Lind Universiteti Europian per Turizmin
4 Shtator, 2008 · Printo kete artikull
Ne daten 8 gusht nisi “EUFT Summer Tour 2008”, turi promovues i Universitetit Europian per Turizmin ne Tirane, nen moton “Test For the Best”. Gjate këtij turi, qe preku te gjitha plazhet shqiptare deri me daten 31 gusht, u zhvillua nje test teresisht kushtuar turizmit.
Te rinj e te reja vune ne pah vlerat unike te EUFT si me poshte:
1 - Vleresojme Shkelqyeshmerine
2 - Rrjeti europian i Universiteteve
3 - Mesimdhenie nga profesore te huaj
4 - Njohje e diplomes ne nivel Europian
5 - Shoqerimi ne boten e punes
“EUFT Summer Tour 2008”, itinerari:
8 - 12 gusht, Durres
13 - 19 gusht, Vlore
20 gusht, Dhermi
21 gusht, Jale
22 gusht, Bunec
23 - 24 gusht, Sarande
25 - 31 gusht, Durres
Turi ishte menduar te ishte sa me prane pushuesit, duke vene ne dukje mundesite e medha qe ofron turizmi ne Shqiperi, si dhe investimet qe parashikohen te behen ne nje te ardhme te shpejte.
Shqiperia synon te zhvillohet nepermjet Turizmit. EUFT krijon kuadrot e se ardhmes me misionin e tij vizionar per t’i paraprire kohes.
Shume prej pushuesve, pjesa me e madhe e te cileve nga Kosova, u informuan gjeresisht mbi mundesite e reja qe krijon Universiteti Europian per Turizmin. Ata pergezuan stafin promovues per kete inisiative te re dhe vizionare me shpresen qe edhe Shqiperia te jete e pergatitur sa me mire me personel dhe drejtues ne fushen e turizmit. Plotesimi i me shume se 900 testeve te vlefshme ne Durres tregon ne menyre te qarte interesimin e madh.
Shpresojme ky interesim te sjelle rezultate konkrete ne te ardhmen, dhe te zgjoje nga gjumi ata studente qe me formimin e tyre profesional do te ndihmojne ne zhvillimin e metejshem te turizmit ne Shqiperi, e pse jo, dhe jashte saj. Rrjeti i universiteteve me te cilat bashkepunon Universiteti Europian per Turizmin eshte i gjere dhe pasurohet vazhdimisht, duke i dhene keshtu nje njohje reale diplomave dhe curriculum-it akademik. Nje vlere kjo e madhe per çdo student qe studion ne Shqiperi, duke menjanuar keshtu kostot e medha te studimeve jashte vendit.



















tropoja eshte vendi me i bukur ne shqiperi. edhe un jam tropojan
[Pergjigju]