Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Shqiperia turistike? Surprize!

11 Gusht, 2008 · Printo kete artikull

E kush do te besonte se ne te ardhmen e afert, Shqiperia do te rritej dhe behej nje nga destinacionet me te forta turistike?

Kjo eshte pyetja e kendshme qe i ben lexuesve nje i huaj.

Shqiperia eshte vendi qe ka kaluar nje numer te pafundte lufterash, korrupsioni, varferie dhe problemeve, te cilat kane forcuar vendin dhe njerezit e saj duke u dhene nje profil te veçante. Ne shekullin e 21, ndoshta e fundit ne Europe dhe Ballkan, pas pjeses se fundit te saj, Kosoves, me ne fund filloi rindertimin dhe rikthimin ne ate gjendje te bukur he te mrekullueshme qe ishte ne kaluaren e saj. Shqiperia “vendi i Shqiponjes” eshte i vogel, duke u rritur dhe memadje me ritme te shpejta ne jug te Evropes. E panjohur per turizmin e saj ne te kaluaren, Shqiperia eshte duke u fuqizuar lehte por ne menyre te graduale duke treguar qe nuk jane thjesht nje shtet tjeter ballkanas. Po behet nje destinacon fantastik pushimesh per turistet e gjithe botes. Me historine e saj te pasur qe daton Iliret si paraardhesit e saj, kulturen krenare, kodrat dhe malet e magjepsese te veriut, plazhet qetesuese me rere te Adriatikut dhe ato luksoze dhe fantastike te Jonit, pasruite arkeologjike dhe parqet natyrore, Shqiperia do te behet shume shpejt nje nga vendet me te vizituara ne Evrope, thote “the next Prague (CBC).”

Vemendja qe po pushton Shqiperia ne mediat e huaja, sidomos ato qe kane nje sy drejt turizmit, eshte gjithmone e me e prekshme kohet e fundit. Nje tjeter media, kete radhe bullgare, u ankua per rrjedhjen e turisteve maqedonas drejt bregdetit shqiptar kete vere, duke rezultuar si nje humbje per ekonomine e tyre, dhe ate te Greqise. Padyshim, Turizmi eshte nje nga mrekullite qe kane prekur Shqiperine gjate historise se saj. Ne te kaluare Shqiperia ka qene e izoluar dhe shume pak kishin degjuar per te. Duke qe nen sistemin komunist me te eger ne bllokun sovjetik, vendi ishte byllur nen friken e tij, ndersa tani ka shpalosur fort bukurite e tij. Turizmi po ndihmon ekonomine shqiptare te rimekembet, te ndertoje infrastrukturen, te restauroje monumentet dhe rrenojat e vjetra, duke ridhene drite kultures dhe historise se saj, duke krijuar vende pune te panumerta dhe biznese qe lidhen me te. Turizmi aktualisht ze vendin e pare ne zerin e GDP.

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?