Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Shtepia e gurte e Zekateve, e ardhmja e turizmit kulturor

7 Korrik, 2009 · Printo kete artikull

Gjate sezonit turistik te kesaj vere, shtepia e gurte e Zekateve ne qytetin e Gjirokastres synon te kthehet ne nje qender te vecante te promovimit te turizmit kulturor. Fale zbatimit te nje projekti te vecante ne lidhje me instalimin e nje sistemi modern ndricimi, tashme vlerat arkitektonike dhe ndertimore te shtepise se gurte do te evidentohen me shume nga grupet turistike. Ditet e fundit, Organizata per Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres Historike, ka zbatuar nje projekt te vecante ne lidhje me vendosjen e ndricimit dekorativ ne muret dhe harqet e gurta te kesaj banese “Monument Kulture”. Fale ketij sistemi ndricimi te vendosur ne ambientet e shtepise, ne mbremjet e kesaj vere harqet dhe bedenat e gurta te Zekateve duket sikur jane “zhytur” ne nje ylber te vertete ngjyrash. “Me projektin e zbatuar prej nesh ne lidhje me ndricimin dekorativ te mjediseve te jashtme te shtepise, synonim qe kjo banese te shfaqej ne syte e turisteve me vlerat e saj te plota, madje edhe kur ne qytet bie erresira”, thote Sadi Petrela, koordinator i ketij projekti.

 Projekti

Llambat dhe ndricuesit e ndryshem te vendosur pergjate mureve dhe harqeve te gurta gjate oreve te mbremjes i japin kesaj banese te gurte nje pamje te kendshme jo vetem per banoret e Gjirokastres, por edhe per grupet turistike vendase dhe te huaja, te cilet mberrijne gjate kesaj vere ne qytetin e gurte. Ky projekt ka perfshire edhe riperteritjen e sistemit te ndricimit ne ambientet e brendshme te shtepise, per ta bere ate sa me te vizitueshme per turistet. “Ne bashkepunim edhe me pronaret e kesaj banese, ne synojme qe shtepine e gurte te Zekateve ta kthejme ne nje pike prezantimi per vlerat historike, trashegimine kulturore, etnografine etj., te qytetit te Gjirokastres”, thote Petrela. Aktualisht shtepia e gurte e Zekateve vazhdon te mbetet nder pikat me te kerkuara per grupet e vizitoreve vendas dhe te huaj, qe e perfshijne Gjirokastren e gurte ne guidat e udhetimeve ne Jug te Shqiperise. Ditet e fundit, Organizata per Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres Historike, ka hedhur ne qarkullim edhe nje guide turistike te ilustruar me fotografi te ndryshme nga mjediset e kesaj banese karakteristike. Shtepia vazhdon te prezantohet edhe ne faqe te ndryshme interneti, duke rritur interesimin e vizitoreve per vlerat e saj.

Shtepia

Sic shkruan studiuesi Emin Riza ne librin “Qyteti Muze i Gjirokastres”, ndertimi i saj sipas te dhenave te terthorta duhet t’i perkase viteve 1811-1812. Ajo ze piken me te larte ne lagjen “Palorto”. Banesa ka qene e rrethuar me mure prej te cileve ai i pjeses jugperendimore, eshte sot i rrenuar. Si rast i rralle gjejme tre oborre, pervec kopshtit perpara tyre, gjithashtu te rrethuar me mure. Oborret nderlidhen ndermjet tyre me porta. Ne oborrin e djathte gjejme “odajashten”, si dhe rrenojat e nje ndertimi qe ka qene depo bari. Banesa eshte e vendosur ne pjerresi, duke qene e kompozuar me gjysmekate. Kati perdhe dhe ai i sajuar mbi sterre, kane zhvillim te barabarte planimetrik, ne dallim nga dy katet e siperme, te cilet zgjerohen nga pas. Pabarazia e truallit dhe thellimi i sterres, kane mundesuar zhvillimin e te dy kraheve te baneses me ndryshim prej nje kati, duke qene krahu i djathte trekatesh, ne dallim nga pjesa qendrore dhe krahu i majte katerkatesh. Krahu i majte del me perpara dhe eshte me i gjere. Banesa eshte varianti me dy krahe. Ne kompozim ajo paraqitet me nje berthame qendrore nderlidhese, anash se ciles vendosen blloqet kryesore, ndersa ne te dy katet e fundit nga pas shtohen dy ambiente, nje ne secilin kat. Kati perdhe dhe ambienti mbi sterre kane funksione ndihmese, duke qene ndertuar ne to sterra, katoi dhe qilari i zahirese. Kati i pare ka dy ambiente banimi, pervec atij te gatimit qe sherbenin gjate stineve te ftohta. Kati i dyte ka tre ambiente banimi, pervec atij te gatimit. Ne kete kat krahu i djathte merr nje zhvillim te ndryshem nga ai nen te, duke ndertuar dy ambiente, mbasi nuk ndertohet ambienti sanitar, siperfaqja e te cilit i kalon njerit prej tyre. Oda e miqve ze krahun e majte. Perbri cardakut ndare nga rampa e fundit e shkalleve, eshte ndertuar pjesa qe mbahet nga nje sistem kolono-hark-qemer, ashtu si edhe shkallet qe qarkojne ne te tri anet volumin qendror te baneses.

Fortifikimi i baneses dhe demtimet ne vite

Banesa shquan per kompozimin e hedhur ne lartesi, pamjen kryesore monumentale dhe karakterin e dalluar mbrojtes. Kete te fundit e shohim ne muret rrethues dhe frengjite e shumta qe shenojne portat e oborrit dhe pjesen e prapme te baneses. Ajo ruan ne gjendje shume te mire elementet arkitektonike dhe konstruktive origjinale. Banesa ne kohe ka pesuar transformime dhe demtime. Ambienti i meparshem i krahut te djathte eshte transformuar ne ballin e tij rreth fillimit te shekullit te XX-te. Ai ka qene njelloj si balli i odes se miqve. Per shkaqe te panjohura jane rrenuar dy ambientet e gatimit, qe dalin pas, jashte konturit te planimetrise. Konstruksioni i catise gjithashtu eshte tjetersuar. Pervec ketyre, banesa ka pesuar dhe ndryshime te vogla ne kohe.

Nga: Blerim Kore

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?