Pasurite e Jugut
4 Gusht, 2008
Qyteti i Butrintit, është një nga qëndrat më të mëdha arkeologjike të Shqiperise dhe gjithe Ballkanit dhe pasuri e shpallur nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ndodhet afer liqenit te Butrintit, në jug të Sarandës dhe në kufi me Greqinë. Ky qytet e ka marë emrin, nga një legjendë, sipas së c... [Lexo me shume...]
Saranda
4 Gusht, 2008
QYTETI SARANDES Përbën një nga zonat më të bukura të turizmit shqiptar së bashku me rrethinat e saj. Ndodhet në skajin më jugor të Shqipërisë. Qyteti dhe plazhet e tij shtrihen në formë gjysmëharku në brigjet e Jonit përballë ishullit grek të Korfuzit, vetëm 5 milje detare larg. ... [Lexo me shume...]
Kultura Shqiptare - Trashegimia
17 Qershor, 2008
Kalendari I aktiviteteve Kulturore ne rang Kombetar
1. Festivali Folklorik Kombetar
Eshte veprimtaria me e rendesishme mbarekombetare folklorike ne vend. Kjo veprimtari zhvillohet ne Kalane e qytetit te Gjirokastres njehere ne kater vjet. Ne te marrin pjese te gjitha grupet folklorike shqiptare si dhe grupe nga shqiptaret e Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise, si dhe nga arbereshet e Italise, Turqise, Amerikes, Greqise, dhe grupe folklorike nga vende te ndryshme si te ftuar.
2. “Festivali Folklorik Tipologjik Kombetar I Sazeve dhe Orkestrave Popullore”, ne Korce:
Realisht muzika me saze perfshin gjithe rrethet e jugut, juglindjes dhe jugperendimit te Shqiperise ne menyre te vecante muziken e qyteteve si Korca, Vlora, Pogradeci, Permeti, Berati, Leskoviku,etj.
3-” FFTK I Rapsodeve dhe Instrumetisteve Popullor” ne Lezhe
Takimi I rapsodeve te Shqiperise Veriore eshte e vetmja veprimtari e cila I kushtohet teresisht muzikes se bardeve dhe rapsodeve tane qe intepretojne duke kenduar ne lahute, lahuri, cifteli apo sharki.
4-” FFTK I kenges Popullore mbarekombetare”, ne Elbasan
Festivali Kenga popullore Qytetare Mbareshqiptare, qe zhvillohet ne Elbasan ne muajin Mars, eshte nje tribune e kenges popullore qytetare, tek e cila nderthuren harmonishem elementet tradicional te trasheguar dhe elementet e rinj te orkestracionit, interpretimit, etj, te cilet I japin asaj freskine dhe dinamizmin e koheve qe po jetojme.
Festivali perkon edhe me fillimin e stines se pranveres, e cila sic dihet, festohet ne menyre karakteristike ne qytetin e Elbasanit. Per kete arsye ky takim I kenges popullore eshte edhe nje element me rendesi per gjallerimin e jetes kulturore elbasanase. Gjithashtu, ne takim secili grup do te shpalose vlerat artistike te zones qe perfaqeson, dhe juria ndan cmimet ne grupet me te talentuara. Me kete rast dalin ne pah dhe vlerat me te spikatura te interpretusve dhe ekzekutuesve me te rinj te kenges popullore qytetare Shqipetare.
5-” FFTK I Iso-Polifornise”, ne Vlore
Festivali Folklorik Tipologjik Kombetar I Iso-polifornise qe zhvillohet ne Vlore, nje festival I cili eshte kthyer tashme ne tradite, do te jete padyshim nje manifestim I fuqishem I kenges polifornike shqiptare si nje nga gjinite me origjinale autentike muzikore te krijmtarise popullore. Ky festival ka per qellim te paraqese, nxise dhe promovoje vlerat dhe arritjet me te mira te kesaj gjinie si dhe te gjalleroje jeten kulturore te trevave ku polifornia eshte shprehja kryesore e krijmtarise artistike. Per kete synohet qe ne festival, nepermjet perzgjedhjes, te vije krijmtaria me cilesore e te gjitha rretheve.
Me date 25.11.2005, Juria Mbarekombetare e UNESKO-s e shpalli Iso- Polifornine shqiptare “Kryeveper te trashigimnise gojore te njerezimit” mbrojtur nga UNESKO.
7-Festivali Folklorik I Veglave te Muzikes Popullore, Gjirokaster
Festivali Folklorik I Veglave te Muzikes Popullore eshte veprimtari multikulturore, ku pervec shfaqjeve qe zhvillohen ne kalane e qytetit muze te Gjirokastres, organizohen edhe veprimtari te tjera si ekspozita, promovime botimesh, seminare, etj gjalleron jeten kulturore ne Kalane e qytetit dhe ne qendren histiroke te Gjirokastres si dhe promovon dhe balafaqon vlerat kulturore folklorike sidomos ne drejtim te interpretimit dhe shoqerimit ne instrumenta popullore. Gjithashtu kjo veprimtari ka si qellim te nxise turizmin kulturor dhe te gjalleroje biznesin vendas ne qendren historike te qytetit.
1. Festivali Nderkombetar ” Permeti Multikulturor”, Permet
Ky aktivitet eshte festivali I vetem nderkombetar I pakicave etnike, kulturore dhe gjuhesore qe zhvillohet ne Shqiperi nen siglen e CIOFF-it. CIOFF eshte organizata nderkombetare e organizimit te Festivaleve Folklorike ne te cilen eshte antaresuar edhe vendi yne. Seksioni shqiptar I CIOFF-it eshte me qender ne qytetin e Permetit. Festivali I pare u organizua ne vitin 2001 ne Permet. Kjo veprimtari eshte avantazh I madh per te gjithe levizjen folklorike shqiptare pasi evidenton vendin tone si nje vend me pasuri te lakmushme folklorike, integron traditat tona ne skemen boterore te veprimtarive folklorike dhe krijon nje pike te rendesishme reference te CIOFF-it boteror ne Shqiperi.
