Natyra Shqiptare – Trashegimia
17 Qershor, 2008 · Printo kete artikull
Turizmi Rural dhe Malor
Në territorin e Shqipërisë ka disa rajone në të cilat është mjaft mirë i zhvilluar turizmi rural dhe ai malor. Ndër to më të rëndësishmit janë:
Bregdeti Jonian ose “Riviera Shqiptare”
hërmi, Himarë, Qeparo, Vuno, Borsh etj.
Zonat Malore të Korçës:Voskopoja, Dardha, Vithkuqi
Bregu liqenit të Ohrit
Bregu Liqenit të Prespës:Në këto vitet e fundit nëpërmjet promocionit dhe politikave të tij janë zhvilluar mjaft zona dhe vende të cilat janë mjaft të përshtatshme për këtë lloj turizmi të tilla si: Pusteci, Gorica e Vogël dhe e Madhe, Gollomboçi.
Alpet Shqiptare:Thethi, Ndërlysa, Lugina e Valbonës ( Dragobia) , Selimaj etj.
Këto zona të ofrojnë mundësi pa fund për turizëm rural dhe malor që vetëm duke i prekur mund ti shijosh dhe përjetosh nga afër eksperienca të paharueshme.
Flora dhe Fauna
Per shkak te trevave te saj te pandotura dhe te thella Shqiperia ka nje larmi bimesh dhe sherben si strehe e fundit e shume gjitareve dhe zogjve te rralle , qe sot jane zhdukur ose jane ne zhdukje e siper ne rajon dhe me gjere.
Pasuria dhe bukuria e krahinave fshatare dhe pyjeve shpesh u kane dhene mundesi vizitoreve te gjejne krijesa dhe kafshe qe rralle te qellon t’i hasesh. Keshtu pyjet e gjera te ahut, pishes dhe dushkut u japin strehe ujkut, dhelpres, cakallit, e qelbesit, kurse ne pyjet e larta te pishes gjejne strofka ariu i murme, ujku, kunadhja e pishes, dy lloje te maces se eger, rreqebulli e vjedulla.
Kaprroli, dhia e eger dhe derri i eger jane te zakonshem ne disa krahina.
Shqiperia ka jo me pak se 14 lloje lakuriqe nate dhe rreth 350 zogj vendes. Ne to permenden lloje shtegtaresh dhe jo shtegtaresh. Ne pyjet e dendura te pishes jetojne dy lloje te rralla te gjelit te eger dhe qukapikut. Ne shume lokalitete jane te zakonshem zogjte grabitqare, nder ta shqiponjat, fajkonjte, hutat, skifteret dhe disa lloje te bufit, duke perfshire edhe bufin me mjeker, bufin me bri dhe kukuvajken e vogel.
Ne Shqiperi gjenden edhe shume zvarranike sic jane: gjarperinjte e ujit, bolla e shtepise, beronja, neperka helmuese etj. Ne ujra gjenden 260 lloje peshqish, nder to me te zakonshmit e peshqve mesdhetare gjenden ne ujerat bregdetare, trofta ne rrjedhat malore. Ne liqene ka krap , ngjala dhe peshq te tjere te zakonshem kurse ne brigje te tjera lunderzat.
Shqiperia ka gjithashtu flore te pasur, qe konkretizohet me me shume se 3221 tipe te ndryshme bimesh. Nder to 489 jane te vecanta per Gadishullin e Ballkanit, 40 jane vetem te Shqiperise. Pyjet e dushkut jane tipike dhe perbejne afersisht 20%te siperfaqes pyjore te gjithe vendit. Ne treva te tjera mbizoterojne shkurret mesdhetare, deri ne lartesine 800 m duke pasur si me karakteristike: mersinen, marene, shqopen, dhe dushkullin e eger. Ne brigjet jugore te nxehta gjenden fiqte e detit, dafina, fiqte, shqoza e zeze, ekualiptet etj.
