Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Ministri i Turizmit dhe Turizmi

23 Qershor, 2008 · Printo kete artikull

Sot lexova nje shkrim ne te perditshmen shqiptare “KohaJone”, mbi ate qe prej muajsh flitet si nje sukses i madh i punes se Ministrise se Turizmit dhe ministrit te saj aktual (pas zevendisimit te Bujar Leskaj), z. Ylli Pango.

Pas pompozitetit te intervistes, me prezantimet e ritit te arritjeve dhe te rejave qe do te dalin se shpejti ne tregun e ofertes nderkombetare te turizmit, ministri radhit disa gjera te cilat vertet ndihmojne ne njohjen e vendit tone. Nga spotet te cilat mund ti shihni ne kete faqe (CNN etj), deri tek publikimet turistike dhe guidat mbi Shqiperine. Vendet e rajonit dihet qe nuk mund ti bejne konkurrence vetes se tyre duke reklamuar oferten shqiptare, dhe ketu lind problemi i pare i strategjise se marketingut. Mediat e zgjedhura kane nje publik kryesisht qe i referohet kanalit televiziv CNN, dhe ai psh ne Itali nuk shikohet gati fare, perveç lajmeve te ndjekura nga profesionistet. Ne vendin fqinj duhet bere reklame ne mediat lokale (shih Canale5 apo Italia 1, paketa Rai etj), siç bejne konkurrentet tane Kroacia, Greqia e Turqia. Por eshte e natyrshme qe kjo gje nuk behet perderisa ne Shqiperi nuk ka akoma organizim te mirefillte te paketave turistike, gershetuar me udhetime low-cost. Kjo nxjerr jashte loje TourOperator me fame boterore, te cilet shume mire do t’i vendosnin turbon rritjes se vizitoreve e turisteve ne Shqiperi.

Edhe nje here, perpjekjet e Qeverise me nje buxhet qesharak (150 milione leke per 2008) per turizmin, tregojne se barra u ngelet serish aktoreve private. Jo vetem kaq, por boomerangu qe mund te shkaktoje nje promovim i parakohshem ose pa strategji te perbashket me 3 ministrite e tjera kyçe (Transportit, Ekonomise dhe Puneve te Brendshme) dhe aktoret lokale, eshte tejet i rrezikshem. Nuk mund te mjaftoje nje spot (i realizuar keq) per te cilin jane shpenzuar shume pak para, te rregulloje imazhin e vendit dhe te sjelle turiste. Duhet nje pune parapergatitore kapilare per ta bere kete, e cila finalizohet me keto lloj spotesh. Mungojne strukturat organizative (qendrat lokale) te cilat koordinojne punen midis strukturave shteterore e private, duke mbledhur dhe statistika, te cilat jane teper te rendesishme, jetesore.

Pikerisht, statistika ishte gafa e madhe e ministrit, duke rreshtar nje mal numrash, te marra si rritje e fluksit turistik. Gabimi qe ne fillim qendron ne matjen dhe mosdiferencimin e llojit te vizitoreve ne vend. Ky gabim verehet ne te gjitha statistikat e paraqitura nga qeverite tona ne te kaluaren, duke hedhur hi syve mediave. E verteta qendron ndryshe, ku pjesen derrmuese te turisteve e zene vete shqiptaret (vendas), ata nga kosova apo ata ne mergim, te cilet kthehen ne vendin e tyre ne periudha te ndryshme. 90% e incoming behet nga ky lloj turisti (patriotik), dhe pjesa tjeter nga te huajt. Per te rritur 10% e mbetur akoma me shume, duhet bere pune e madhe, duke filluar nga aktivizimi i Enteve Promovuese ne shtetet evropiane me interes.

Pretendojme se Turizmi eshte motorri i levizjes ekonomike te vendit tone ne te ardhmen (Ne listen e vendeve qe premtojne rritje ne sektorin e turizmit ne dhjete vitet e ardhshme, hartuar nga Keshilli Boteror i Turizmit dhe Udhetimeve, Shqiperia ndodhet ne 10 vendet e para), por nderkohe e penalizojme ate duke mos punuar ne menyre serioze, dhe duke penguar zhvillimin per interesa personale.

Shpresojme qe ministri, te cilit i pelqen kultura dhe arti, te mos mjaftohet me kaq, por ti jape shtyse te metejshme punes se tij, dhe mundesisht te thithe ekspertet shqiptare apo dhe te huaj per te dhene kontributin e tyre ne kete fushe.

Tell a Friend

Komente

1 Koment per “Ministri i Turizmit dhe Turizmi”

  1. Miri shkruajti ne 24 Qershor, 2008 2:30 pm

    Me pelqeu shum, dhe ju uroj suksese ne turizmin 2008.. nje pytje, ketu ne Bosnije shum pak din per turizmin Shqiptar sukur te kishte ma shum informata dot te ishte ma mir ….pershendetje….

    Pergjigju

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?