Festivali Folklorik Nderkombetar ” Permeti Multikulturor” eshte e vetmja veprimtari kulturore artistike qe perfshin folklorin e minoriteteve dhe etnive qe bashkejetojne ne vendin tone. Eshte zgjedhur qyteti I Permetit pasi eshte qyteti qe ka nje diversitet kulturor, ku bashkejetojne e ballafaqohen kulturat e etnive te ndryshme dhe si vendelindja e mjeshtrave te kenges popullore si Lave Bariu, Mentor Xhemali, Remzi Lela, etj.
Kjo veprimtari multikulturore, ku pervec shfaqjeve qe zhvillohen ne sheshin e qytetit, organozohen edhe veprimtari te tjera si simpoziume, ekspozita, promovime librash, etj. Gjalleron jeten kulturore te Permetit dhe te zonave rreth tij, promovon dhe ballafaqon vlerat kulturore te etnive dhe minoriteteve ne shkalle vendi dhe rajoni, duke nxitur frymen e paqes dhe te dashurise mes grupeve etnike e poppujve te rajonit ne dobi te integrimit europian te Shqiperise. Gjithashtu kjo veprimtari ka si qellim te nxise turizmin kulturor dhe te gjalleroje biznesin vendas.
2. Festivali Folklorik ” Sofra Dardane” ne Tropoje
Festivali ” Sofra Dardane” ka si qellim kryesor hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike te trevave te veriut te Shqiperise si dhe atyre te Kosoves qe gjeografikisht se bashku perbejne Rrafshin e Dukagjinit.
Per te krijuar nje atmosfere sa me festive dhe per t’u ndjekur nga te gjithe artdashesit tropojane dhe me gjere, shfaqet e konkurimit dhe ato te pershendetjes zhvillohen ne sheshin qendror te qytetit, si dhe ne sheshin karakteristik ne luginen e Valbones, ne funksion edhe te turizmit kulturor.
Kjo veprimtari pervec pasurimit dhe gjallerimit te jetes artistike-kulturore te qytetit sherben edhe per zhvillimin e biznesit vendas si dhe nderthurjen e vlerave te trashigimnise shpirterore me vlerat e turizmit dhe bukurive natyrore te kesaj treve.
3. Festivali “Oda Dibrane”, Peshkopi
Festivali ” Oda Dibrane” ka nisur jeten e tij qe ne vitin 1994 dhe eshte kthyer tashme ne nje takim - tradite ku kjo e fundit pasqyrohej ne nje gjini krejt te vecante, ne ate te kenges dhe valles humoristike. Ritit dhe alegorise.
Ky festival ka per qellim te bashkoje artiste shqipetar ngado qe ndodhen pavaresisht nga kufijte me idene qe ” Oda Dibrane” do te jete mikepritese e ” Odes Shqipetare”. Ky eshte nje takim origjinal ne llojin e vet I cili synon te rizgjoje vlerat e paperseritshme te kultures sone ne kuadrin edhe te turizmit kulturor. Ne kete festival paraqiten rite te lashta si dhe vegla karakteristike muzikore mbareshqiptare.
Ne ditet e Festivalit zhvillohen gjithashtu edhe biseda te ndryshme, ekspozita fotografike me motive folklorike, ekspozite e arteve figurative te piktoreve dibrane, vizita ne monumente te kultures se zones, etj.
Artet
Fillimet e arteve të ndryshme dhe atyre figurative në Shqipëri i kanë gjurmët e para që në periudhat antike. Më të famshmet e kësaj periudhe janë shkollat e Apollonisë dhe Dyhraiumit. Nga periudha bizantine dhe post - bizantine janë afresket murore si dhe punimet e ikonografit më të shquar shqiptar Onufrit, i njohur veçanërisht për të “kuqen e tij të veçantë”.
Në shek e XVIII janë për tu përmendur një varg ikonografësh si David Selenicasi, Kostandin Shpataraku, vëllezërit Zoografë, Johan Cetiri, Onufër Qiprioti etj.
Ndërsa nga periudha e rilindjes dhe e pavarësise një sërë piktorësh dhe skulptorësh. si Zef Kolombi, Andrea Kushi, Odise Paskali, Murat Toptani, Vangjush Mio,etj.
Për kohet moderne janë të rëndësihme punimet e Ibrahim Kodrës.
Artizanati
Shqiperia ka një traditë të vjetër të artizanatit. Perandoria Osmane në dy ekspozita ndërkombetare të organizuara në vitin 1867 në Paris dhe 1894 ne Çikago ekspozonte pushkë dhe pistoleta me gdhendie nga Shqipëria të prodhuara në Shkodër, Elbasan dhe Prizren. Eshtë e njohur tradita e prodhimit të qylymave të Korçës, Kukësit, Hasit dhe Krujës, poçerisë dhe prodhimeve të baltës së Kavajës, qendistarisë së Zadrimës, filigramit, artikujve të alabastrës, bakrit, argjendit etj.
Kalate dhe Fortesat
Në territorin e Shqipërisë gjenden një varg kështjellash të cilat datojnë që prej periudhave antike e deri në mesjete.E veçanta është se disa prej tyre vazhojnë të banohen edhe në ditet tona.(më e rëndesishmja në Berat) . Kalatë kryesore janë Rozafa, Lezha, Gjirokastra, Butrinti, Porto-Palermo , Kruja, Petrela, Kanina,
Kalaja e Drishtit
Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm ndodhet poshtë vendgërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër - Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njera prej fortesave zinxhir të cilat mbronin Shkodrën. Në shek IX. Drishti u kthye në një fortifikim të rëndesishëm të mbretërise së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek e XIII si një fortesë bizantine.
Qyteti arriti kulmin e zhvillimit në shek XIV derisa arriti edhe pavarësi nga Shkodra. Në vitin 1442 Drishti ra në duar të Venedikut, më pas u morr nga Skënderbeu dhe më në fund u pushtua nga Turit në 1478. Kalaja gjendet në një kodër 800 metra të lartë. Brenda mureve të kalasë gjenden 11 shtëpi të fshatit të cilat formojnë një lagje.
Kalaja e Rozafës
Ngrihet mbi një koder shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujrave të tre lumenjve, Bunës, Drinit dhe Kirit. Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Kalaja ka origjinë ilire dhe historiani Tit Liri e përmend ” si vendi më i forte i Labeatëve” ( fis ilir në brigjet e liqenit të Shkodrës).
