Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Porti i Durresit dhe peripecite e turisteve

30 Nentor, 2008 · Printo kete artikull

Nje shkrim i fundit ne nje gazete shqiptare, nxjerr serish ne pah problemin e portit te Durresit.

Rreth 600 turistë gjermanë kanë ardhur për një vizitë turistike në qytetin e Durrësit me një krociere ruse që mbante emrin e shkrimtarit të madh rus dhe një prej themeluesve të realizmit socialist “Maksim Gorki”. Marrja e një krociere ruse për një xhiro të gjatë turistike në këtë periudhe ka edhe shpjegimin tjetër, përpos pasionit. Tregu lindor përfshirë edhe atë të krociereve duke qënë më i lirë është edhe më konkurrues, në një kohë kur vendet e mëdha i ka përfshirë kriza ekonimoke mbarëbotërore. Me sa duket agjensitë turistike gjermane i kanë parë me sy me favorizues tregjet ruse.

Krocieria “Maksim Gorki” ka mbërritur sëfundi në brigjet e Durrësit. Ajo erdhi nga ishujt grekë dhe sipas agjensisë turistike do të vazhdojë udhëtimin nëpër brigjet e detit Adriatik deri në veri dhe më pas në portet e Mesdheut.

Krociera ruse që ka sjelle afro 600 turiste gjermane dhe zviceriane nuk u fut dot në Portin e Durrësit sepse ka zhytje mbi 11 meter. Garancitë që ofron porti i Durrësit jane deri në 9 metër thellësi. Mungesa e parametrave të portit më të madh në vend ka bërë që turistët të zbresin me varka në port në kushte të mëdha sigurie nga ana e Policisë së Shtetit ashtu edhe të forcave të Sigurisë Portuale. Kjo me sa duket nën frymen e kujdesit, pasi terrorizmi ndërkombëtar po synon të godasë shtetasit e huaj, siç ndodhi në hotelet e Indisë.

Turistët pasi kanë zbritur nga krocieria kanë bërë vizita në qytetin e Durrësit, të Krujës dhe Tiranës. Krocierja me gjatësi 195 metër dhe kapacitet prej 25 mijë ton u nis më pas nga rada e portit në vazhdim të një turi shëtitës Mesdhetar me ndalesa të tjera në porte të Adriatikut dhe Jonit.

Sikur thellesia e portit te lejonte nje “parkim” te nje anije tille, pervoja e vizites se turisteve do te ishte akoma me e mire, dhe do t’u kushtonte me pak kohe dhe me pak masa sigurie. Autoritetet portuale duhet te mendojne per nje zgjidhje te ketij problemi, per vete faktin se po kerkojme te rrisim prurjen e turisteve te huaj me te gjitha menyrat, dhe infrastruktura rrugore, ajrore dhe portuale duhet te jete ne gjendje t’i prese ata sa me pare dhe ne menyren me te mire.

Tell a Friend

Komente

3 komente per “Porti i Durresit dhe peripecite e turisteve”

  1. ori shkruajti ne 16 Janar, 2009 12:58 pm

    tehuajt kerkojne nje vend ku natura eshte akoma e eger e bukru jo e sakterruar nga appartamentet et hotelet ane bregut
    ne durres gjithe ato peme e nature jane shkaterruar deti i piset.

    gjynaf se turisme ben nje shtet me te pasur po kushtet duhet te jene primordiale se ndryshe nuk vjen njeri …

    Pergjigju

  2. Juxhen shkruajti ne 16 Shkurt, 2009 4:55 am

    c’te shkruaj me pare!!!! per turistet qe rrisin ekonomin e shqiperise dhe qe vet shteti jon nuk ka deshire ta zhvilloj me cdo infrastruktur, apo te shkruaj vetem per portin e bregdetin tone qe sa madheshtor esht e sa e nenvleresojm! porti i durrsit ne rradhe te pare duhet shtruar persembari, sepse 1 refugjat ose i huaj(turist) qe vjen pa makine duhet te beje kercim se gjati me gjith valixhe per te dale ne qender, ne asnje vend te europes nuk esht keshtu! kamionat nuk mund te kalojn aty ku kalojn dhe passagjeret! duke filluar nga ura e dajlanit e deri ne plepa nuk mund te rri asnje i huaj(turist) sepse muzika eshte jashtmase e larte deri ne oret e vona. ka shume gjera per te thene por po e mbyll me kaq.

    Pergjigju

  3. SAILOR MOON shkruajti ne 1 Mars, 2009 3:59 pm

    MEQE AMBIENTALISTET QENKAN TE VETEM NE ATE QE PO BEJNE,PSE TE MOS I JAPIM NE TE TJERET NJE NDIHME FARE TE VOCKEL?

    Pergjigju

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?