Pasurite e Jugut
4 Gusht, 2008 · Printo kete artikull
Qyteti i Butrintit, është një nga qëndrat më të mëdha arkeologjike të Shqiperise dhe gjithe Ballkanit dhe pasuri e shpallur nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ndodhet afer liqenit te Butrintit, në jug të Sarandës dhe në kufi me Greqinë.
Ky qytet e ka marë emrin, nga një legjendë, sipas së cilës ky qytet është formuar nga njerëz të ardhur gjatë pushtimit të Trojës. Kështu kur erdhi djali i Priamit, Heleni nga Troja, flijoi një ka, i cili pasi u përpëlit i plagosur dha shpirt në breg të detit. Duke e marë këtë si një ogur të mbarë vendi u quajt Buthrotum, dmth ka i plagosur. Ky vend u kthye në një vend legjende.
Gërmimet e para për zbulimin e këtij qyteti janë bërë nga italiani Luigji Ugolini 1926-1936, i cili ka kryesuar gërmimet edhe në zonën e Finiqit.
Nga të dhënat e pakta, thuhet se qyteti i Butrintit gjatë shekullit të III B.C shtrihej në anën jugore të kodrës. Në këtë periudhë është ndërtuar Teatri dhe një Tempulli.
Kjo tokë duke qënë mjaft pjellore, tërhoqi vëmëndjen e romakëve të cilët në shekullin e I B.C. e kthyen në koloni Romake, ku një pjesë e popullsisë dhe pasurisë u romanizuan. Veprat më me vlerë që janë zbuluar në teatrin e Butrintit janë Perëndesha e Butrintit, koka prej mermeri e Zeusit, portreti i Agripes, si dhe shumë mbishkrime në gjuhën latine dhe greke.
Në shekullin e IV -XIII ky qytet përmendet si qendër Episkopale. Në vitet 1080 -1085 ishte në duar të Normadëve dhe më vonë të Venecianëve. Nga viti 1300 deri 1700 Venecianët bënë fortifikime të shumta .
Mbas viteve 1700 ky qytet ra në duar të Francezëve.
Në vitin 1798 ra në duar të Ali Pashe Tepelenes, i cili në vitin 1807 ndërtoi dy kala për t’u mbrojtur nga francezet .I tërë qyteti është i rrethuar nga një mur, i cili u rindërtua në shekullin e IV - III .B.C që përfshinte një qytet të madh prej 11 ha. me teatër, ndertime tregtare, tempuj etj.
Ky mur asnjëherë nuk njeh, një linjë të rregullt, diku del pak jashtë diku gjetkë hyn pak brenda dhe krijon pamjen e një vije zigzake, mbase është bërë kështu për qëllime mbrojtje. Një program i madh gërmimesh dhe zhvillimi për këtë qëndër ka nisur me 1994, nën kujdesin e Shkollës Britanike të Arkeologjisë në Romë dhe me financimin e Lordit Sainsbury dhe Lordit Rotschild, nën Kujdesin e Fondacionit Butrintit, që u krijua në 1994.
MANASTIRI MESOPOTAMIT
Shumë pranë Finiqit, në pjesën jugore ndodhet Manastri i Mesopotamit. Në fillim në ketë zonë ka ekzistuar një tempull pagan mbi rënojat e të cilit u ndërtua Kisha e Shën Kollit, në kohën e perandorit bizantin Kostandin i XI Monomakut. Kisha ka një arkitekture shumë të veçantë të stilit bizant. Eshtë një nga më të vjetrat dhe më të mëdhatë e periudhës Bizantine. Dallohet per zbukurimet dhe mozaiket me motive shtazore. Në sallën kryesore brenda saj ka një dragua me krahë të hapur në formë mozaiku.
Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethuese të vjetra, që kanë një sipërfaqe rreth 100 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethuese janë më të hershme sesa kisha. Dhomat e manastirit janë ndërtuar më vonë.
KALAJA KATERKENDORE NE BUTRINT
Në anën e kundërt me kanalin në kepin mbi det, gjëndet fortesa e vogël e Ali Pash Tepelenës e ngritur në vitin 1807-1808. Ndërtimi i saj ishte për parandalimin e ushtrive franceze që vinin nga Korfuzi dhe donin të mernin Butrintin. Kjo kështjellë ka formen e një katërkëndëshi me katër kulla të vendosura në cepat e saj. Kështjella ka një sistem mbrojtës që të bie në sy, mbrojtja nga deti bëhet nga dy kulla me trashësi 2.80 m e lartësi 5 m të paisura me frëngji për topat. Kështjella ka dy porta njëra prej tyre komunikon me kanalin e Butrintit.
KALAJA LEKURSIT
Ndodhet në një pikë strategjike në majën e një kodre të lartë, që ngrihet sipër qytetit të Sarandës. Nga kjo pikë mund të kontrollohet dhe shikohet gjithë qyteti Sarandës si dhe ishujt e Ksamilit.
Kalaja e Lëkursit është ndërtim i shekullit te XVI. Mendohet të jetë ndërtuar rreth vitit 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës që lidh Sarandën me Butrintin.
Kalaja është ngritur në rrënojat e fshatit Lëkurs dhe ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakta të vendosura në Veri Perëndim dhe jug lindje. Për tu ngjitur në Kala duhet të lini rrugën kryesore në Qafë Gjashtë dhe ti ngjiteni kodrës së qytetit nga ana e mbrapme për të dalë në majë të saj.
Pikërisht mbi rrëjonat e kalasë së vjetër është ndërtuar sot një restorant me arkitekturë që respekton stilin dhe materialin bazë, gurin e zonës të përsorur për ndërtimin e saj.
KALAJA E BORSHIT
Kjo kala quhet ndryshe dhe Kalaja e Sopotit, e vendosur në kodrën me të njëjtin emër. Ajo është ndërtuar në shekullin e IV B.C. nga fiset Iliro-epirote. Kjo kala u dëmtua rëndë gjatë dyndjeve barbare në shekullin e V-VI pas lindjes së krishtit dhe u rindërtua në mesjetë, ku merr dhe emrin kalaja e Sopotit.
KALAJA ALI PASHAIT- Gjiri Porto Palermos
Eshtë një kala e vogël e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet, e njohur si gjiri i Panoramës). Kalaja ka formë tre këndore. Përmasat e saj janë 150 x 400 metra. Lartësia e mureve arrin në 20 metra. Ali Pashai e ndërtoi këtë kala për nder të së shoqes, Vasiliqisë. Në të njëjtën kohë edhe si pikë kontrolli. Gadishulli ku gjendet kalaja është i mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnjë të gjelbërta ndërsa nga bedenat hapet një pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se lahej Vasiliqia.
KISHA SHEN STEFANIT, MANASTIRI I PANAJIES, ( DHERMI )
Gjurmët më të hershme të fshatit Dhërmi i përkasin shekullit të I B.C. Në këtë fshat numërohen rreth 31 kisha, disa prej të cilave ruhen deri në ditët e sotme. Më interesante për t’u vizituar është: Kisha e Shën Stefanit e perIudhës bizantine e pikturuar në shekullin e XVIII.
Me tej ndodhet manastiri i Panajias me kishën e ndërtuar në shekullin e XIV e dekoruar me gravura shumë të bukra të asaj kohe. Kjo kishë shërben si vend pelegrinazhi ku çdo mes-gushti zhvillohen ritet fetare, në kuadër të festës fetare të Shën Mërisë.
[album=4,compact]






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?