Mbretëresha ilire Teuta e ka përdorur atë si bazë në luftrat kundër Romës. Emri Rozafa del në mesjetë. Me këtë emër lidhet legjenda e cila ka në qender “mbajtien e fjalës së dhënë” dhe si subjekt është murosja e Rozafës, nuses më të re të tre vellezërve që ngrinin muret e kalasë por të cilat shëmbeshin naten. Në hyrje të kalasë ndodhet bazorelievi i Rozafës, dhe uji gëlqeror i cili depërton tek hyrja kryesore lidhet me fantazinë popullore si qumështi i gjirit të Rozafë , i cili u la jashtë gjatë murosjes për të ushqyer foshnjen e saj.
Formen e sotme kalaja e ka marrë gjatë periudhës së sundimit të families feudale të Balshajve ( shek XIV). Sot shumica e mbetjeve të kalasë i përkasin periudhës veneciane, sidoqoftë shihen gjurmë edhe të periudhës së osmanëve (shek XVI-VII) dhe Bushatllinjve (shek XVIII-IX). Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe rrethojne një sip prej 9 hektarësh. Rozafa mbas një resistence të fushishme ra nën sundimin osman në vitin 1479.
Objekte të tjera brenda kalase janë çisternat e ujit, të shek XV, katedraleja e shek XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, icili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.
Kalaja e Petrelës
Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë-lbsasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ajo është një prej pikave kryesore turistike pranë Tiranës . Kalaja ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Kalaja ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit , ndërsa forma e sotme i daton shek. XV.
Kalaja e Petrelës bënte pjese në sistemin sinjalizues dhe mbrojtes së kalasë së Krujës. Këto kala komunikonin me njera tjetrën nëpërmjet zjarreve. Kjo kala kë qenë nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastriotit. Sot në ambjentet e kalasë ka shërbim restoranti . Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.
Kalaja e Prezës
Ndodhet sipër fshatit me të njëjtin emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël e cila ka nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV nga ana e familjes feudale të zonës, Topiajve. Kalaja është shpallur ” monument kulture”. Në qoshet e saj kalaja ka katër kulla rrethore. Kulla e sahatit është ngritur rreth viteve 1800-1850.
Ajo shquhet për pozicionin mjaft të bukur, duke kontrolluar fushën e Tiranës. Po kështu përballë saj ndodhet kalaja e Krujës. Kjo kala ndodhet gjithashtu fare pranë aeroportit ndërkombetar “Nenë Tereza ” të Rinasit. Në kala ndodhen restorante dhe lokale shërbimi.
Kalaja e Krujës
Eshtë objekti kryesor turistik i qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V-VI. Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash . Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë në veri -lindje ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësin.
Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të kështjellës . Muzeu është përuruar në vitin 1982. Krahas stendave të cilat shpjegojnë veprimtarinë e Skënderbeut në museum mdodhen edhe bibloteka, dokumente dhe botime që lidhen me figuren e Skënderbeut. Muzeu ka karakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla si harqe guri , piktura në xham etj.
Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpi dhe Teqeja e Dollmasë. Në perëndim të kështjelles ruhet edhe hamami i shek XV.
Kalaja e Lezhës
Ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjine ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.
Objeket më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin jug lindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.
Kalaja e Rodonit
Ndodhet në kepin e Rodonit. Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa heroi ynë Kombëtar Skënderbeu duke synuar që të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjelle. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullakëta.
Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku. Si rrezultat i veprimtarive abrazive të ujrave të detit një pjesë e mureve janë zhytur nën ujrat e detit Adriatik. Sot vizitoret mund të shikojnë muret e jashtëme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banoret si vend i shenjtë.
Kalaja e Bashtovës
Ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3- 4 km në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin e XV dhe u ka shërbyer Venecianëve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katër këndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin e XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash.
Kalaja e Peqinit
Eshtë një kala mesjetare e ndërtuar në shek XV por mendohet mbi themele antike. Bien në sy frëngjite për vendosjen e topave si dhe format e kullave të cilat janë poligolnale. Kalaja ndodhet pranë lumit të Shkumbinit Ajo ka kaluar tre periudha rindërtimi.
Kalaja e Elbasanit
Eshtë një kala fushore në qytetin e Elbasanit. Ajo përmendet për herë të parë nga Kristobuli , historian i Mehmetit të II. Në shekullin e XVIII, qyteti u vizitua nga kronikanti ottoman Evlia Celepiu, i cili bëri përshkrimin e kalase. Objekt studimi i plotë kalaja u bë nga arkeologët austriakë Prashniker dhe Shober, të cilët e vizituan gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ata konstatuan se poshtë mureve mesjetare kishte fortifikime të periudhës antike. Kalaja ka formë katër këndore me përmasa 308 x 48 metra.Nga 26 kulla që ka patur, sot ruhen vetëm 8 prej tyre. Në periudhën e vonë antike qyteti benda kalasë me emrin Skampini nisi jeten e vet si qender banimi pranë rrugës “Egnatia” .Rindërtimi i kalasë u bë nga turqit për qëllime strategjike. Sot muret brenda kalasë janë të banuara. Aty gjenden edhe objekte të rëndësishme kulti si të besimit mysliman ashtu edhe të atij kristian.
Kalaja e Margëlliçit
Ndodhet pranë qytetit të Patosit. Kjo është nje kala e periudhës antike. Ajo ngrihet në majë të një kodre dhe i përket shek VII .B.C.
Kalaja bënte pjesë në sistemin mbrojtës satelit të qytetit antik të Bylisit. Margëlliçi ka qenë gjithashtu edhe objekt i një beteje edhe gjatë Luftës së Dytë Boterore.
Kalaja e Kaninës
Ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin e IV A.D. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III B.C. Gjurmë të mëpasëshme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek e V A.D dhe meremetuar nga sultan Sulejmani në 1531.
Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartesi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një siperfaqe prej 3.6 hektare. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.
Kalaja e Ali Pashait ne Gjirin e Porto Palermos
Eshtë një kala e vogël e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos ( në antikitet e njohur si gjiri i Panormes) . Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparoit. Kalaja ka formë tre këndore . Përmasat e saj janë 150 x 400 metra. Latrësia e mureve arrin në 20 metra.