Parqet Kombëtare
PARKU KOMBETAR “DAJTI”
Ndodhet ne lindje te kryeqytetit te Shqiperise dhe ka nje sip. 3300 ha. Ai ndodhet ne pjesen lindore te fushes se gjere te Tiranes 26 km ne lindje te Tiranes dhe 50 km. larg nga aeroporti “Nene Tereza”. Aty gjenden individe ahu 200 vjecar qe perfaqesojne monumente natyrore mjaft te cmuar dhe me vlere per t’u vizituar. Ky Park eshte nje zone shume e frekuentuar nga pushuesit ditore. Gjithashtu ai konsiderohet “Ballkoni natyror i Tiranes” dhe ofron mundesi akomodimi per pushuesit.
PARKU KOMBETAR “THETHI”
Ka nje sip 2630 ha dhe ndodhet ne Alpet e Shqiperise, prane Bjeshkeve te Namuna. Ai ndodhet ne nje distance 70 km larg qytetit te Shkodres dhe pershkohet nga lumi i Thethit i cili ka nje prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe eshte i pasur me troften e malit. Nje pike mjaft piktoreske dhe mahnitese eshte Ujvara e Grunasit. Per t’u vleresuar eshte prania e drurit relikt te lisit. Ky Park perfaqeson zonen me te populluar te vendit me rreqebull (50 krere).
PARKU KOMBETAR “LURA”
Ka nje sip 1280 ha dhe shtrihet ne faqen lindore te masivit “Kunora e Lures”. Mjaft piktoreske ketu jane 14 liqenet akullnajore te Lures. Ne dimer siperfaqet e tyre ngrijne. Ndersa ne pjesen jugore te parkut ndodhet “Fusha e Pelave” qe ofron pamje shume clodhese pasi ka bimesi te larmishme me lule shumengjyreshe te rrethuara nga drure shekullore halore. Ne kete Park ka mundesi te medha per zhvillimin e ekoturizmit.
PARKU KOMBETAR “PISHAT E DIVJAKES”
Ka nje sip prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg Divjakes dhe 40 km larg qytetit te Lushnjes. Ky park eshte njekohesisht pjese e kompleksit Laguna e Karavastase, qe ndodhet nen mbrojtjen e Konventes Nderkombetare te Ramsarit, qe nga viti 1994. Ky park perben nje nga ekosistemet me te rendesishme te gjithe vendit. Kjo sidomos per faunen e pasur ku perfaqesuesi me tipik eshte pelikani kacurrel i cili ze rreth 6.4% te popullates boterore.
PARKU “LLOGARASE”
Gjendet afro 40 km ne juglindje te qytetit te Vlores, ne kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afer Qafes se Llogarase takohen drure me forma kurorash mjaft interesante ne te cilat ndihet ndikimi i korenteve te erave. Ketu do te veconim “Pishen Flamur” qe eshte nje monument i rralle i natyres me mjaft vlera turistike dhe shkencore. Nga Qafa e Llogarase rreth 3 km ne vije ajrore, syri perfshin detin Jon, pjeset e thepisura te maleve te Vetetimes si dhe nje pjese te mire te Rivieres Shqiptare. Vend i favorshem per sportet e ajrit. Ky Park ka vlera klimaterike te padiskutushme dhe kjo fale kombinimit mjaft te mire te ajrit te fresket malor me ate detar.
