Turizmi shqiptar – Investim interesant?
27 Gusht, 2008 · Printo kete artikull
Ne 5 Gusht, Southeast European Times publikonte nje artikull me titull: “Albanian tourism on the rise - Turizmi shqiptar ne rritje”. Artikulli raportonte nje rritje prej 20% ne Qershor per vizitat e turisteve ne Shqiperi, krahasuar me te njejten periudhe ne vitin e kaluar. Nese numrat mund te jene te diskutueshem - statistikat e turizmit shqiptar nuk jane akoma te plota. Nuk ka asnje dyshim tashme qe Shqiperipo zbulohet si nje destinacion turistik nderkombetar. Por ketu kemi pak nevoje per kujdes. Ashtu siç tregon dhe artikulli, shumica e vizitoreve vijne nga Kosova - nje rritje kjo prej 43% nga viti i kaluar. Dhe vizitoret nga Maqedonia me nje rritje prej 42%. Por keta siç dihet nuk jane vizitore/turiste me xhepin e rende dhe qe shpenzojne shume, keshtu qe dhe rritje proporcionale nuk kemi. Por dhe sikur te kishim nje gje te tille, infrastruktura e vendit - veçanerisht elektriciteti dhe uji i pijshem - jane nen rritjen e duhur megjithe permiresimet e bera deri tani. Sidoqofte era tashme eshte ngritur dhe investitoret po vijne. Pas me teper se 3 vitesh amulli ne pamundesine e zgjidhjes se problemit te pronareve te tokes, Club Med me se fundi po ecen perpara ne projektin e saj per fshatin turistik ne gjirin e Kakomese ne jug te vendit, afer Sarandes. Gjithashtu Omnix Investment Group nga Dubai dhe Qatar eshte gjithashtu ne rruge e siper te investoje 638 milione Euro ne turizmin shqiptar ne veri te Durresit. Pamja e investimeve ne tregun e turizmit ne Shqiperi duket gjithnje e me premtuese - titujt e pronesise dhe infrastruktura jane ato qe duhen patur parasysh ne te ardhmen nese diksh deshiron te investoje ne kete fushe. Sigurisht Shqiperia ka problemet e saja, por ato nuk jane shume ndryshe nga simotrat e tjera. Fundja nese nuk rrezikon, nuk fiton. Dhe ne Shqiperi keto dy gjera ecin paralel.






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?