Shqiperia planifikon suksesin ne turizem
24 Dhjetor, 2008 · Printo kete artikull
Shqiperia hyn tani ne klasifikimin e Wttc te 10 vendeve me rritjen me te madhe.
Det akoma i paprekur, deshmi kulturore me rendesi, vende arkeologjike interesante si ai i Durresit dhe Butrintit, por dhe nje klime sociale qe po stabilizohet gjithnje e me shume, fale dhe veprimeve qe kane nderrmare Qeverite e fundit kunder mikrokrimit dhe keqberesve. Keto jane letrat qe Shqiperia ka ndermend te luaje ne tavolinen e turizmit nderkombetar, sebashku me nje mikpritje te gjalleruar, qe numeron qindra struktura te nivelit te larte dhe nje program rikualifikimi te atyre te vjetra.
Nje ekonomi ne rritje te plote, keshtu siç deshmojne dhe vleresimet e Wttc. Per here te pare, ne fakt, Shqiperia hyn ne top 10-shen e ekonomive turistike me rritjen me te madhe per 2007-2016, te perpiluar nga Wttc. Shqiperia ndodhet ne vend te 9-te, me nje perqindje progresioni ne rritje vjetore prej 7%. Te tjera new entry jane Rumania, Kroacia dhe Lituania. Turizmi bregdetar dhe ai kulturor mund te ecin perkrah njeri-tjetrit shume mire ne kete vend, i cili veçanerisht publikut te huaj ka per ti ofruar nje vend arkeologjik, siç eshte ai i Butrintit, i futur ne listen e Pasurive te Mbrojtura nga UNESCO qe ne viti 1992 dhe eshte ruajtur dhe rekuperuar pikerisht fale nderhyrjes dhe financimit te Kooperacionit Italian dhe Bankes Boterore.






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?