PARKU KOMBETAR “BREDHI I DRENOVES”
Ndodhet 10 km larg qytetit te Korces dhe shtrihet ne kurrizin e malit te Moraves. Parku ka nje sip prej 1380 ha. Ky eshte mjaft i frekuentuar nga banoret e qytetit te Korces dhe fshatrave perreth. Vlerat atraktive te ketij parku ia shton edhe prezenca e shume burimeve te cilet kane uje te pijshem gjate gjithe vitit si ai i Shen Gjergjit. Plakes, Pllices etj
PARKU KOMBETAR “LUGINA E VALBONES”
Ka nje sip prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km ne veriperendim te qytetit te Bajram Curri. Shtrihet midis majash te larta e te thepisura te mbuluara me nje kolorit fantastik ngjyrash ne cdo stine duke dhene keshtu imazhin e nje lugine plot labirinthe dhe te papritura. Ka vlera te medha turistike dhe rekreative te cilat nderthuren me nje biodiversitet me rendesi kombetare dhe nderkombetare. Fshati Valbone eshte pika me e rendesishme turistike. Lugina neper te cilen kalon lumi me te njejtin emer ka natyre te bukur dhe te paster. Konfiguracioni, morfologjia, hidrologjia, pyjet, kullotat, llojshmeria e luleve, shtepite karakteristike, bujaria dhe mikepritja e banoreve krijojne kushte per zhvillimin e turizmit.
PARKU “MALI I TOMORRIT”
Ka nje sip 4000 ha dhe ndodhet ne lindje te qytetit muze te Beratit. Ne te ndodhet Mali i Tomorrit, qe nga larg te jep pershtypjen e nje keshtjelle natyrore gjigande. Bukurite natyrore te parkut jane evidente ne cdo stine. Ketu ndodhet edhe varri i Abaz Aliut (Tyrba e Kulmakut) 1200 m mbi nivelin e detit, ku cdo vit ne fund te muajit gusht mijera peligrine ngjiten per te zhvilluar nje jave rresht ritet e bektashinjeve duke stimuluar keshtu turizmin fetar.
PARKU KOMBETAR “BREDHI I HOTOVES”
Ka nje sip prej 1200 ha dhe ndodhet ne krahinen e Frasherit, rreth 35 km ne verilindje te qytetit te Permetit. Karakteristike e ketij parku eshte Bredhi i Hotoves i cili konsiderohet si nje nga reliket bimore mesdhetare me te rendesishme te vendit. Fale natyres se bukur e piktoreske, klimes se shendetshme, ajrit te paster dhe afersise me qendrat e banuara ky park merr vlera turistike, rekreative e sportive ne cdo stine.
PARKU KOMBETAR “QAFE SHTAMA”
Ka nje sip 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km ne verilindje te qytetit te Krujes. Ne pergjithesi pamja e ketij parku eshte rrethore dhe mjaft piktoreske. Ketu si mjaft terheqese permendet cezma e “Nenes Mbretereshe” me uje shume te paster, te ftohte e kurativ. Eshte nje zone mjaft e frekuentuar per vlerat e larta kurative dhe ato te peizazhit qe ajo ofron.
PARKU KOMBETAR “ZALL GJOCAJ”
Ka nje sip prej 140 ha dhe ndodhet afro 40 km ne verilindje te qytetit te Burrelit. Ne pergjithesi pamja e ketij parku eshte mjaft piktoreske. Bukurine ia shton edhe prania e disa burimeve dhe e rrjetit te perroskave.
PARKU KOMBETAR “PRESPA”
Ka nje sip prej 27.750 ha dhe ndodhet ne kryqezimin e kufijve te Shqiperise, Greqise dhe Maqedonise. Perbehet nga liqeni i Prespes se Madhe dhe ai i Prespes se Vogel si dhe pellgu ujembledhes i tyre. Kjo zone eshte mjaft e pasur me vlera kulturore. Permendim ketu kishat eremite te Bizantit, Shpellen e Trenit ne liqenin e Prespes se Vogel, kalaja e Trajanit, kisha e Shen Merise ndertuar ne ishullin e Maligradit ne shek. 14-te. Liqeni i Prespes se Madhe dhe ai Prespes se Vogel jane perfshire ne Parkun Ballkanik te Prespes, me nje marreveshje te Kryeministrave.