Ali Pashai e ndërtoi këtë kala për nder të së shoqes , Vasiliqisë. Në të njëjtën kohë ajo shërbente edhe si pikë kontrolli. Gadishulli ku gjendet kalaja është i mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnji të gjelbërta, ndërsa nga bedenat hapet një pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se lahej Vasiliqia.
Kalaja e Borshit
I përket shek IV B.C. dhe është rindërtuar në mesjete. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektaresh dhe ka një bazament prej blloqe gurësh. Pas periudhës antike është përmendur për herë të parë në vitin 1258 me emrin Arkontea e Sopotit. Po në këtë vit kalaja i jepet si prikë bijës së Despotit të Epirit , Helenës.
Në vitin 1417 u pushtua nga turqit, ndërsa në vitin 1441 u pushtua nga princi arbër Kostandin Muzaka. Turiqit e rimorën përsëri në 1848 . Kalaja njohu edhe pushtimin nga ana e Ali Pashait. Ajo ndodhet në majë të një kodre dhe është e dëmtuar.
Kalaja e Lekursit
Gjendet 2 km në jug të qytetit të Sarandës. Kalaja ka formë katër këndore ku në secilin kënd ngrihen kulla të rrubullakëta.. Sipas disa burimeve kalaja është ndërtuar në vitin 1537 nga Sulltan Sulejmani në kuadër të fushatës së tij për të pushtuar ishullin e Korfuzit. Kalaja ngrihet mbi një kodër mjaft dominante dhe ofron një pamje të mbrekullueshme. Prej këndej mund të observohet një distance me rreze deri në 60 km. Në kala ndodhet një restorant.
Monumenti i Skënderbeut në Krujë
Eshtë përuruar në vitin 1949 dhe është i pari monument i Skënderbeut në Shqipëri
Monumenti i Skënderbeut në Tiranë
Ndodhet në qendër të Tiranës në sheshin me të njëjtin emër. Statuja është prej bronxi, 11 metra e lartë e vendosur mbi një bazament gurësh gëlqerorë. Eshtë vepër e skulptorit Odise Paskali dhe është përuruar në vitin 1968 në kuadër të 500 - vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Monumenti “Nënë Shqipëri”
Ndodhet në hyrje të kompleksit të “Varrezave të dëshmorëve” të Luftës së Dytë Botërore”. Statuja është në granil dhe është përuruar në vitin 1971.
Monumenti i Luftëtarit Kombëtar në qytetin e Korçës
I përuruar në vitn 1933. Eshtë vepër e skulptorit Odise Paskali. Eshtë një prej monumenteve të para të Shqipërisë
Monumenti i Pavarësisë në qytetin e Vlorës
Ngrihet në qendër të qytetit në Sheshin e Flamurit. Në qendër të grupit skulpturor është figura e Ismail Qemalit, kryetarit të parë të shtetit shqiptar. Monumeti është në bronz, 17 metra i lartë dhe i përuruar në vitin 1972.
Memoriali i vëndvarrimit të Skënderbeut
Eshtë përuruar në vitin 1981 mbi rrënojat e kishës së Shën Kollit në Lezhë. Mbas pushtimit osman të Lezhës ata shkatërruan kishën duke e kthyer në xhami. Ata prishën edhe varrin e Skënderbeut. Në fillim të shek XX këtu u rindërtua kisha. Menoriali i Skënderbut ka të ekspozuar emblemat e familjeve feudale shqiptare të kohës si dhe kopje e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut.
Monumentet fetare
Manastiri i Pojanit
Pranë qytetit të vjetër të Apollonisë ndodhet Manastiri i Pojanit me kishën e bukur të Shën -Mërisë. Ky manastir është shumë i vjetër sic duket nga një mbishkrim në krahun e majtë të faqes perëndimore, është rindërtuar prej Perandorit të Bizantit Andronik Paleologut. Poshtë mbishkrimit është pikturuar dhe familja perandorake që përbëhej prej 8 personash të veshur me stoli mbretërore.
Vjetërsia e këtij manastiri, provohet dhe nga nje mbishkrim në një rasë guri që ndodhet në fund të murit nga ana e jashme jugore e kishës që mban datën 31 mars 858.shekulli i 13 . Kjo kishë e ndertuar sips stilit bizantin ka qënë e tëra e pikturuar nga brënda. Në këtë kishë vihen re 4 ikonat e para të mëdha të ikonostasit. Gjithashtu nëpër muret e oborit shihen andej këndej ndonjë reliev i qytetit antik të Apollonisë. Kjo kishë i është kushtuar fjetjes së zonjës Shën-Mëri që festohet më 15 Gusht, ditë në të cilën në ketë zonë bëhet panairi.
Xhamia e Muradies
Eshte xhami e stilit sulltanor me kupolen e ndertuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XVI. Perbehet nga salla e lutjeve dhe nga minarja e ndertuar me gure te gdhendur. Ky monument dallohet per shperndarjen harmonike te dritareve. Projekti dhe realizimi i xhamise jane kryer nga arkitekti me origjine shqiptare Sinani, qe ka qene nje nga ndertuesit me te rendesishem te xhamive ne perandorine Osmane, vepra e tij me e madhe mbetet xhamia e e Madhe Sulemania ne Stamboll.
Kuzum Babai
Ndodhet ne pjesen lindore te qytetit rreth 30 m mbi nivelin e detit . Eshte nje tarace e formuar nga ujrat e detit, gjatesia e saj eshte 200-300 m .Ne kete vend ndodhet dhe teqja e Kuz Babase qendra fetare e Bektashinjve e Rrethit te Vlores.
Xhamia e Kubelies
Ngrihet ne qender te qytetit te Kavajes. Ajo se bashku me portikun e saj eshte ndertuar rreth vitene 1735 - 1736. Ajo eshte monumenti me I rendesishem I kultit ne qytetin e Kavajes.
