Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Mbishkrimet e Butrintit, një botë autentike

29 Dhjetor, 2008 · Printo kete artikull

Mbishkrimet e Butrintit” me autorë Pierre Cabanes dhe Faik Drini, në konkursin e albanologjisë. Përfshin 218 epigrame, kryesisht akte të lirisë së skllevërve

Një botë autoktone ilire shfaqet nëpërmjet epigrafeve të shkruara në gjuhën greke që janë zbuluar në Butrint, në atë kohë pjesë e Epirit. Kjo është dëshmia që sjellin në veprën “Mbishkrimet e Butrintit” bashkautorët Pierre Cabanes dhe Faik Drini, e cila u prezantua dje në konkursin e albanologjisë. Me këtë vepër ata japin një panoramë të re të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe sociale që kanë ekzistuar në atë kohë. Prof. Faik Drini shpjegon se epigramet tregojnë se qytetërimi në Butrint ecte me të njëjtat hapa me qytetërimet e tjera. Po ashtu nëpërmjet këtyre epigrameve, provohet edhe roli dhefuqia që ka pasur femra në shoqërinë e saj kohe. Në këtë intervistë Prof. Faik Drini flet për zbulimine epigrameve dhe të veçantat e tyre.

Çfarë dëshmojnë mbishkrimet e lashta greke në Butrint?

Mbishkrimet e Butrintit që paraqesim në këtë libër janë korpusi i mbishkrimve greke të Ilirisë së jugut dhe të Epirit. Të gjetura në teatrin e Butrintit janë zbuluar në kohën e misionit arkeologjik italian të drejtuar nga L. Ugolini. Por ishte epigrafisti i këtij misioni, L. Morricone, ai që mblodhi mbishkrimet të cilat u botuan nga arkekologët Dhimosten Budina dhe historiani Koço Bozhori. Natyrisht që nuk ishin specialistë dhe ai vëllim doli me gabime. Nuk përputhej me kërkesat e studimeve në këtë fushë. Në vitin 1965 erdhi në shqipëri studiues francez Louis Robert, ekspert i shquar i epigrafisë. Ai botonte disa buletine ku analizonte çdo gjë që kishte dalë në botë në këtë drejtim. Robert-i kopjoi mbishkrimet e Morricones.

Cili ishte rezultai i Robert-it?

Duke qenë se ai merrej me epigrafe në të gjithë botën ja la këto mbishkrime Prof. Pierre Cabanes-it. Unë dhe Pierri, ndonëse të dy profesorë në universitete, e konsideronim veten nxënës të tij, kaq i madh ishte.

Një epigrafist ka avantazh të madh në studimet për antikitetin. Dokumentacioni epigrafik është një dokumentacion që na vjen në dorë pa ndërmjetës, ashtu sikurse ai është shkruar në atë kohë. Ndryshe nga burimet antike të cilat kopjoheshin, rikopjoheshin dhe që nuk i shpëtonin dozave të subjektivizmit. Mbishkrimet janë në gurë dhe kjo është arsyeja që i kanë mbijetuar kohës.

Ku janë lokalizuar mbishkrimet e Butrintit?

Në dy vende. Njëri ansambël është në teatrin e Butrintit dhe një tjetër në një kullë në murrinrrethues të qytetit. Muri i përkiste shekullit të 4 para e.s, kurse kulla i përkiste shekullit të parë e.s. Në këtë kullë është gjetur edhe numri më i madh i mbishkrimeve rreth 102 mbishkrime. Numri i përgjithshëm i tyre arrin në 218.

Janë mbishkrime me karakter të ndryshëm nga mbishkrimet e varreve. Shumë prej tyre janë dekrete dhe japin të dhëna me interes për organizimin social dhe politik çka tregon se qytetërimi ishte i një hapi me kohën.

Butrinti, ndonëse ka qenë qendër e vogël, ka dhënë një numër mbishkrimesh sa gjysma e asaj që ka dhënë një qendër e njohur parahelenike siç është Delfi. Në Butrint janë zbuluar 600 emra ndërsa në Delfi 1400. Këto mbishkrime janë kryesisht akte lirimi skllevërish. Në atë shoqëri skllavopronare ishte zakon që skllevërit të liroheshin për arsye të ndryshme të cilat ne nuk i kemi fort të qarta, megjithëse na dalin elemente të legjislacionit. Mbishkrimet nuk i kemi shumë të qarta, p.shka mbishkrime ku shkruhet se X liroi Y skllave sipas ligjit të atyre që s’kanë fëmijë. Kjo ndoshta tregon se çiftet që s’kishin fëmijë ndoshta kishin një obligim më të madh për të liruar skllevërit. Përmbajtjen e mirëfilltë të këtij ligji ne nuk e kemi të zbërthyer.

Çfarë dëshmojnë këto akte?

Ato dëshmojnë për aspekte të ndryshme të zhvillimit social, ekonomikdhe politik të shoqërisë në atë kohë. Mbishkrimet e Butrintit i përkasin një periudhe ku dokumentacioni antik karakterizohet nga një heshtje pothuajse e plotë. Këto territore në përgjithësi, si Butrinti, Epiri, Iliria përmenden në burimet e autorëve antikë për sa kohë Roma nuk i kishte pushtuar. Pas pushtimit të Romës autorët antikë nuk flasin më për këtë. Mbishkrimet i përkasin kohës kur këto krahina sapo janë vënë nën sundimin romak. Këto epigrafe përfshijnë periudhën që nga viti 168 para Krishtit deri shekullin e parë e.s.

