Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Qeveria miraton ndertimin e centralit me ere ne Karaburun

24 Maj, 2009 · Printo kete artikull

Ndertimi i nje centrali qe do te prodhoje energji me ere ne Karaburun, ka marre se fundi miratimin e qeverise. Zbatues i projektit do te jete “Enpower Albania”, sh.p.k, filial ne Shqiperi i “Moncada Energy Group”, Srl, Itali. Prodhuesit e energjise nga era pritet qe ne vitin 2010, te nisin prodhimin e energjise edhe ne Shqiperi, permes biznesit qe do te sjellin investitoret e huaj ne bashkepunim me ata vendas. Sipas Entit Rregullator te Energjise (ERE), deri tani jane licencuar disa subjekte per prodhimin e energjise nga era, me kapacitet rreth 270 ME. Qeveria miratoi vendimin qe nje siperfaqe pyjore prej 95.746 ha ne rrethin e Vlores, te sherbeje per ndertimin e nje parku per prodhimin e energjise nga era, nga firma “Enpower Albania”. Ne kete siperfaqe do te vendosen anemometrat, nenstacionet, rruget, shtyllat e tensionit te larte, infrastruktura lidhese elektrike, aerogjeneratoret, etj, te nevojshme per funksionimin e parkut energjetik me ere ne brinjat e Fushes-Karaburun, Kume-Shashice, Ana e Detit-Palase, Parku Pyjor Llogara dhe ne ekonomite kullosore Karaburun, Dukat-Tragjas-Shashice, Shashice-Gumenice, ana e detit. Tregu tashme eshte hapur, pas studimeve te kryera ne zona te ndryshme te vendit per mundesine e shfrytezimit te eres per prodhimin e energjise. Mullinj me ere per prodhimin e energjise nuk do te kete vetem ne Vlore, por edhe ne Lezhe. Nje projekt me kosto prej rreth 1 miliard eurosh, parashikon ndertimin e nje parku te prodhimit te energjise elektrike me ane te eres.

Ngelet per t’u vleresuar sidoqofte impakti ne peisazh nga pikeveshtrimi turistik i ketyre zonave. Duhet te kemi parasysh se keto shtylla te larta 70m e me elika te medha, shihen nga shume larg, dhe jo te gjitheve u pelqen qe sebashku me natyren e virgjer dhe te bukur, te kete prane keta gjigande jo dhe aq ideale per ambjentin. Pyetjet tona jane: sa do te ndikoje kjo zgjedhje e pamenduar mire, dhe mbi te cilen ka shume rezerva nga menyra e perzgjedhjes se zonave ku te instalohen, ne zhvillimin e turizmit? A jane studiuar zona te tjera ku impakti i peisazhit eshte i paperfillshem? A jane kryer keto studime vetem duke u bauar ne afersine me bregun italian, duke minimizuar koston e instalimit dhe venies ne pune, duke ulur keshtu distancen e kabllove deri ne Itali duke minimizuar punen qe duhet bere nerastin se keto zona do te ishin ne brendesi te vendit? A po sakrifikojme pasurine tone bregdetare per hir te mendjes se shkurter te pushtetareve tane?

E vertete qe kemi problem energjine, po aq sa e vertete eshte qe kjo eshte perdorur politikisht per te perfituar nga investime te tilla qe nen emrin e mos ndotjes apo teknologjive te reja, prishin dhe demtojne rende turizmin shqiptar. Ne kemi burime te tjera qe duhen vleresuar, dhe pa zgjidhur me pare problemet tona te energjise, nuk kemi perse te kthehemi ne “superfuqi” rajonale ne eksportimin e saj. Mund te krahasojme kete me “superfuqite” e disa republikave afrikane qe eksportojne uranium per centralet nukleare te huaja, por qe ne territorin e tyre mbajne rreziqet dhe mbetjet radioaktive.

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?