Kisha e Cetes
Ndodhet prane fshatit te Zig- Xhafajt ne veri te Kavajes. Ajo eshte nje kishe teper e veçante, ndertimi I se ciles I perket shekullit te XIII. Ne brendesi te saj gjenden disa afreske te mbivendosura ne disa shtresa. Kisha quhet e Shene Premtes dhe I perket arkitektures romaniko -gotike Fakt I cili flet per ndikime rrymash te ndryshme. Ikonostasi qendror ne dru eshte pikturuar nga autori i shquar i ikonografise shqiptare, Kostandin Shpataraku.
Hamami i Shek XVI
Hamami i Pazarit, ndodhet ne Elbasan. Eshtë ndërtuar në shek XVI dhe është ruajtur mire.Catinë e ka prej vargu kupolash të vogla konike të mbuluara me rrasa guri. Përtej portës prej druri është një strukturë e mëvonshme që u ndërtua mbi banja ekzistuse, si një dhomë shtesë për veshje dhe për ndenje. Ndërtesa e vjetër ndodhet pak më tutje nga rruga. Është një strukturë katërkëndëshe që ka dhoma të nxehta dhe të ftohta. Ky hamam u rindërtua në vitin 1874, ka 8 dritare dhe një xhami mjaft të dëgjuar Osmane.
Kisha e Rubikut
Ndodhet mbi nje koder shkembore ne qytetin e vogel industrial te Rubikut ( km nga …) kisha perfaqeson nje objekt te rendesihem kulti te shek XII- XIII Ka perfunduar se ndertuari ne vitin 1272. Vlere unikale e saj jane afresket, piktura murale te stilit bizantin. Godina eshte monument kulture dhe paraqet interest e aspektin ndertimor dhe arkitektural. Kisha e Rubikut ka sherbyer si abaci benedikte dhe kuvend françeskan.
Xhamia e Plumbit
Eshte nje monument kulture i qytetit te Shkodres. Ajo ndodhet mbas kalase se Rozafes ne anen jugore te saj. Xhamia e Plumbit eshte ndertuar ne vitin 1773 nga Mehmet pashe Bushati sipas stilit te xhamise Blu te Stambollit.
Xhamia e Ethem Beut
Ndodhet ne qender te Tiranes. Ajo ka nisur te ndertohet ne vitin 1798 dhe perfundoi se ndertuari ne vitin 1821. Ajo eshte nje prej rasteve te tradites shqiptare ne arkitekturen e xhamive . Bien ne sy gdhendiet e pikturuara.
Tyrbja e Kapllan Pashes
Ndodhet ne rrugen 28 Nentori . Ajo ben pjese ne kompleksin e varreve monumentale te Xhamise se pare te Tiranes , e cila eshte shkaterruar gjate Luftes se Dyte Boterore. Ky kompleks kishte edhe gjashte varre te tjere te te njejtit tip, por me permasa te ndryshme. Sot ka mbetur vetem tomba e Kapllan Pashes, I cili ishte nje prej sundimtareve te Tiranes. Ne vetvehte tyrbja perfaqeson nje varr monumental me planimetri 8 kendeshe dhe me lartesi 4 metra. Eshtrat e Kapllan Pashes jane shperngulur ne Stamboll.
Tirana
Muzeu Historik Kombëtar
Sheshi “Skënderbej”
Telefon: 355 4 223446 / 228389
Orari : 09.00 - 13.00 dhe 17.00 - 20.00. i mbyllur të hënave
Muzeu Arkeologjik
Sheshi ” Nënë Tereza”
Telefon : 355 4 240711
Orari : 08.00 - 15.00. i mbyllur të shtunave dhe të djelave
Muzeu i Shkencave të Natyrës
Rruga e “Kavajës”
Telefon : 355 4 229028
I mbyllur të shtunave dhe të djelave
Muzeu i Pullës Shqiptare
Rruga “Reshit Collaku”
Telefon 355 4 229696
I mbyllur të shtunave dhe të djelave
Galera Kombëtare e Arteve Figurative
Bul ” Dëshmoret e Kombit”
Telefon 355 4 223976/ 226033
Orari : 09.00 - 13.00 dhe 17.00 - 20.00. I mbyllur të hënave
Kopshti Botanik
Rruga “Komuna e Parisit”
Telefon: 355 4 225287
Mozaiku i Tiranës
Rruga “Naim Frashëri”
Telefon: 355 4 266207/ 226005
Kruja
Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Telefon : 355 532 2225
Orari : 09.00 - 13.00 dhe 15.00 - 18.00 . I mbyllur të hënave
Muzeu Etnografik {brenda kështjellës
Oraret : 09.00 - 13.00 dhe 15.00 - 18.00 . I mbyllur të hënave
Durrësi
Muzeu Arkeologjik i Durrësit
Lagjia 1. Bul “Taulantia’
Telefon: 355 52 22253. I mbyllur të shtunave dhe të djelave
Amfitheatri i Durrësi
i hapur për publikun
Muzeu i Kulturës Popullore
Lagjia 1, Rruga ” Koloneli Tomson”
Telefon: 355 52 23150
Orari : 09.00 - 14.00 . I mbyllur të shtunave dhe të djelave
Kavaja
Muzeu Etnografik
Rruga “Zgurraj”
Telefon: 355 554 2710
Orari 09 - 14.00, i mbyllur të hënave
Berati
Muzeu i Ikonave të Onufrit
Katedralia e Shën Mërise {brënda kalasë}
Telefon : 355 32 43022
Orari : 08.00 - 16.00. I mbyllur të hënave
Muzeu Etnografik
Lagjia 13 Shtatori
Telefon : 355 32 3224
Orari : 09.00 - 13.00 dhe 15.00 - 19.00. I mbyllur të hënave
Lushnja
Muzeu Historik i Lushnjës
Rruga “Kongresi i Lushnjës”
Orari : 08.00 - 14.00. I mbyllur të djelave
Shtëpia Muze e “Kongresit të Lushnjes”
Rruga “Kongresi i Lushnjes”
Orari: 08.00 - 16.00. I mbyllur të djelave
Korça
Muzeu i Artit Mesjetar
Lagjia 2, Rruga “Sotir Peci”
Telefon: 355 82 43022
Orari : 09.00 - 13.00 dhe 17.00 - 18.00. I mbyllur të hënave
Muzeu i Arsimit
Lagjia 12. Bul “Shën Gjergji”
Telefon 355 82 23022
