Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Shqiperia, sekreti i udhetareve me canta shpine per 2009-en

28 Prill, 2009 · Printo kete artikull

Pyet ndonjerin dhe kerko te te jape listen e destinacioneve “parajse” dhe Shqiperia eshte padyshim nje nga vendet qe do te shfaqet. Por ndersa bej gati bagazhet dhe vesh shapkat e plazhit per te shkuar ne nje vend turistik me det, shkronja “P” e parajses eshte vetem nje nga menyrat per te pershkuar ate qe po shoh.

Duke levizur pa ndonje qellim, ngul syte ne te majte dhe ne te djathte per te pare nje tjeter qenie njerezore, por e gjitha ajo qe mund te shoh eshte rera e bardhe qe perhapet gjithandej deri ne 3 milje perreth. Malet ngrihen prapa plazheve, duke u bashkuar per te rritur keshtu privatesine time. Nese kjo nuk ju duket shume utopike, une kam edhe barin privat te plazhit, ku Bledi qe qendron gjithmone aty po me ben nje mojito, qe kushton rreth 3 paund (afro 500 leke sh.i perkth.) nje gote. Ne Shqiperi ky cmim duket shume. Ndersa nuk eshte cudi qe eshte rritur numri i atyre qe me canta shpine vijne per ketu.

Sipas nje specialisti per udhetimet e studenteve (STA Travel), ka nje rritje te madhe te kerkesave per udhetime ne Shqiperi, vend i cili dikur konsiderohej si nje nga me te varfrit ne Evrope. “Kemi vene re nje rritje masive te pushuesve, te cilet duan te provojne Shqiperine”, - thote specialisti i STA-se, Ian Suein.

Kur shkova me cante shpine ne fillim te viteve ‘90, destinacioni ishte Tailanda, me reren e saj dhe me baret me cmime te lira. Por per te shkuar atje duhet te fluturosh per 15 ore ne klasin ekonomik, duke mos llogaritur cmimin e larte. Ndersa udhetimi im ne Plazhin e Drimadhes me kushtoi vetem tre deri ne kater ore udhetim me avion. Padyshim, qe une kalova edhe disa ore te tjera me autobus, i cili ecte ne nje rruge malore ne jug te Tiranes, kryeqytetit te vendit. Por edhe gjate udhetimit pata mundesi te eksploroja vende te tjera bregdetare.

Riviera shqiptare shtrihet afersisht ne 300 milje nga Vlora deri ne Butrint, duke formuar keshtu nje nga zonat e fundit te parrahura shume te Evropes. Pothuajse ne cdo cep ka nga nje hapesire te zbrazet me rere e cila eshte krijuar ne nje menyre te tille per t’i shpetuar evazionit te turisteve. Duke u nisur nga Tirane per ne bregdet, ne nje nga vendet e para qe ndalova ishte Orikumi, vend i lashte ky ne te cilin ka pasur nje qyteterim edhe ne vitet 600 para Krishtit. Ne cdo vend tjeter, nje vend si ky duhet te kishte bileta shume te shtrenjta hyrje dhe bluza te stampuara me simbolet e qytetit per shitje. Gjithsesi ketu une mund te endem dhe te futem mes kujtimeve, te eci neper rruge ne te cilat ka shenja te Perandorise se vjeter Romake. Ketu u ndjeva si Indiana Xhouns, duke u vertitur ne nje qytet te humbur. Ndonese nje pjese e madhe e Orikumit eshte djegur, amfiteatri dhe disa monumente te tjera jane ende te paprekura.

Qe nga ketu, udhetimi im vazhdoi ne Malin e Cikes, ku era e pishave dhe era e ngrohte e tokes, hynin ne autobus permes dritareve te hapura, duke e shtuar deshiren time per te gjetur nje plazh te ngrohte sa me shpejte te ishte e mundur. Dhe nuk prita shume gjate. Pasi kaluam neper Llogora, ne nje nivel 1,100 metra mbi nivelin e detit, rruga filloi te zbriste poshte per nga bregu dhe une pata nje paraqitje te shpejte te nje udhetari me cante shpine qe ekzaltohet. E gjithe rruga drejt Rivieres kufizohej nga plazhe me rere te bardhe. E vetmja simptome e “qyteterimit” njerezor ishin bunkeret qe shfaqeshin cdo 100 metra, te lena keto nga diktatori paranojak, Enver Hoxha, i cili vdiq ne vitin 1985.