PARKU KOMBETAR “BUTRINTI”
Ndodhet afersisht 25 km ne jug te qytetit te Sarandes. Ai ka vlera te larta shkencore, turistike, arkeologjike, shoqerore e rekreative te cilat nderthuren me nje biodiversitet te rendesishem kombetar e nderkombetare. Sip e parkut eshte 2500 ha. Eshte nje zone e nje rendesie te vecante turistike te vendit. Ne rradhe te pare dallohet per turizem kulturor me qytetin antik te Butrintit te mbrojtur nga UNESKO, turizmin blu me Ksamilin, ekoturizmin ne liqenin e Butrintit, sportet ujore po ne liqenin e Butrintit, peshkimin etj.
Turizmi bregdetar
Bregdeti Adriatik
Ai fillon nga grykëderdhja e Bunës në qytetin e Shkodrës. Dikur ka qënë një breg i tipit Dalmat, me bazë të thellë e me ishuj te shumte. Sot është transformuar në tipin e një bregdeti të ulët, të cekët dhe e tipit grumbullues. Ai është pjesa e fundit e grykderdhjes (deltës) së lumenjve kryesore të vendit.
Pas kësaj vije janë formuar fushat. Formimi i shtretërve nënujore, gjarperimi i tyre kanë cuar në formimin e plazheve me rërë dhe në transformimin e gjireve detare në laguna. Deltat e lumenjve vijnë duke u zgjeruar disa metra cdo vit. Ky progres i tokes është më i madh në brigjet e Myzeqese dhe më i vogël në zonën e Lezhës.
Sistemi artificial i kullimit ne vitet 70 të shekullit 20, në qytetin e Durresit e përshpejtoi procesin e mësipërm. Burimet e panumurta turistike dhe ato cfarë natyra ofron lidhen me një evolucion të tillë që rrit kuriozitetin për turistët, ato plazhe me rërë më të përshtatshme për pushimet tuaja janë Velipoja, Shengjini, Kune, Gjiri Lalzit, Durresi, Golemi, Mali Robit, Spille, Divjaka, Darezeza dhe Plazhi i Ri Vlore.
Aty do të gjeni ujin e pastër të detit, shërbim dhe cilesi të lartë, kuzhinë tradicionale e moderne, laguna, liqene lumenj etj. Aty ofrohen shumë mundësi për të gjithë ata që tërhiqen nga natyra, eko-turizmi, një numer i pafund zogjsh, mes tyre dhe zogj të rallë, si Pelikani Dalmat etj. Gjithashtu ka zogj e kafshë të tjera të cilat ofrojnë mundësine e praktikimit të gjuetisë, në eko-sistemin e pasur te zones.
Bregdeti Jon
Fillon nga Uji i Ftohtë ne Vlore dhe vazhdon me disa nderprerje të vogla te kepi i Stillos. Dallohet për intesitetin e madh abraziv, për shkak se deti është i thellë e derdhjet e lumenjve mungojne. Si pasojë, dallgët mund të arijnë një lartësi me shume se 4 m. duke u përplasur fort me brigjet shkëmbore. Në këtë mënyrë ato thyhen e formojnë thyerje të ndryshme (Uji I Ftohte etj) dhe të cara zakonisht vertikale, që arijnë deri në lartësinë 100 m. Në bregun Jonian ju do të zbuloni disa gjire të vogla dhe plazhe mjaft te rehatshem per banjo dielli dhe shpesh here edhe intim.
Pergjate tij mund te gjesh gjire të medhenj tektonik sic jane Gjiri Vlores, Porto Palermos, Gjiri Sarandes etj. Plazhet dhe gjiret ofrojne mundesi me te medha per zhytje, vozitje, peshkim etj.
Bregu i Rivierës Shqiptare karakterizohet nga temperature te larta. Rrjedhimisht kulturat dhe pemët subtropikale gjejnë kushtet te favorshme për t’u ritur. Riviera është një nga bukurite e rralla të natyrës Shqiptare dhe një nga vëndet më piktoreske të Mesdheut, me një potencial turistik të lartë, i cili ne vitet e fundit ka filluar te perdoret dhe zhvillohet gjeresisht.
