Thethi dhe Alpet Shqiptare ne Gjermani
7 Mars, 2009 · Printo kete artikull
Kush planifikon te shtegtoje neper Alpet e Shqiperise duhet te marre me vete edhe nje pale kepuce rezerve. Nuk ka ende nje treg qe te permbushe interesat e posacme te turizmit malor. Ne Shkoder jo e jo, por as ne Tirane, thote Christof Zindel. Zvicerani 62-vjecar vete i ka prishur disa pale kepuce ne Malesine e Dukagjinit. Qe nga viti 2002 ai shkon te pakten nje here ne vit per te zbuluar shtigje te reja ne ate zone dhe perreth
Rezultati i ketyre shtegtimeve eshte dokumentuar ne gjuhen gjermane ne nje liber, te cilin Zindel e ka shkruar se bashku me Barbara Hausammann. I shoqeruar me nje harte enkas per alpinistet udherrefyesi ka si qellim te joshe turistet gjermanishtfoles drejt maleve shqiptare, te cilet i cmojne edhe alpiniste te regjur qe jane mesuar me malet zvicerane me mbi 4500 metra lartesi. Njeri prej tyre eshte vete Zindel: Malet aty nuk jane shume te larta, me se shumti 2800 ose 2900 metra mbi nivelin e detit, por e vecanta e tyre qendron ne virgjerine e natyres. Parku Natyror i Thethit eshte dicka e jashtezakonshme dhe panorama e zhveshur e alpeve eshte shume e vecante, ka vende per t’u clodhur, per t’u ngjitur, pra ka shume larmi per alpinistet, thote ai.
Qe Thethi eshte dicka shume e vecante, kete e dinte Ismail Beka qysh ne vitin 2005, kur shkoi per here te pare te bisedonte me banoret e fshatit per t’i nxitur ata te merreshin me turizem. Bashkedrejtuesi i Agjencise Gjermane per Bashkepunim Teknik (GTZ) kujton: “Banoret kishin ne koke aq shume probleme per te prezantuar dhe nuk e kishin gjene me te pare turizmin. Ata ankoheshin, qe nuk kishin shkolla per femije, nuk kishin ambulance per gruan dhe prindin, s’kishte rruge per te ecur, sepse gjashte muaj te vitit ishin totalisht te bllokuara, s’kishin ushqim per te ngrene”.
Takimi me kryefamiljaret, qe ishte bere me nismen e mesuesit te fshatit, ishte shume i ngurte dhe pak a shume perfundoi pa ndonje rezultat, kujton Beka. Vetem ne fund mbeten nja dy burra qe me droje iu luten Bekes te vinte ne shtepi per te pare, se mos ndoshta mund te behej dicka. Me ndihmen e nje arkitekti te sponsorizuar nga GTZ-ja filluan te rregulloheshin shtepite e para dhe gradualisht ne Theth u ringjall turizmi: Ne vitin 2008 numeroheshin me shume se 5 000 turiste, 90 per qind e te cileve jane te huaj. Ky raport eshte krejt i kundert me ate te turizmit te zakonshem ne Shqiperi, ku 90 per qind jane shqiptare.
Nje tjeter organizate gjermane, Euronatur, terhoqi vemendjen per bukurite rreth liqenit te Shkodres. Gabriel Schwaderer, drejtuesi i kesaj organizate, e njeh mire gjithe zonen kufitare shqiptare. Vitin e kaluar organizata e tij arriti te shpallte zone te mbrojtur Parkun natyror Shebenik-Jabllanice. Reklama, qe i beri Schwaderer se bashku me kolegun e tij Martin Schneider Jacobi liqenit te Shkodres, drejtohet kryesisht ndaj turisteve te dhene pas natyres: Jane rezervat e pelikaneve dalmatine dhe kush e di se c’do te thote te shohesh nje pelikan te tille ne fluturim e siper, me siguri qe do te mahnitet nga bukuria e ketij zogu te mrekullueshem. Por ka edhe shume zogj te tjere dhe nje natyre shume spektakolare.
Shqiperia merrte pjese per here te pare ne panairin alternativ, qe zhvillohet cdo vit ne vende te ndryshme te Gjermanise, megjithese ky lloj turizmi do t’u premtonte nje zhvillim te qendrueshem shume fshatrave ne Shqiperi. Publiku i interesuar kete panair nuk pret as pallate prej betoni ne pese metra larg detit e as rruge te asfaltuara. Ai kerkon nje vend te thjeshte per te fjetur, mundesi kurimi ne rast se semuret, dhe ndoshta ndonje dyqan te posacem kepucesh.
Nga: Anila Shuka
KohaJone






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?