Sharm El Sheikh
5 Qershor, 2008 · Printo kete artikull
Formuar rreth qendres origjinale te Sharm el Moya, Sharm el Sheik i sotem eshte destinacioni me i famshem i Detit te Kuq. Emri i tij shfaqet qe heret ne kartat gjeografike spanolle te 1500-s, por ishin izraelianet, gjate pushtimit te Egjyptit ne Luften e Gjashte Diteve (1967), te paret qe kuptuan menjehere potencialet e medha te bregut te Sinait.
Jeta turistike e Sharm-it ndahet midis plazheve dhe reef-it te mrekullueshem, thene ndryshe midis relaksit dhe zhytjeve ne zbulim te cepave te pandotur nenje det gati plotesisht te mbyllur dhe shume te thelle (3 mije metra ne qender te tij).
Tasparenca e ujit eshte absolute, mund te shihet barriera koralore qe shtrihet me kilometra gjate gjithe Sinai-t me mure koralesh qe zbresin thike ne thellesite e detit duke perfshire keshtu nje larmi te madhe lloje peshqish dhe nje flore detare teper sugjestive.
Afersia me shkretetiren i dhuron Sharm El Sheik pamje vertet magjepsese: shkretetira e Sinai-t me malet dhe kanionat e tij shkembore eshte atraktiva e dyte per rendesi pas Sharm-it.
Gjuha
Arabishtja eshte gjuha zyrtare ne Egjypt. Anglishtja dhe Italishtja kuptohen ne Kairo dhe ne vendet turistike kryesore.
Valuta
Lira egjyptiane, qe vlen 0,1313 Euro dhe ndahet ne 100 Piastra. Ne hotelet dhe restorantet pranohen kartat e kreditit kryesore. Euro pranohet kudo, por keshillojme dhe dollaret.
1 Euro = 7.61384 Lire Egjyptiane
1 Lire Egjyptiane = 0.1618 Dollare
Klima
Karakteristika kryesore e Detit te Kuq eshte perqindja shume e ulet e lageshtise qe ben keshtu te pranohen me lehtesi dhe temperaturat e larta te muajve te veres. Inercia e madhe termike e ujit, tipike e nje deti te mbyllur, lejon te lahesh ne det deri ne Dhjetor.
Mesatarisht ben 35/40 grade ne vere dhe 20/25 ne dimer. Ne Kanalin e Suezit dhe ne Gjirin e Akaba-se kemi temperaturat me te larta, 45 grade, dhe me e uleta, 15 grade.
Eskursioni termik midis nates dhe dites eshte prezent sidomos ne shkretetire.
Feja
90% e egjyptianeve jane myslimane dhe pjesa qe mbetet te krishtere. Jane te lire te zgjedhin fene qe duan dhe grate mund te zgjedhin nese duan te mbajne percet/ferexhete ose jo.
Ne xhami eshte e detyruar per grate, dhe te huaja, te veshin nje tip manteli per t’u mbuluar dhe, per te gjithe, te heqin kepucet.
Festat fetare
Gjate festave fetare myslimane i gjithe vendi ndalet. Ramadani ehste muaji i agjerimit per te gjithe ata mbi 14 vjec; perjashtohen te semuret dhe grate shtatzena. Nga lindja deri ne perendim te dilit nuk mund te haet ,pihet, tymoset, trukohet dhe berja seks. Diten shume dyqane mbahen mbyllur ose rrine hapur deri ne 14.00.
Festa te tjera publike
1 Janar: Viti i Ri
25 PRILL: festa e lirimit te malit Sinai
1 MAJ: festa e punes
18 QERSHOR: terheqja e ushtrize angleze nga Suezi ne vitin 1956
23 KORRIK: pervjetori i revolucionit te 1952-it
26 KORRIK: pervjetori i abdikimit te mbretit Farouk
6 TETOR: pervjetori i luftes arabo-izraeliane te 1973-it.















Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?