Prezanca ne Shqiperi e deteve, liqeneve, lagunave, lumenjve, deltave etj. tregon zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor. Klima tipike mesdhetare krijon kushte ideale për pushime në deltat e lumenjve dhe brigjet shqiptare ne pergjithesi. Në pjesën më të madhe të bregdetit, kryesisht në jug, pushuesit mund ti fillojne pushimet e tyre duke filluar qe nga fundi i Prillit, deri ne Tetor.
Bregdeti Shqiptar duke qënë i populluar që në antikitet, krijon mundësi, për t’u njohur edhe me historinë Shqiptare, kulturën e te vecantat e tyre.
Interesi per antikitetin dhe burimet kulturore të Shqiperisë lidhen kryesisht me dy aspekte, vetë lashtësine dhe historinë e kulturën e saj, si nje nga vëndet më të vjetra të Evropës, gjithashtu dhe fale zhvillimit te saj mes kufijve të lindjes dhe perëndimit. Bukuria dhe pozicioni i saj gjeografik, bëjnë që Shqipëria të ofroje shume më teper, për t’u pare e treguar gjithe vizitoreve dhe turisteve qe vijne dhe vizitojne kete zone, duke mos ofruar vetem pushim per det dhe diell por gjithashtu nje trashegimi te tere historike, kulturore, natyrore etj.
Ka shume fakte historike,objekte kulturore dhe arkeologjike me mjaft vlera për t’u vizituar,te cilat jane gjurme dhe dëshmi e gjalle e nje popullimi që në erën Paleolitike. Në lashtësi shumë qytete të rëndësishme ilire lulëzuan pikerisht përgjate bregdetit. Edhe gjatë mesjetës disa nga qytetet bregdetare janë dalluar për zhvillimin e tyre duke ofruar një trashëgimi të pasur kulturore, e cila është materializuar në monumentet e shumta kulturore, të cilat mund t’i ndeshim në gjithë bregdetit shqiptar.
Aktivitetet në natyrë
Per gjithe te apasionuarit pas sporteve qe zhvillohen ne natyre do te sugjeronim kontaktimin me subjektet e meposhtme te cilat organizojne sporte dhe aktivitete te ndryshme. Per me teper ne lidhje me kalendarin e aktiviteteve te tyre kontaktoni:
Aeronautika Shqiptare
President: Alket Islami
Foto Reporter nga Ajri
Instruktor Udhetimi
Fax. ++ 355 4 36 70 71
Cel. ++ 355 69 20 4 22 22
Outdoor Albania/ Profesioniste te Aventures
Trekking, ngjitje, rafting, kayake, off-road
Drejtor Ekzekutiv : Gent Mati
Guide e Specializuar per Outdoor
Tel/Fax:+ 355 42 72075
Cel:+ 355 69 21 888 45
Federat Shqiptare e Hipizmit
President Nderi : Ali Ohri
Sekretar i Pergjithshem: Arjan Rugji
Tel. ++ 355 4 225222
++ 355 4 223156
Cel. ++ 355 68 2165174
Shoqata e Gjuetareve dhe Peshkatareve amatore
President: Bujar Hyka
Sekretar i Pergjithshem : Jorgo Lako
Tel.: + 355 4 23 28 84
Cel. + 355 69 21 059
Federata Shqiptare e Skive
President: Shkëlqim Mema
Sekretar i Pergjithshem: Astrit Hutka
Tel. ++ 355 4 228499
Cel. ++ 355 69 21 82 095
Federata Shqiptare e Alpinizmit
President: Koço Jani
Sekretar i Pergjithshem : Ilir Cule
Cel.+ 355 4 228 499
BLUE SUB
Kryetar -Igli Pustina
Sekretar Pergjithshem Arian Gace
Cel. 0 69 20 79 663






ishte shume e bukur.keshtu vazhdoni.me pelqen kur flitet per mrekulline shqipetare
Pergjigju