Orari 09.00-13.00 dhe 15.00-18.00. I mbyllur të hënave
Muzeu Prehistorik
Lagjia 3. Rruga “Mihal Grameno”
Orari 08.00 - 16.00. I mbyllur të shtunave dhe të djelave
Shtepia muze e piktorit Vangjush Mio
Lagjia 3., Rruga ” Spiro Ballkameni”
Telefon: 355 82 4332
Orari : 09.00 - 19.00. I mbyllur të djelave
Muzeu Etnografik
Orari : 09.00 - 13.00 dhe 15.00 - 18.00
Koleksioni Bratko
Celular : 069 2156561
Orari : 09.00 - 13.00 dhe 15.00 - 18.00
Shtëpia e Fotografit Kristaq Sotiri
Telefon : 355 82 47395
Orari : 09.00 - 13.00 dhe 15.00- 17.00
Elbasani
Muzeu Etnografik
Rruga” 28 Nëntori” , Sheshi “Aqif Pasha”
telefon : 355 545 9626
Orari : 09.00 - 16.00 . I mbyllur të shtunave
Vlora
Muzeu Historik i Vlorës
Telefon: 355 33 23543
Orari : 09.00 - 13.00 and 15.00 - 17.00
Muzeu i Pavarësise
Lagjia ‘Pavarësia” , Rruga “Sadik Zotaj “
Telefon : 355 33 29419
Muzeu Etnografik
Lagjia ” Hajro Cakërri”, Rruga “Ceno Sharra”
Telefon: 355 33 23514
Orari : 09.00 - 13.00 dhe 17.00 - 20.00. I mbyllur të djelave
Gjirokastra
Muzeu i Armëve (brenda kalasë)
Telefon: 355 84 62460
Orari : 08.00 - 16.00. I mbyllur të shtunave dhe të djelave
Muzeu Etnografik
Lagjia “Palorto”
Telefon: 355 84 62460
Orari : 09.00 - 19.00 . I mbyllur të hënave dhe të martave
Zona arkeologjike e Apollonisë (11 km larg nga Fieri)
Telefon: 355 38 45042
Orari : 08.00 - 16.00. I hapur gjatë gjithë javës
Zona arkeologjike e Butrintit (18 km në jug të Sarandës)
Orari : 08.00 - 16.00. I hapur gjatë gjithe javës
Shkodra
Muzeu Historik i Shkodrës
Rruga “Oso Kuka” nr.12
Telefon: 355 22 43413
Oraret : 09.00 - 13.00. I mbyllur të shtunave dhe të djelave
Muzeu i Rozafës (brenda kalasë)
Oraret : 09.00 - 19.00. I mbyllur të djelave
Fototeka Marubi
Lagjia “Vasil Shanto”, Rruga ” Muhamet Gjollesha”
Telefon : 355 22 43467
Oraret : 08.00 - 16.00. I mbyllur të shtunave dhe të djelave
Lezha
Memoriali i Vendvarrimit të Skënderbeut
Lagjia ” Skënderbej”
Oratet : 09.00 - 13.00 dhe 15.00 - 18.00
Burreli
Muzeu Historik i Matit
Lagjia “Pjeter Budi”
Telefon : 355 23514
Oraret : 10.00 - 14.00 dhe 17.00 - 19.00. I mbyllur të hënave
Peshkopia
Muzeu Historik i Dibrës
Bul “Elez Isufi”
Tel.: +355 218 2516
Oraret : 10.00 - 14.00. I mbyllur të djelave
Arti muzikor ruan një traditë mjaft të pasur në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë muzika folklorike. Shqipëria ndodhet në Ballkan, rajon i cili njihet në gjithë botën për pasurinë mjaft të madhe të folklorit muzikor. Në Shqipëri kjo e fundit është mjaft e pasur dhe e larmishme, gjë e cila shprehet me forma të ndryshme të interpretimit duke filluar që nga polifonia ( këngë pa instrumenta), polifonia e shoqëruar me fyej apo gajde si dhe këngë të shoqëruara me instrumenta të ndryshëm.
Në veri të vendit bien në sy instrumenta muzikore specifike si lahuta, çiftelia, sharkia dhe daullja. Ndrërsa në jug të vendit bie në sy iso - polifonia, kjo e fundit e njohur si pjesë e trashëgimisë botërore muzikore. Krahas muzikës folklorike Shqipëria ka edhe një muzikë të pasur qytetare, e kultivuar dhe zhvilluar në qytete të tilla si Shkodra ( e njohur për jahret e famshme) Elbasani, Korça ( kjo e fundit e njohur për serenatat) Vlora, Përmeti, Leskoviku dhe Delvina ( këto të fundit të njohura për formacionet muzikore të quajtura saze) Berati etj.
Aktivitetet kryesore folklorike janë Festivalet Folklorike Kombëtare, të cilat zhvillohen zakonisht në qytetin muze të Gjirokastrës.
Shqipëria ka një fond mjaft të pasur të valleve të cilat shquhen për një koreografi mjaft të pasur e shoqëruar me një kostumografi të larmishme. Vallet ndahen në epike dhe lirike. Janë të famshme për dramacitetin, elegancën, rritmin dhe intonacionin valet e Rugovës, Tropojës, Devollit, Lunxhëries, vallja dyshe e Rrajcës, valet labe si dhe vallja çame e Osman Tagës.
Amantia
Shpallur Park Arkeologjik me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 396, datë 31/03/2005.
Ka qenë kryeqyteti i fisit Ilir të Amantëve. Rrënojat e tij janë në fshatin Plloçë në luginën e lumit të Vlorës. Është themeluar në shekullin V para Kr., dhe ka një sipërfaqe rreth 13 ha. Qyteti kishte akropolin e tij dhe një tempull në stil dorik i dedikuar Afërditës i ndërtuar në shekullin III para Kr. Monumenti më i ruajtur është stadiumi, i cili është 60 m i gjatë dhe 12.5 m i gjerë. Stadiumi ka 17 shkallë në njërën anë dhe 8 në tjetrën.
Një nga zbulimet më interesante në Amantia është relievi i “Perëndisë së Pjellorisë” që daton në shekullin III para Kr. Ky objekt është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, ndërkohë që gjetje të tjera nga Amantia mund të shihen në Muzeun Arkeologjik të Tiranës.
