Shqipëria në një libër xhepi
21 Maj, 2008 · Printo kete artikull
Gjithçka e nevojshme për një turist fillestar që viziton Shqipërinë. Guida “Welcome to Albania” e publicistit Agim Neza, është një ftesë tjetër për të huajt për të vizituar Shqipërinë. E botuar sipas stilit të guidave në Perëndim, si një liber xhepi, kjo guidë ofron informacion interesant, praktik dhe të lehtë për t’u përdorur. Ky botim i tretë përbëhet nga 150 faqe, ilustruar me foto me ngjyra, të realizuara nga Irlandezi Joe Mc Mahon dhe të tjerë fotografë shqiptarë, si dhe një hartë për Shqipërinë. Libri permban të dhëna për pozitën gjeografike, popullsinë, historinë (përmbledhje e shkurtër), klimën, parqet kombëtare, bregdetin, pyjet, gjuhën, fenë, organizimin e shtetit, drejtuesit e shtetit shqiptar (që nga pavarësia dhe në ditët e sotme) ekonominë, pikat më tërheqëse turistike, si mund të vihet në Shqipëri, si mund të udhëtoni në Shqipëri, distanca midis qyteteve, akomodimi, restorantet më të preferuara, llojet tradicionale të ushqimit shqiptar, jeta e natës, jeta kulturore, si mund të merret një vizë, cilat vende kanë të drejtë që shtetasit e tyre të hyjnë në Shqipëri pa vizë, numrat e domosdoshem të telefonave duke përfshirë prefikset e rretheve, sherbimi shëndetësor, shërbimi urban, taksive, trenave, trageteve etj. Kapituj të tjerë përmbajnë të dhëna për qytetet historike të Shqiperisë, qendrat më tërheqëse arkeologjike siç janë Butrinti dhe Apollonia,bregdeti shqiptar, Durrësi, Vlora, Saranda, Alpet e Shqipërisë. Nuk mungojnë informacionet edhe rreth traditave shqiptare, festive kombëtare, madje dhe një fjalor i shkurtër gjuhësor me shprehjet më të nevojshme për të komunikuar në shqip.






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?