Teksa arritem bregun, ne u kthyem ne nje rruge te vogel e cila na coi ne Plazhin e Palases, duke u perkundur nga rruga e cila mund te shkaterronte nje makine me qera mesatare. Nuk mund te ankohesha per dhembet e mije qe perplaseshin me njeri-tjetrin. Mungesa e asfaltit eshte arsye kryesore qe ne kete vend ende s’ka turizem masiv. Ky eshte cmimi per te pasur nje gji qe mund ta quash te tendin. E vetmja zhurme ketu eshte ajo e guraleceve te cilet jane buze detit.

Ne vitin 48 perpara Krishtit, Jul Cezari zbarkoi ketu nga Roma, per te shkuar ne betejen e tij me Pompein ne Greqine veriore. Mendoj se ky vend nuk ka ndryshuar shume nga ajo kohe. Ne te gjitha plazhet qe une shkova, askush nuk mund te ndaloj ty per te ngritur nje tende per te kaluar pak net ketu. Nese ti e ben kete, ke rrezikun se do te humbesh Bledin i cili te ben Mojitot. Drimadha eshte plazhi tjeter, ku ti ndjen edhe tingujt e muzikes se Cafe del Mar.

Eduardi eshte nje artist shqiptare qe ka ardhur ketu per inspirim. “me pelqen vendi ketu” me thote ai mua, teksa ne presim qe Bledi te na sjelli Mojiton e trete. “Ti duhet te vish heret ne mengjes ketu, kur lind djelli. Do ta marri mendjen”.

Nuk ishte vetem bari i plazhit qe me risolli kujtimet kur me cante shpine isha ne Tailande. Edhe akomodimi ishte i njejte. Mbrapa plazhit ishin ndertuar dhoma prej druri, me nje aneks dhe me nje vend per dush. Por ato ishin komode, vecanrisht kur e kaloje pjesen me te madhe te kohes duke marr rreze ne plazh. Nese ti deshiron te gjesh pak qyteterim (antik apo modern), ti do ta gjesh ne Sarande, vetem pak ore larg. Kur dielli perendon, ti mund te shohesh dritat e Korfuzit duke vezulluar permes ujit.

Pas disa ditesh ika nga Drimadha, u ula per te pire nje kapucino, teksa peshkataret me barkat e tyre sillnin peshkun e fresket ne breg. Mund te kaloja shume dite aty, por kjo ishte nje pauze drejt rruges time per ne Butrint. Perzierja ne kete vend e arkitekturave te Greqise, Romes dhe Venedikut me kujtuan te gjitha perberjet e nje ishulli te vogel. I vendosur gjysme ore larg Sarandes, teksa ecje buze nje lagune te mrekullueshme, ka qene nje port per shume vite dhe tani eshte nje vend i ruajtur nga UNESCO. Rruga me coi ne shtepite antike Romake dhe kristiane, teksa pashe edhe keshtjellat e mrekullueshme venedikase. Ne shekullin e 15-te, ky mund te ishte nje vend i rendesishem per vizitoret, tani eshte nje vend i mrekullueshem per te pare pulebardhat teksa prekin ujin blu.

Por Shqiperia nuk ka vetem plazhe germadha dhe rudimentare. Teksa po kthehesha drejt Tiranes, i kalova netet e fundit ne hotelin e bukur Rapo ne nje fshat te Himares. Ky ishte shikimi i pare ne lidhje me te ardhmen potenciale te Shqiperise. Aty gjeta nje sherbim te mire, krevate plazhi prej druri dhe sherbim pishine. Por ndonese ishte shume bukur, une nuk rezistova te zbrisja poshte te gjeja ndonje plazh tjeter te braktisur. Investitoret mund t’ia dalin t’i ndertojne keto plazhe, por tani per tani udhetaret me canta shpine i kane ato per veten e tyre.

Publikuar ne “The Guardian” dhe “The Osserver” nga Matt Carroll

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?