Trashegimia Kulturore Evropiane ne Tirane
3 Korrik, 2008 · Printo kete artikull
“Dite te Trashegimise Kulturore Evropiane”, aktivitet qe zhvillohet nga te gjitha vendet e Evropes, pritet te mbahet edhe ne Shqiperi, gjate muajve gusht-shtator 2008. Ky aktivitet, i cili zhvillohet ne kujdesin dhe me mbeshtetjen e Keshillit te Evropes, synon ruajtjen, promovimin e vlerave te trashegimise kulturore, si dhe rritjen e ndergjegjesimit te publikut per potencialet reale, qe perben dhe paraqet kjo trashegimi. Dite te Trashegimise Kulturore Evropiane, aktivitet i cili eshte kthyer tashme ne nje tradite, do te promovoje vlerat e trashegimise kombetare, si pjese e trashegimise se madhe evropiane, ne te cilen konvergojne te gjitha vlerat e saj. Per vitin 2008, eshte planifikuar te mbahet nje seminar me teme: “Arkeologjia nenujore dhe potencialet e saj ne Shqiperi”, behet me dije nga Ministria e Kultures, ne te cilin do te diskutohen nder te tjera edhe ceshtje te tilla si: shfrytezimi i potencialeve arkeologjike nenujore ne te mire te turizmit kulturor, mbrojtja e pasurive arkeologjike nenujore, shtrirja e bashkepunimit me institucione nderkombetare te kesaj fushe etj. Ne Shqiperi, ky aktivitet zhvillohet qe nga viti 1998, vit ne te cilin u organizua nje seminar shkencor me teme: “Voskopoja dhe tradita e saj kulturore”. Ne vitin 1999, Ditet e Trashegimise Kulturore Evropiane, nuk u zhvilluan ne nje qender te vetme dhe nuk paten nje tematike fikse. Objekt i aktivitetit nuk ishin specialistet me temat e tyre, por vete te rinjte e shkollave te mesme te disa qyteteve dhe njohja e tyre me monumentet kulturore. Perzgjedhja e tematikes “Te njohim monumentet kulturore te rrethit tone”, synonte promovimin e vlerave historike, dhenien e nje informacioni per vlerat qe mbartin shume kala, objekte kulti, ura, fortifikime etj., si dhe rritjen e krenarise per trashegimine tone te pasur kulturore. Ky projekt u realizua ne disa qytete njekohesisht si ne Shkoder, Durres, Elbasan, Korce dhe Gjirokaster. Turneu u udhehoq nga specialiste te Institutit te Monumenteve te Kultures. Ishte viti 1998, kur Shqiperia u perfshi per te paren here ne kete turne te kultures evropiane. Vit ne te cilin u organizua nje seminar shkencor me teme: “Voskopoja dhe tradita e saj kulturore”. Ndersa sivjet pritet qe aktivitetet te kene shtrirje ne qendrat me te rendesishme te Shqiperise, sidomos ne sitet arkeologjike, qe tanime jane edhe ne axhendat e agjencive te rendesishme turistike ne mbare boten.
Nga: KohaJone






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?