Antigonea
Shpallur Park Arkeologjik me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.396, datë 31/03/2005.
Gërmimet e kryera nga arkeologët shqiptarë, pranë fshatit modern të Sraqinishtës, kryesisht në vitet 1960-1980, në kodrën e Jermës, në lindje të luginës së Drinosit, çuan në identifikimin e qytetit të fortifikuar me atë të Antigonesë. Identifikimi është bazuar në gjetjen e thesarit me katërmbëdhjetë tesserae me mbishkrimin ANTIΓΩNEΩN, në një nga shtëpitë e periudhës Helenistike.
Burimet antike nuk tregojnë për kushtet në të cilat është themeluar Antigonea ose qëllimin i vënies së këtij emri. Opinionet e ndryshme variojnë nga Antigon Gonata, Mbreti i Maqedonisë që mund të ketë qenë themeluesi i saj, deri tek Pirro, mbreti Molos që duhet të ketë ndërtuar qatetin në vitin 296 para Kr., në nder të gruas së tij Antigonës.
Antigonea ngrihet mbi një kodër rreth 600 m mbi nivelin e detit dhe muri rrethues është përllogaritur të ketë një gjatësi prej rreth 4 km duke mbuluar një territory prej 35 ha. Agoraja e qytetit është gërmuar, dhe një stoa 59 m e gjatë dhe 9 m e gjerë ka dalë në dritë.
Monedha nga qytete të ndryshme janë gjetur gjatë gërmimeve, të cilat vijnë nga Korkyra (Korfuzi), Apollonia, Dyrrachiumi, Orikumi, Ambrakia por edhe Liga Epirote, shumica e tyre prej bronzi dhe disa prej argjendi. Një bazilikë trikonkëshe e periudhës paleokristiane është zbuluar brenda qytetit, e cila daton në shekullin VI, me dysheme të dekoruar me mozaik. Perëndia Egjiptjane Anubis, shfaqet në panelin qëndror të mozaikut, dhe sipas një interpretimi mund të paraqesë Shën Kristoforin “kokë qenin”.
Butrinti
I shpallur Park Arkeologjik Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.82, dt.02/03/2000.
Butrinti ndodhet në një kodër të ulët në bregdetin jugor të Shqipërisë, në jug të qytetit të sotëm të Sarandës dhe përballë ishullit Grek të Korfuzit. Gjurmët e para të qytetit datojnë në shek. VIII p.e.s, megjithatë mitet e lidhin origjinën e tij me një themelim Trojanësh në ikje nga lufta. Duke filluar nga shek. IV p.e.s, qyteti i fortifikuar morri një formë më të plotë, dhe kryesisht ju dedikua kultit të Asklepit. Augusti themeloi një koloni në Butrint dhe qyteti mbeti një port i vogël romak deri në shek.VI.
Historia e mëvonshme mesjetare e qytetit është e trazuar, ndërkohë që Butrinti përfshihet fillimisht në luftërat midis Bizantit dhe shteteve Normane, Angevine dhe Veneciane dhe më pas në konfliktet midis Venecianëve dhe Osmanëve. Nga fillimi i shek.XIX qyteti u shëndrrua në një fshat të vogël peshkatarësh pranë kullës Veneciane.
Monumentet kryesore në Butrintit përfshijnë teatrin elegant të periudhës Greke të shek.IV me kavenë e tij të bukur dhe skenën Romake me kapacitet 1500 spektatorë, tempullin e Asklepit në perëndim të teatrit, grupin e shtëpive me oborr dhe termat e periudhës Romake në lindje të teatrit dhe rreth forumit, rrënojat e Trikonkës pranë kanalit të Butrintit, një Baptister të madh të periudhës Bizantine me mozaikun e tij të paprekur që daton në fillimet e shek.VI, bazilikën e ruajtur mire të shek.VI (e rikonstruktuar në mesjetë), rrënojat e nimfeut të shek.II, i vendosur pranë bazilikës, dhe kilometra të tërë muresh antike që datojnë në periudhëm Greke, Romake, Bizantine e mesjetare.
Një numër i madh objektesh të gjetura në Butrint mund të vizitohen në muzeun e ri të sapo restauruar të vendbanimit, ndërkohë që në Muzeun Historik Kombëtar ndodhet e ekspozuar koka e Apollonit, gjetur nga arkeologu Italian, Luigi Maria Ugolini gjatë gërmimeve të tij në vitet 1920-të.
Përveç vlerave historike, Butrinti ka dhe një ekosistem të mrekullueshëm. Qyteti antik është i vendosur në mes të një “xhungle” sub-tropikale me dafina dhe pemë të arta që dominojnë zonën.
Byllis
Shpallur Park Arkeologjik nga Këshilli i Ministrave vendosur me Nr.396, më 31/03/2005.
Finiqi është i vendosur 8 km në lindje të qytetit modern të Sarandës rreth 20 km larg kufirit Grek. Në antikitet, qyteti dhe territori përreth i përkiste Kaonisë, pjesë e Mbretërisë së Epirit dhe është e mbuluar me gjetje nga periudha Klasike në atë Bizantine, ndërkohë që në distancë në jug ndodhet liqeni i Butrintit. Burimet antike përmendin pasurinë e qytetit, veçanërisht gjatë periudhës Helenike ndërmjet shekujve III-II para Kr., kur Finiqi ishte qytet kryesor në Lidhjen Epirote.
Brenda mureve të Finiqit u firmos fundi i luftës së parë Maqedonase, dokumenti mori emrin “Paqja e Finiqit”. Zhvilllimi i qytetit vazhdoi dhe gjatë periudhës Perandorake Romake, ndërkohë që gjatë asaj Bizantine pati rreth 10 shekuj jetë të vazhdueshme. Pushtimi Osman në Finiq erdhi menjëherë dhe bëri që qyteti të marrë formën e një fshati të vogël. Tesaurusi (tempull i vogël prostil), teatri, shtëpitë helenistike, disa cisterna uji dhe një kishë bizantine, mund të shihen duke vizituar Finiqin.
