Pogradeci, stacioni i radhes per kengen popullore
3 Korrik, 2008 · Printo kete artikull
Pak muaj me pare percillnin prej skenes se “Kengeve te Shekullit” nje pjese te historise se muzikes shqiptare. Ndersa tani, “Promotor” dhe Tv Klan shkojne te pushuesit.
Sheshet kryesore te qyteteve jehojne nen tingujt e muzikes popullore. Mbremjen e djeshme, kengetaret u ngjiten ne skenen e qytetit te Pogradecit, duke sjelle tjeter ritem per pushuesit buze Ohrit. Kenget ne kete turne veror interpretohen nga kengetaret me ne ze shqiptare, jo vetem te muzikes popullore, por edhe asaj te lehte, per t’i dhene festivalit ngjyra sa me verore. Jo vetem Mustafa Mehja, Valbona Mema dhe Mehdi Zena, por edhe Irma dhe Eranda Libohova, grupi i Tepelenes, Ciljeta dhe kengetare kosovare, te cilet sjellin nje pjese te vyer te kengeve te treves se tyre.
Stina e nxehte nuk mund te mbledhe publik ne sallat e qyteteve, ndaj edhe “Promotoret” zgjodhen kete sezon turistik te shkojne aty ku jane pushuesit.






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?