Peshkopia
2 Qershor, 2008 · Printo kete artikull
Rajoni i Dibrës shtrihet në lindje të Shqipërisë në një terren të thyer përgjithësisht malor por i kombinuar në të ashtuquajturën zonë e ulët që fillon nga lumi Drin i zi dhe sa vjen e lartësohet në pllaja kodra dhe male të thepisura deri në kufi me republikën e Maqedonisë.
Peshkopia është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm i qarkut të Dibrës.Peshkopia ndodhet në Shqipërinë verilindore në lartësinë 670 m mbi nivelin e detit dhe 20 km nga kufiri me Maqedoninë.Distanca nga Tirana është 190 km.Peshkopia ka klimë kontinentale mesdhetare me verë të ngrohtë (mbrëmje të freskëta) dhe dimër të ftohtë që mund të zgjasë nga 5 deri në 6 muaj.Peshkopia ka një popullsi prej 18,720 banorësh, që vjen duke u rritur nga lëvizjet e popullsisë nga fshati drejt qytetit.
Vargmalet e Korabit, malit më të lartë në Shqipëri,dhe parku kombëtarë i Lurës si dhe shumë vënde të tjera kanë një bukuri të rrallë.Ato mbajnë mbi supe kreshta malesh të përbera nga guri gelqerore dhe formacione gipsi,të veshura me bimësi barishtore të kullotave alpine të llojeve të shumta e që formojnë një tapet të gjelbër në periudhën pranverë-verë.Lulet e shumta shumëngjyrëshe,burimet ujore të karaktereve ujvara,liqene natyral,drurët pyjor të llojeve fletore dhe halorë të cilat vetullojne këto zona alpine shfaqin një pamje të shkëlqyer pejsazhistike për banorët vendas dhe vizitorët.
Historia
Nga të dhënat historike rezulton se fillesat e tij qyteti i Peshkopisë i ka rreth vitit 527-565 perriudhë kjo kur perandori bizantin me origjine ilire, Justiani, ndërtoi 58 fortesa mes së cilave dhe kalaja e Gradishtës së Peshkopisë, afer lagjes Bulke dhe kjo kështjellë është identifikuar si keshtjella e Stefaniakës e ndërtuar nga ky perandor. Rreth vitit 1020 rezulton të ketë qenë qendra e banimit të një peshkopi të parisë së Dibrës. Në vitin 1467 ky fshat kishte emrin Peskopi dhe numëronte 32 shtepi, ndërsa 115 vjet më vonë, aty rreth vitit 1582 u njoh si qendër tregtare, me emrin e sotëm duke u konsideruar si vëndbanim i Peshkopatës së Dibrës së Poshtme dhe numëronte 102 familje. Në vitin 1920 (pas kongresit të Lushnjës) Peshkopia u shpall nga qeveria e asaj kohe si bashki me kryetar z. Shehat Shehu. Në ditët e sotme si zonë historike konsiderohet zona e Teqesë me banesat e saj karakteristike të ndërtuara me nje stil specifik turk. Nga pikëpamja e interesit për turizëm si dhe për të përmiresuar identitetin e qytetit të Peshkopisë është shumë e rëndësishme të ruhet dhe të mirëmbahet pjesa e vjetër e qytetit.







Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?