Lajme te mira: plazhe te pastra!
23 Qershor, 2008 · Printo kete artikull
Plazhet tona jane pergjithesisht te pastra. Apelin per pushuesit e ka leshuar ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, por nga ana tjeter kujton se te gjithe jane faktore dhe aktore ne mbrojtjen e mjedisit. Burime nga kjo Ministri thane per ATSH-ne se “nga monitorimi i 72 stacioneve pergjate gjatesise bregdetare nga Velipoja ne Sarande, vetem 11 prej tyre nuk plotesojne normat e kerkuara nga OBSH”. Kontrolli u perqendrua ne cilesine e ujerave te plazheve. Nga te dhenat rezulton se zonat tradicionale te plazheve, si bregdeti i Durresit, nga Ura e Dajlanit deri ne Plepa, rezulton me 40-60 koloni per 100 mililiter uje, qe do te thote afersisht 6-7 here me mire se norma e lejuar nga OBSH. Tregues te mire te plazheve jane evidentuar edhe per Shengjinin dhe vecanerisht per zonen bregdetare nga Vlora deri ne Sarande. Zonat qe rezultojne te ndotura, sipas ketij kontrolli, jane ato tek Shkembi i Kavajes, grykederdhja e lumit Erzen, zona e Marines ne Vlore, nje fragment ne Porto Romano (Durres), zona e Semanit.






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?