Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Turizmi kulturor

28 Shtator, 2008 · Printo kete artikull

Diversiteti i pasurise kulturore europiane dhe dinamizmi i krijimit artistik paraqesin deshmi te rendesishme, ose le t themi, themelore te qyteterimeve te “identitetit europian”.

Pasuria kulturore perkufizon identitetin e nje bashkesie njerezore dhe perben nje resurs te çmuar i cili per vete natyren e tij te nderlikuar, nuk eshte i rinovueshem dhe per kete gje ka nevoje te mbrohet dhe vleresohet per t’i garantuar jetegjatesine dhe perfitimin ne kohezgjatje.

Qytetet artistike ose historike, le te themi, jane gjithmone e me te priviligjuarat nga pikepamja e veshguesve dhe ruajtesve te artit dhe kultures, duke qene se jane ata pasqyruesit e saj te vertete si auto-oferta turistiko-kulturale (duke qene se oferta historiko-kulturore sebashku me ruajtjen e ndertesave dhe pasurise arkeologjike/artistike/kulturore perkrah cilesise se ketyre ofertave, perforcojne interesat e ketyre zonave urbane duke shtuar investimet dhe perfitimet ekonomike, si ne kuptimin e investitoreve lokale ashtu dhe ne ate te flukseve turistike).

Turizmi kulturor (ose kultural) ka si qellim te jape kontributin e tij duke perqendruar veshtrimin ne aspektet ekonomike dhe te punesimit, duke nenvizuar vleren e aktiviteteve kulturore dhe kontributin e saj ne nderthurjen dhe mbarevajtjen e raporteve sociale, ne identitetin rajonal dhe ne zhvillimin e komunitetit ne kontekstin urban.

Pasuria kulturore e nje qyteti, qe paraqet bazen e identitetit te nje territori apo zone qe ajo ka marre, ne vitet e fundit, nje vlere strategjike duke i dhene jete nje lloj forme gare midis territereve te tjera lokale apo nderlokale duke u bazuar ne nje zhvendosje te re te zhvillimit te qendrueshem ne te cilin i tere territori nenkuptohet si nje sistem kulturor i proceseve te shtratezuar ne kohe.
Nen kete kendveshtrim, i njejti planifikim dhe rendesidhenie e pasurise kulturore lokale nuk identifikohen me, si nje sektor ose si nje atribut i thjeshte cilesor i nje territori, por paraqesin nje mundesi te re per mbrojtjen dhe zhvillimin e rrjetes kulturore te nje vendi.

Qellimi i turizmit, perveç perfitimeve sociale dhe ekonomike, konsiston ne kontributin per te influencuar nje ndryshim qendrimi ne drejtim te realitetit lokal dhe te pasurise kulturore, veçanerisht midis administratoreve lokale vendore qe mbajne freret e pushtetit. Turizmi kulturor ndihmon per kete arsye permiresimin e “konkretizimit” te projekteve qe trajtojne kreativitetin duke prezantuar nje manifestim te dukshem ne pasojat qe ato kane ekonomikisht nga kultura. Aktivitete kulturore dhe iniciativa turistike, dhe pse ne nje mase te madhe te varura nga njera-tjetra, mund te kene objektiva primare te ndryshme, te cilat jo gjithmone mund te bien dakort midis tyre, duke veshtiresuar bashkepunimin.

Gerond Aliaj

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?