Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Saranda

4 Gusht, 2008 · Printo kete artikull

QYTETI SARANDES
Përbën një nga zonat më të bukura të turizmit shqiptar së bashku me rrethinat e saj. Ndodhet në skajin më jugor të Shqipërisë. Qyteti dhe plazhet e tij shtrihen në formë gjysmëharku në brigjet e Jonit përballë ishullit grek të Korfuzit, vetëm 5 milje detare larg.

Ka një pozitë gjeografike mjaft të favorshme me mundësi shumë të mira lidhjeje me qëndra turistike brënda dhe jashtë vëndit si Butrintin, Gjirokastrën, plazhet e Rivierës Shqiptare, Korfuzin, Igumenicën etj.

Saranda përbën një qëndër të vjetër banimi. Ajo njihej në antikitet me emrin Onkesmos. Emri aktual rrjedh nga Agjia Saranda dhe Santi Quaranta (Dyzet Shënjtorët), emri i kishës së 40 shënjtorëve, rrënojat e së cilës mund të shihen edhe sot në Qafën e Gjashtës, mbi qytet. Qyteti mbeti qëndër e vogël e banuar me kalimin e viteve. Në vitet 1800 ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe përmendet për marëdhëniet tregtare të ngushta kryesisht me Greqinë.

Gjatë luftës së Parë Botërore ajo do të kthehej në një bazë të rëndësishme ushtarake për flotën italiane. Me pushtimin nga kjo e fundit në vitin 1939 qyteti do të merrte emrin Porto Eda për nder të vajzës së Musolinit.
Saranda me kalimin e viteve kryesisht pas luftës së Dytë Botërore njohu një zhvillim të ndjeshëm si port dhe qëndër industriale e turistike. Për shumë pushues Saranda do të kthehej në një vënd të preferuar për të kaluar pushimet. Pas viteve 90 rëndësia turistike e qytetit dhe rrethinave ka ardhur duke u rritur. Falë turizmit qyteti ka njohur edhe zhvillime shumë të shpejta veçanërisht në infrastrukturën turistike.

Një pikë mjaft tërheqëse dhe e vizitueshme është edhe Kalaja Lëkursit e cila ofron një pamje mahnitëse të qytetit të Sarandës nga lart.
Pjesë e rëndësishme e potencialit turistik të Sarandës është Parku Arkeologjik i Butrintit, i cili ndodhet vetëm 30 km larg Sarandës.

Tell a Friend

Komente

2 komente per “Saranda”

  1. evelina shkruajti ne 26 Qershor, 2009 3:55 pm

    nder vendet qe me pelqen me shum eshte ksamili dhe butrit.

    Pergjigju

  2. orhan kubati shkruajti ne 30 Gusht, 2009 3:23 pm

    Ju lutem me informoni adresen ku mund te drejtohem per rezervim.Jam i interesuar per nje dhome per dy persona afer bregdetit per te kaluar pushimin dhjeteditesh duke filluar prej 05 shtatorit 09.Dhoma duhet te kete kushtet e akomodimin te nivelit te larte
    Me nderime!
    Prof.dr.Orhan Kubati

    Pergjigju

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?