Finiq
Ndodhet pergjate rruges automobilistike Sarande - Qafe Muzine . Fashti i sotem gjendet ne nje distance prej vetem 8 km larg nga deti Jon. Ai u themelua ne shek III - II BC ne territorin e Kaonise. Ai shte nje qytet mjaft i madh dhe njekohesiht kryeqyteti i Kaonise. Finiqi eshte permendur nga Polibi, Straboni dhe Ptolemeu .
Per here te pare eshte permendur nga Polibi ne lidhje luften iliro - etole te vitit 230 B.C. kur qyteti u pushtu nga Skerdilaidi ,komandant i trupave te mbreteresh Ilire Tteuta. Akt i cili e shkeputi nga ndikim Etol dhe e bashkengjiti me Ilirine. Qyteti ka patur nje sipefaqe prej 40 hektaresh dhe rrethohej me mure te gjate 3 km. Jane zbuluar pjeserisht teatri i qytetit dhe nje faltore. Aty gjendet edhe nje bazilike e shek VI.
Lezha
Shpallur Park Arkeologjik nga Këshilli i Ministrave vendosur me Nr.396, më 31/03/2005.
Qyteti antik i Lisit është i vendosur midis Epidamnit-Dyrrahut dhe Shkodrës, i ndërtuar mbi një kodrinë me pamje mbi lumin Drin. Diodori i Siçilisë bën lidhjen e themelimit të qytetit me Dionisin e Sirakuzës në vitin 385 para Kr. Lissos shfaqet sërisht në burimet antike vetëm në fund të luftës së parë Iliro-Romake, kur mbretëresha Teuta duhej të firmoste një paqe të pafavorshme me Romakët.
Në 213 para Kr., Lissusi bëhet port Maqedonas në detin Adriatik dhe vetëm në vitin 209, Ilirët e rifitojnë sërish. Gjatë vitit 169 para Kr., qyteti vazhdon të jetë një nga rezidencat e mbretit ilir Gent. Gjatë luftërave ndërmjet Çezarit dhe Pompeut, Çezari kontrollonte qytetin dhe përforcoi mbrojtjen e tij. Qyteti vazhdoi të ishte një qendër urbane e njohur në botën antike me emrin Lissus deri në periudhën e hershme mesjetare.
Deri në vitin 1398 qyteti ishte nën sundimin e familjes feudale të Dukagjinit që më vonë iu dha Venecias. Aty u mblodh Kuvendi i Lezhës në 2 Mars 1444, në drejtimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Katriot Skënderbej. Kuvendi krijoi një organ politiko-ushtarak dhe një ushtri prej 10.000 ushtarësh si një përgjigje ndaj pushtimit osman. Gjergj Kastrioti prehet në Katedralen e Shën Kollit prej vitit 1468, por varri i tij më vonë u shkatërrua nga osmanët.
Oricum
Shpallur Park Arkeologjik nga Këshilli i Ministrave vendosur me Nr. 396, më 31/03/2005.
Orikumi ndodhet në të majtë të rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë si dhe 42 km në jug të kolonisë greke të Apollonisë. Bazuar tek Pseudo-Skymni, qyteti i Orikumit u ngrit nga Eubeas, të cilët gjatë rrugës së kthimit nga Troja, u shtynë nga një stuhi të madhe. Pozicioni i tij strategjik e bëri një gji të rëndësishëm në brigjet e Adriatikut.
Orikumi është përdorur nga Romakët në kohët antike si një bazë mbrojtëse në luftrat kundër Ilirëve si dhe në shekullin III para Kr., kundër Maqedonasve, të cilët në fakt e pushtuan në 214 para Kr. Jul Cezari vendosi trupat e tij në Orikum për disa muaj, për sa kohë ato u morrën nga Pompeu.
Pozicionuar në kryqëzime rrugësh, Orikumi bëhet një qendër urbane e civilizuar, e dokumentuar nga gërmime të ndryshme arkeologjike, sikurse janë pjesët e një orkestre, një teatër i vogël me rreth 400 vende, gjurmë të mureve dhe rrugëve të cilat janë të dukshme, megjithëse shtrihen pjesërisht në ujin e lagunës, dhe kishës së Marmiroit. Kjo kishë daton në periudhën e hershme bizantine, në kohën e Perandorit Bizantin, Teodor në shek. XIII. Kisha ka një holl të vogël kryesor me përmasa 6x9m dhe një kube me diametër 3m, e mbajtur nga katër harqe Romake. Muret e brendshme mbajnë ende fragmente afreskesh murale, karakteristike të periudhës bizantine. Kisha ka tre hyrje dhe është e njohur për ndërtimin e saj kompleks dhe me vlera kulturore. Për të shkuar në kishë duhet të kalohet nëpërmjet qytetit modern të Orikumit, në drejtim të Pashalimanit.
Sot Orikumi është një vend që ka arritur një standart të ri zhvillimi, kjo si rezultat i pozicionit gjeografik ndërmjet qytetit të Vlorës dhe resortit turistik të Llogarasë i vendosur në një qafë malore në jug dhe detit Adriatik.
Shkodra
Shpallur Park Arkeologjik nga Këshilli i Ministrave vendosur me Nr.396, më 31/03/2005
Shkodra një nga qytetet më të lashta të veriut të Shqipërisë, dhe është themeluar në shekullin IV para Kr., si qëndra e fisit ilir të Labeatëve. Nën sundimin e mbretit ilir Gent, u bë kryeqyteti i Mbretërisë Ilire. Kjo është periudha kur dalin dhe monedhat e para të qytetit.
Në 168 para Kr., qyteti ra nën sundimin romak, dhe në shekullin I para Kr., u bë koloni romake nën sundimin e Klaudit. Në vitin 395 pas Kr., Shkodra u bë qendra e provincës bizantine të Prevalit, dhe në vitin 1040 ra nën sundimin Serb.
Tirana - Kryeqyteti shqiptar
6 Qershor, 2008
Për tju shoqëruar nëpër Shqipëri apo për tju sugjeruar një itinerar, është e natyrshme që ta fillojm këtë nga kryeqyteti i saj, Tirana. Eshtë një ndërmarrje e vështirë ta përfshish të gjithë hapësirën e kryeqytetit shqiptar me një udhëtim të vetëm, por me një përzgjedhje ... [Lexo me shume...]




