Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Turizmi, motorri i ekonomise

23 Qershor, 2008 · Printo kete artikull

Gjithnje e me shume turizmi po shnderrohet ne furnizuesin kryesor te ekonomise me te ardhura. Mirepo si nje nga sektoret ku pritet te perqendrohet rritja ekonomike e vendit ne te ardhmen, turizmi ende nuk po e gjen veten ne prioritetet e qeverise sidomos ne mbeshtetje me fonde.

Per here te pare keto dy vite turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte. Vlerat monetare qe u perfituan kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkte, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punesimi. Per tre mujorin, te ardhurat nga turizmi arriten ne 221 milione euro, por ne muaj ne vazhdim shifrat do te shumefishohet per shkak se sezoni turistik po arrin ne kulimin e tij. Organizata Boterore e Turizmit i sugjeron Shqiperise te ndjeke nje model ndryshe te zhvillimit te turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele qe cilesohen jo fort te suksesshme ne vijimesine e industrise turistike. Por pa u zgjidhur ceshtja e pronesise ne zonat turistike ka shume pak shanse per tu ofruar investitore serioze e per rrjedhoje per te ofruar ne nje te ardhme sherbime konkurruese me vendet e tjera te rajonit. “Kakomeja” eshte tashme nje precedent per apel te te gjitha grupeve te interesit qe te gjejne zgjidhje emergjente per zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan.

Gjate periudhes janar-mars te ketij viti prej hyrjeve- daljeve nga Shqiperia per qellime turizmi, jane fituar vetem 7 milione euro. Pasi nga 221 milione eurot qe kane hyre ne ekonomine vendase si prurje nga turizmi, 214 milione euro jane harxhuar nga shqiptaret ne udhetimet jashte vendit ose 21 per qind me shume se nje vit me pare. Te pushosh jashte per krishtlindje dhe gjate veres po shnderrohet ne tradite tashme per shqiptaret. Shpenzimet per turizem jashte po rriten gati me te njejtat ritme, hyrjet valutore nga turizmi. Kjo rritje vihet re ne te ardhurat e siguruara nga sherbimet e ofruara udhetareve jorezidente qe vizitojne Shqiperine per qellime biznesi dhe personale. Ndersa per shqiptaret qe pushojne jashte, destinacionet kryesore jane Turqia, Mali i Zi, Egjipti dhe gjithashtu edhe Evropa Perendimore. Hyrje nga turizmi ne ekonomine vendase dhe shpenzimet per turizem jashte vendit po rriten pothuajse me te njejtat ritme.

Ne listen e vendeve qe premtojne rritje ne sektorin e turizmit ne dhjete vitet e ardhshme, hartuar nga Keshilli Boteror i Turizmit dhe Udhetimeve, Shqiperia ndodhet ne 10 vendet e para. Masterplani i zhvillimit dhe menaxhimit te integruar te bregdetit te jugut perben nje sfide per te ardhmen e turizmit shqiptar. Zhvillimi i zones se bregdetit te jugut behet duke pasur parasysh qe mos te perseritet pervoja negative e betonizimit te Golemit. Deri tani tradicionalisht ka qene tregu i shqiptareve nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi qe ka furnizuar sherbimet turistike. Vendet, qe frekuentohen shpesh, vazhdojne te mbeten ata qe kane qene. Vendet e Mesdheut jane shume te preferuar. Spanja, Italia vazhdojne te jene ne vendin e pare, kjo tendence nuk pritet te ndryshoje. Por edhe udhetimet e largeta per ne Azi, Afrike dhe Amerike jane shume te kerkuar per shkak te debatit aktual per mbrojtjen e klimes. Numri i udhetareve nga SHBA dhe Evropa Perendimore te interesuar per eksplorimin e Evropes Lindore nepermjet mjeteve lundruese, po rritet ore pas ore ka njoftuar Shoqata Nderkombetare e Linjave te Lundrimit. Portet e Shqiperise, Greqise, Turqise, Malit te Zi dhe Kroacise gjithnje e me shume po terheqin turiste. Ritmet e kerkeses per portet e Adriatikut e sidomos ato shqiptare po peson nje rritje domethenese njoftojne te njejtat burime. Turizmi ne bendet e blloku lindor po rritet me ritme shume me te shpejta se ne Evropen e Perendimore.

Nga: Blerina Hoxha

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?