Çfarë elementësh me interes për organizim social dhe politik zbulojnë dekretet në fjalë?

Përgjithësisht aktet janë të një natyre. Nëse një akt zbulon më shumë një element, një tjetër zbulon një element tjetër dhe kështu krijohet një tërësi për të gjitha këto procese që ndodhnin në botën epirote dhe ilire njëherazi. Ne kemi hequr një paralele mes qytetërimeve dhe zbuluam institucione që nuk i njihnim dhe kur flisnim për to bënim përngjasime me botën greke. Kurse tani këto institucione na dalin qartë, kush e drejtonte jetën politike, kush ishte në krye kush ishte më poshtë tij. Tani nuk kemi më nevojë të heqim paralele dhe veç të tjerash, nga këto dëshmi kjo botë na del origjinale.

Cilat janë të rejat që sjellin këto epigrafe?

Zbulojnë ato aspekte që nuk injihnim. P.sh. roli i femrës në shoqërinë epirote. Ajo ishte kryetare e familjes, kishte të drejtë të lironte një skllav. Këtë pasuri të familjes ajo e manovronte vetë pa ndërmjetësinë e një burri, gjë që nuk e ndeshim asnjëherë në Greqi. Gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy botë të ndryshme. Barbarë nukpërdorej vetëm për të cilësuar në popullsi më pak të zhvilluar, por për të cilësuar një popull të huaj.

Në çfarë gjuhë janë shkruar epigrafet?

Mbishkrimet janë në gjuhën greke të vjetër, por zbulojnë një botë që është e ndryshme nga bota greke. Këtë mund ta ilustroj përsëri me pozicionin e femrës. Në Epir një femër jo vetëm administronte pasurinë e vetëpor ka edhe raste kur ajo është ngjitur në deri në sferat më ta larta të administratës shtetërore. Si psh. Olimpia, e ëma e Aleksandrit të Madh. Koncept që e gjejmë edhe në botën Ilire me Teutën. Nuk ka një rast në botën greke që një femër të ngjisë shkallët e hierarkisë shtetërore.

Nga: Shekulli

Tell a Friend

Komente

2 komente per “Mbishkrimet e Butrintit, një botë autentike”

  1. Agron Luka shkruajti ne 27 Gusht, 2009 9:26 am

    Agron Luka
    Kam pasur rastin dhe i kam parë mbishkrimet me një kaligrafi të mrekullueshme në Butrint. Mendoj se specialistët e huiaj i kanë rënë përciptazi, mbishkrimeve, sidomos atyre që zanafillojnë nga koha e Aleksandrit të Madh. Ato mbishkrime, po dëmtohen nga mos ruajtja dhe ekspozimi direkt në natyrë!

    Pergjigju

  2. Agron Luka shkruajti ne 27 Gusht, 2009 9:34 am

    Agron Luka
    Po shtoj edhe diçka. Shkenca jonë e ilirologjisë e ka nënvehtësuar shumë çeshtjen e shkrimit, duke kërkuar një lloj shkrimi specifik ilir, germa ilire etj. Mendoj se zanafilla e shkrimit, në territoret tona ilire, epirote, albane etj, shkon në një hap me përhapien e një shkrimi të unifikuar në pothuajse të gjith mesdheun, unifikim që plotësohet në kohën e Aleksandrit të Madh, dinastisë së Ptolemenjve etj. Kjo pikëpamje duhet vendosur në vendin dhe në rëndësinë e saj. Regresi kolosal që solli okupacioni turk-osman orjental, shihet pastaj deri te ajo vonesa mjerane 1908-1912…

    Pergjigju

  3. Agron Luka shkruajti ne 24 Maj, 2010 3:33 pm

    Deshiroj te shkruaj perseri:
    Në Butrint, muret e rrethuese dhe Portat, janë të hallakatura dhe të pa restauruara, sepse edhe natyra, shembja, fundosja, gëltitja e terrenit dhe kënetës kane bere punen e tyre. Kam parë gurë të punuar edhe deri ne bregun e ujit.
    Kështu të shpërndara janë edhe gurët me mbishkrime. E po mirë se kështu ka qene fati madhor natyral. Sigurisht se këto guret e punuar duhen mbledhur e grumbulluar ne vende të ruajtur, në mënyrë që restaurimi të kompletohet sa më shumë me origjinalitetin. Por, ç’ti thuash “shkencëtarëve restauratorë” shqiptarë që sajojnë edhe mure të lidhur me gurët me mbishkrime edhe aty ku nuk ka patur të tillë, duke plotësuar lidhjet poligonale deri edhe me tulla???!!!! Absolutisht nuk lejohen këto eksperimentime, nga inkompetentët tonë! Si futen aty “restauratorë muratorë mirditorë që përdorin edhe llaç me çimeto??!!! Mjaft më me injorancën! Agron Luka
    Kjo detyrë i takon ekspertëve botërorë

    Pergjigju

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?