Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Sarandë, nuk ankorohet anija turistike, britanikët vendosin të kthehen mbrapsht

21 Maj, 2008 · Printo kete artikull

SarandaSARANDË- Sot në orën 14, ka mbërritur në Portin e Sarandës anija “CLIPPER ADVENTURE”, e cila mbartte në bord 120 turistë britanikë të kompanisë së njohur anglezë “NOBLE Caledonia”. Drejtuesit e anijes kanë udhëtuar nga Kroacia për në Sarandë me turistët anglezë dhe kanë kërkuar që të zbarkonin pasagjerët në kalatën e Portit të Sarandës. Kjo vizitë ishte e paralajmëruar ditë më parë. Anija kishte kërkuar që pasagjerët e saj t’i zbriste në kalatë dhe agjencia pritëse e kishte siguruar se pasagjerët do të zbrisnin në kalatë, për arsye të moshës së pasagjerëve që ndodheshin në bord. Kapiteneria e anijes kishte kërkuar si kusht specifik, zbritjen e udhëtarëve në pankinën e portit dhe jo me spirancë në radhë. Por kërkesës së tyre autoritet në port nuk iu përgjigjën pozitivisht dhe nuk pranuan ta spostonin anijen që po përpunohej me ngarkesë çimentoje, për të lënë një copë vend edhe per anijen turistike. Agjencia turistike “Albania–Tours”, në pritje të turistëve, ishte e gatshme me autobusat, që do t’i transportonin 120 turistët drejt Butrintit, Mesopotamit, Kalasë së Lëkurësit etj.

Kruaziera “CLIPPER ADVENTURE”kur ka ndeshur në mospranimin e kërkesës, të rënë dakord më parë me agjencinë ka vendosur edhe me pëlqimin e pasagjereve të ngrejë spirancën për t’u kthyer mbrapsht. Refuzimi i pasagjerëve të moshuar për të zbritur ka ardhur, pasi një zbritje të tillë nuk përballohej prej të moshuarve për shkak të moshës së thyer.

Nje veprim i tille demton imazhin turistik te Shqiperise qe kerkojme te japim. Eshte turp se si trajtojme turistet, sidomos ata te moshuar, kur krkojne te vizitojne vendin tone. Jo vetem qe kapiteneria duhet te jape shpjegime, por dhe kryetari i bashkise. Me vjen keq per Ministrin e Turizmin qe mundohet te permiresoje imazhin duke publikuar spote ne tv e botes, apo marre pjese ne panaire, kur nga ana tjeter strukturat administrative shperfillin ne menyre kaq banale ate.

Shpresojme te kene zene mend… edhe pse efekti i ketij veprimi do te jete shume here me i madh se sa nje shkrim ne gazete.

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?