Ndikimi i Turizmit ne ekonomi
11 Gusht, 2008 · Printo kete artikull
Turizmi eshte nje industri relativisht e re ne Shqiperi, me nje te kaluar te varfer dhe te ndare kryesisht ne 3 shtresa: ne ate te kampeve te femijeve, ku jo te gjithe femijet kishin te drejte te pushonin; ne ate te punetoreve dhe ne ate te drejtuesve partiake e politike. Eshte relativisht e re dhe per shkak te mbylljes gjate periudhes komuniste qe i izoloi shqiptaret nga pjesa tjeter e botes. Kjo mbyllje e vendit, arsyet e se ciles nuk duam ti sjellim ketu, sollen si rrjedhoje nje injorance totale mbi ate çka Shqiperia ofronte dhe fshihte ne gjirin e saj.
Gjate viteve te demokracise, perveç problemeve ekonomike, sociale dhe civile, Shqiperia ka ecur ne nje menyre fantastike, qe mund te krahasohet me periudhen e pasluftes se dyte boterore. Ekonomia shqiptare bazohet shume ne nxjerrjen e mineralit dhe bujqesine. Kontribuon ne 425.5 milion dollare ne vit. Duke patur ne dore keto te dhena, eshte e dukshme per te gjithe, qe nje industri qe sjell ne GDP 1 miliard dollare, automatikisht duhet te quhet prioritare. Kjo po ndodh ne Shqiperi me Turizmin, edhe pse me ritme akoma te uleta per disa gjera. Edhe pse prodhon tekstile, kepuce, vaj, krom, duhan, metale, bitum, produkte kimike, energji elektrike, drithera, fruta dhe zarzavate, patate, ullinj, mish dhe produkte blegtorale, çdo dite parate fituara nga turizmi po ndihmojne ne ndertimin e hoteleve te rinj, vilave, zbukurimin dhe rregullimin e plazheve, rindertimin dhe pasurimin e vendeve historike, pasurive dhe trashegimive kulturore dhe muzeve.
Ekonomia ne Shqiperi eshte duke u rritur fuqimisht duke konfirmuar Turizmin si industria numer 1 ne Shqiperi. Me kete zgjuarsi ne investimin ne kete fushe qe po bejne shqiptaret, me ndertimin e hoteleve, fshatrave turistike apo vilave dhe restoranteve qe i kane zili te gjithe vizitoret, Shqiperia me çfare fsheh, shume shpejt do te tregohet me gisht ne te gjitha hartat turistike, njelloj si fqinjet e saj Greqia apo Italia.





Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?