Mbi Shqiperine

Shqiperia ndodhet ne zemer te Mesdheut dhe buze brigjeve te deteve Adriatik dhe Jon. Eshte nje porte hyrese e rendesishme per ne Ballkan dhe Europen Lindore. Akoma eshte nje vend i pandotur dhe i paprekur nga globalizimi. Turistet qe ne impaktin e pare do te konstatojne nje perzierje te civilizimeve dhe kulturave, qe e bejne ate nje vend europian vertet te veçante dhe qe ka shume per te zbuluar.
I ndodhur midis Greqise, Maqedonise, Kosoves dhe Malit te Zi ne kufi tokesor, Italise duke kaluar detin Adriatik, Shqiperia ka dete dhe plazhe te mrekullueshme, male me bore, lumenj, liqene dhe pyje pa fund. Po t’i shtosh ketu edhe mikpritjen shqiptare, karakteristike e ketyre njerezve, vizitoret do te ndjehen si ne shtepine e tyre.

Historia dhe kultura shqiptare eshte mbreselenese. Butrinti, nje nga sitet arkeologjike me te magjishme - pasuri e UNESCO-s, e vendosur ne jug te Shqiperise, eshte shprehje e gjalle e civilizimit mesdhetar, e epokave te njepasnjeshme ne te cilat ka kaluar dhe jetuar, duke filluar me epoken e Bronxit dhe disa qyteterimeve si ai Grek, Romak, Bizantin, Venecian, Otoman etj. Ai gjendet me i gjalle se kurre aty ku ka qene, vetem nje hap larg Korfuzit. Nuk mund ta lini pa e pare!
Shqiperia eshte vendi i shenjtores Nene Tereza, i te madhit hero te shekullit te 15-te Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe shume figurave te tjera.
Por Shqiperia sot nuk ofron vetem pushime deti dhe dielli e turizem malor, por gjithashtu nje stil jete tradicional dhe origjinal, nje tradite te shijuarit te nje kafeje te perditshme jashte shtepise me miq, te nje shetitjeje ne bulevardin kryesor te qytetit, qe e bejne ate te veçante dhe interesant.

Mikpritja dhe Kultura shqiptare

Shqiperia ka traditat e saj te vecanta te miresjelljes qe e karakterizojne popullin qe i mbart ato. Ato jane te lidhura ngushte me nocionin e MIKPRITJES, nje nocion per mikun qe afrohet me ate te vizitorit te shenjte, te cilin e njohin lexuesit e Homerit dhe te letersise klasike. Ndersa jane duke fituar terren traditat e reja te sjelljes, mund te thuhet qe edhe ato te vjetra respektohen gjeresish  ne shume vise madje edhe nga te rinjte.

Shqiptaret jane te dashur dhe mjaft te hapur ndaj te huajve qe vizitojne vendin e tyre. Nese do t’ju qelloje te vizitoni nje shtepi shqiptare, do te trajtoheni si mbret . I zoti I shtepise do t’ju respekoje duke ju ulur ne krye te shtepise ose tavolines. Miku gostitet me gjerat me te mira qe mund te kete. Zakonisht  ofrohet raki  e bere vete ne Shqiperi e cila eshte njekohesisht pije tradicionale.

Shqiptaret e kane zakon qe te shtrengojne duart me njeri tjetrin kur takohen dhe ne shumicen e rasteve te puthen, pergjithesisht kater here. Nje ngaterrese qe behet gjithmone eshte ajo e pohimit dhe mohimit qe ne gjestikulacionin nderkombetar eshte e kunderta e atij shqiptar.

  • Po d.m.th. Jo dhe anasjelltas  ne Shqiperi.
  • Kur pellemba e dores vendoset ne gjoks ajo shpreh falenderim.
  • Goditja e lehte ne shpatull do te thote “ pac fat”
  • Veshja ne Shqiperi eshte  njesoj si ne vendet e tjera europiane.
  • Ne stinen e veres, ne plazhe eshte gjithashtu njesoj.
  • Nuk eshte aspak e pranueshme dalja  ne plazh  topless ose me keq akoma lakuriq.
  • Natyrisht ka mjaft vende te izoluara ku mund te behet kjo gje, larg njerezve. Ligji nuk e ndalon, por publikisht kjo gje nuk eshte e pranuar nga komuniteti.

Tell a Friend