Lufta per Turizem – Kamboxhia vs Tailanda
17 Korrik, 2008 · Printo kete artikull
Ne ditet e sotme veshtire te mos hasesh ne lajme lufte, por qe interesi gjithmone dhe me i theksuar i qeverive per thesaret e humbur ne periudha te ndryshme te historise se vendeve te tyre, te çonte ne nje konflikt te armatosur, kjo nuk ishte degjuar ndonjehere.
Tempulli i rrenuar i Preah Vihear gjendet ne kufirin midis dy shteteve: Kamboxhias se masakruar nga trafiku i droges dhe lufta guerrilase se Khmereve te Kuq dhe Tailandes se turizmit seksual dhe vendeve egzotike. Ndonese ne 1962 Tailanda e humbi luften per marrjen e ketij tempulli ne Gjykaten Nderkombetare, ajo keto dite ka vendosur trupa te reja ne vjen kufitare dhe ka mbyllur plotesisht pjesen qe vizitohet nga ana e Kamboxhias.
Ne fakt ky tempull eshte molle sherri midis shteteve, te cilat siç duket e dine fare mire rendesine e objekteve te tilla kulturore dhe si ato ndikojne ne te ardhurat e turizmit. Historikisht dhe ligjerisht njihet si tempull kamboxhian, qe nga viti 1907, vit ky kur u vendosen dhe kufijte midis dy shteteve, duke e lene tempullin ne anen kamboxhiane. Tani, pas futjes se tij ne listen boterore te pasurive te UNESCO-s (ku sapo u fut dhe Berati nen sqetullen e Gjirokastres), oreksi i Tailandes rihapet serish, dhe perforcon kufirin me ushtare te tjere duke sfiduar keshtu politikisht fqinjin qe sapo ka gezuar kete fitore kulturore.
Duke menduar per sa e sa vepra te vjedhura nga vendi yne, dhe te shitura jashte nga matrapaze per dy pare, atehere mendoj: perse valle shteti nuk ben sa duhet per ti rimarre ato serish ne gjirin e saj? Perpjektet e sukseshme deri tani ne Greqi, me risjelljen e disa skulpturave te vjedhura, duhet te shtojne oreksin e funksionareve, profesionisteve dhe historianeve tane per te kerkuar dhe ne gjykatat nderkombetare keto pasuri, qe aktualisht i gezojne shtetet e tjera.
Nese pretendojme te zhvillojme turizmin historik e arkeologjik, nuk mund te bejme ndryshe. Kemi pasuri te shumta, dhe nuk dime as ti mbrojme e as ti zhvillojme, dhe kjo eshte per te ardhur vertet keq…






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?