Venecia turisteve: Pini uje nga burimet
10 Qershor, 2008 · Printo kete artikull
Zyrtaret e Venecias nuk duan me qe turistet te vazhdojne te pijne ujin nga shishet plastike, por te perdorin ate te burimeve te shumta te fontanave qe ka qyteti.
Nje iniciative e re per te ulur konsumin e ujit ne shishe, dhe te kursejne, e quajtur “100% Publik” (www.100X100pubblica.it), u nis ne World Environment Day, te enjten e kaluar.
Afer Piazzale Roma, ku shumica e turisteve vijne, vizitoreve tani u jepet nje ki i perbere nga nje shishe plastike bosh dhe njeharte ku tregohen 122 fontanat qe gjenden ne Venecia nga te cilat mund te mbushin e rimbushinujin per te pire, qe rrjedh nga ujesjellesi i qytetit.
Shishet jane me stampen e analizavete ujit qe rrjedh nga fontanat, te cilat autoritetet lokale e konsiderojne si “super-te-sigurte”. Shishet gjithashtu mbartin sloganin: “Mos me hidh; me perdor prape”.
Nga 18 ne 19 milione njerez vizitojne Venecian cdo vit. Milionat e shisheve plastike qe turistet lene pas rendojne problemin e mbetjeve urbane te kesaj pjese te qytetit.
Nisma mori rruge ne Shkurt kur patriarkati i Venecias i Kishes Katolike u kerkoi besimtareve te mos perdorin gjate agjerimit ujin mineral. Nje thirrje e cila sherben per “ringjalljene ndjenjes se pergjegjeise per ruajtjen e asaj qe Zoti ka krijuar”.
Sipas Institutit te Politikave te Tokes te Washington DC, Italianet jane konsumatoret me te medhenj te botes te ujit ne shishe, ku ne 2006-n konsumuan per koke 246 litra (54 gallon).
Venecia u perzgjodh per kete nisme per numrin e madh te turisteve dhe per burimet e saj te ujit. Sidoqofte plani per te perhapur nismen do te preke dhe qytetet e tjera te medha.
Keshilli bashkiak vecian shpreson qe thirrja te preke jo vetem qytetaret por dhe turistet, vecanerisht kur ekonomia lokale po ecen ngadale. Zyrtaret thone se cmimi i 1 litri uje nga burimi eshte vetem 9 euro cent.






Komente
Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?