Turqit shkaterrojne historine e Shqiperise!
16 Dhjetor, 2008 · Printo kete artikull
Me poshte bashkangjisim nje lajm te sapo nxjerre nga nje gazete shqiptare, qe eshte nje skandal i radhes, ku per te fituar sa me shume investuesit e huaj por dhe ata shqiptare, jane gati te sakrifikojne pasurine natyrore, kulturore dhe historike Shqiperise.
“Ka qene fillimi i muajit nentor, kur nje grup punonjesish te firmes Bechtel-Enka, kryesisht te kombesise turke dhe shqiptare, kishin marre detyre te canin nje pjese te maleve, ne fshatin Konaj te komunes se Fanit ne Mirdite. Banoret e zones dhe vete punetoret shqiptare te treves se Mirdites e dinin se ne lashtesi ka qene e ndertuar “Kalaja e Anderfajt”. Madje edhe tani ne kete vend dallohen qarte rrenojat e kesaj kalaje per te cilen flitet ne dokumentet historike dhe ne libra te ndryshem, si “Fani dhe njerezit e tij”. “Sapo makinerite tona filluan te germonin ne faqen e malit per te nxjerre prej andej gure te cilet thermohen ne nje gurore dhe me pas hidhen ne rruge, kemi pare se si u hap nje shpelle brenda se ciles dukej nje hapesire e madhe”, tregon F. Gjoka per gazeten. Ai shprehet se ka arritur te shohe qe muret ishin te veshura me vizatime te ndryshme murale te cilat ishin te ruajtura mire. “Me tej morem urdher per t’u larguar menjehere prej aty, madje jemi porositur qe te mos flasim asnje fjale, ne te kundert do te largoheshim nga puna. Kemi mesuar se ne ate sektor personeli eshte i kombesise turke”, vijon punetori. Dyshohet se ne shpelle jane gjetur nje numer i madh armesh antike, si heshta, shpata apo afreske te ndryshme, qe mund te kene pasur destinacion Turqine, pasi ngjarja u mbajt e fshehte dhe nuk iu raportua autoriteteve vendore sipas procedurave qe ndiqen ne keto raste.
Mbajtja sekret e ngjarjes eshte kthyer ne nje legjende ne zonen e Mirdites. Cdo dite e me shume flitet per kete skandal te punetoreve turq, ndersa ata shqiptare shprehen se disa dite me pas ky vend eshte hedhur ne ere me tritol duke prishur vendngjarjen. Nderkohe qe ne pershkrimin e kontrates me qeverine shqiptare ka nje pike detyruese kur eshte fjala per ruajtjen e vlerave historike. Burime te sigurta konfirmojne se ne ambientet e shpelles jane gjetur dhe nxjerre prej andej nje sasi e konsiderueshme armesh antike. Ato jane future menjehere ne mjetet e firmes dhe nuk ka ndonje percaktim te qarte per destinacionin e tyre, ndonese jane nje pjese e rendesishme e historise se shqiptareve. Mesohet se kjo ngjarje nuk eshte shenuar as ne procesverbale apo regjistrat e firmes dhe prej nje muaji asnje prej zyrtareve nuk eshte informuar per zbulimin e shpelles ne zonen e Fanit.
Prej nje muaji, ne fshatin Konaj, zona e Fanit, vendi eshte i rrethuar me roje dhe askush nuk lejohet qe t’i afrohet shpelles, e cila eshte gjetur ne nje zone historike, kur prej shekujsh ka qene e ndertuar “Kalaja e Anderfajt”. Megjithese vendi nuk eshte ne linjen e ndertimit te rruges, por ne nje zone te paracaktuar per te marre gure per inerte, hyrja e shpelles eshte mbuluar serish, per te mbuluar gjurmet e nje vjedhje te mundshme. - Nga: KohaJone”
E dime te gjithe qe ligji ne Shqiperi i detyron vetem ne leter qe te respektojne kushtet, dhe ato nuk perfillen nga keta biznesmene te paskrupullt, ne kurriz te historise dhe kultures tone te lashte. Nje ndjenje e forte urrejtjeje pershkon trupin e çdo shqiptari qe lexon keto rreshta, nje ofendim i pamase i te pareve tane, i identitetit tone te lashte dhe krenar, i historise se lavdishme qe ka si baze mbrojtjen e territoreve nga pushtuesit e huaj dhe mbijetesa e autoktoneve ne trojet e tyre, pra te shqiptareve! Nje akt i tille nuk duhet lene pa ndeshkuar nga qeveria, e cila duhet te nderhyje menjehere me ane te eksperteve arkeologe, gjeografe, historiane dhe prokurore, per te marre nen kontroll kete pasuri.
Ne ankohemi se nuk kemi shume histori te mbijetuar, per shkak te shkaterrimeve te tyre gjate periudhave te ndryshme, kur keto ndodhin dhe sot nen driten e diellit! Nje gje e tille eshte e pafalshme per te gjithe ata qe pretendojne se mbrojne interesat e vendit.
Edhe nje here, Shqiperia u perdhunua nga nje tufe turkoshakesh te babezitur…






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?