne 28 Nentor 1912. Ata e festojne Flamurin duke kercyer, pire, kenduar dhe duke u kthyer ne patriote te vertete. Festa e Flamurit eshte kaq e famshme sa qe ne vendet perendimore ku ata jetojne organizohen festa te medha dhe merren me qira klube te famshme si ne New York City, Detroit, Chicago, Toronto, Paris, Londer, Rome, Milano, Torino, Vjene etj.

Njerezit ne Shqiperi jane me te vertete tradicionale, dhe i mbajne ket tradita te trasheguara prej brezash. Qe te vegjel atyre u mesohet qe edukimi eshte i rendesishem dhe me te vjen dhe respekti. Te rinjte qe shkojne ne universitet e mbarojne ate ne shumicen e rasteve dhe konsiderohen si me fat. Martesa gjithashtu eshte e rendesishme ne Shqiperi. Shqiptaret akoma besojne se martesat e kombinuara ndihmojne ne respektin midis familjeve te tyre dhe jetegjatesine e çiftit. Ne rast martese mbahen ceremoni te medha ku nusja eshte ne qender te vemendjes. Nese martohesh qendron e martuar. Divorci akoma shihet si nje fakt negativ dhe nese ndodh, gruaja shihet jo me sy te mire. Nje tjeter tradite qe ruhet akoma eshte ajo e “sy per sy”. Keto tradita ruhen ne menyre fanatike dhe nuk humbin lehte.

Qe nga bumi turistik ne Shqiperi, Shqiptaret ndjehen se duhet te tregojne vendin e tyre, ndaj me parate e fituara ata kane filluar te rindertojne ndertesat e vjetra e te lena pas dore, pastrojne apo restaurojne muzeumet si ai i famshem ne Kruje dedikuar Skenderbeut, duke ndertuar hotele te reja dhe atraksione turistike te reja dhe te ndryshme. Kultura ne Shqiperi eshte e forte dhe Shqiptaret ndjehen krenare ne pasurite e tyre dhe akoma me krenare per t’ua treguar ato miqve te tyre te huaj. Kanuni i Leke Dukagjinit thote: “Shtepia eshte e Zotit dhe e mikut”. Trajtimi i mysafireve apo turisteve te sotem nen kete kod, i ben ata te privilegjuar, dhe te provojne nje ndjesi te re ne eksperiencen e tyre ne Shqiperi.

Ndersa ne shume paketa turistike, turistet trajtohen si sardele ne kuti te presuara me nje pafundesi ofertash defrimi (shiko ofertat ne fshatrat turistike ne vende te varfera), dhe nuk lejohen te kontaktojne aspak me komunitetin lokal, ne Shqiperi ndodh e kunderta, siç dhe duhet te jete. Turisti behet pjese e komunitetit dhe tentohet te behet nje qytetar i tij. Me karakterin  e tyre, zemergjeresine, qejfin dhe menyren e komunikimit, shqiptaret jo rralle here i bejne per vete turistet. Fundja, ata kerkojne te rene, te ndryshmen dhe jo falsen apo komoden. Kush vjen ne Shqiperi, kerkon tjetren, dhe jo ate qe ka pare ne Itali, Greqi, France apo gjetke. Ndaj eshte shume e rendesishme qe ruajtja e te qenit autoktone, me traditat dhe zakonet tona, te jete baza e zhvillimit te nje turizmi te shendoshe dhe afatgjate.

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?