Loading...
Kliko ketu per video te tjera

Vlora dhe turistet e keqtrajtuar

24 Gusht, 2008 · Printo kete artikull

Sa here kemi shkuar ne Shqiperi gjate veres, kemi patur rastin e keq te shijojme keqtrajtimin qe na behet neve nga te gjitha strukturat administruese, si private ashtu dhe shteterore. Eshte absurd fakti qe si emigrant trajtohesh shume mire nga shteti ku jeton apo kalon tranzit, dhe keqtrajtohesh nga shteti yt. Ne fakt, nuk eshte absurd, por eshte fatkeqesisht real dhe teper i prekshem per te gjithe ata qe gjate viteve te fundit kane vizituar Shqiperine.

Nuk duam te bejm gjithçka te zeze, perkundrazi, por ti japim Cezarit ate qe i perket. E fillojme nga sherbimi, qe vetem i tille nuk mund te quhet. Tragetet qe vihen ne dispozicion te shqiptareve apo te huajve qe duan te kalojne adriatikun, jane tmerresisht te vjeter dhe jashte standarteve. Te blera pas shfrytezimit maksimal nga pronare shqiptare apo te huaj, ato perdoren rendshem per transportimin e fluksit turistik dhe tregtar nga dhe drejt Shqiperise. Nese tragete te tilla jane nxjerre jashte loje 20 vjet me pare nga shoqerire detare greke, italiane, turke etj, ne Shqiperi, edhe pse kerkesat jane te larta, keto ngelen te vetmet qe ofrojne kete sherbim…dhe me çmime qe i bejne ata qe shkojne drejt ishujve greke te zgurdullojne syte. Por sikur kjo gje mos te mjaftonte, higjena dhe sherbimi brenda tyre jane skandaloze. Mos te prekim gjuhen e folur nga personeli sherbyes (pakistane, indiane, marokene etj), nuk ka asnje perkujdesje drejt kerkesave minimale te familjareve apo klienteve, duke filluar qe nga dhomat e shtrenjta, tek sherbimet e tjera shtese ne bar apo restorant. Ah, harruam te themi qe bari mbyllet gjate nates dhe hapet ne mengjes pak para mberritjes ne port! Ne fakt, nje sherbim i vazhduar nuk do te ishte keq, si per ata qe nuk kane gjume apo dhoma ku te qendrojne, ashtu dhe per pronaret te cilet arketojne me shume, por siç duket u mjaftojne shitjet nga biletat e kripura dhe bari nuk u hyn ne pune.

Kaq sa thame, ishte thjesht nje pershkrim i vogel i asaj qe ndodh kur tashme ke arritur qe te hysh ne traget, dhe ke gjetur nje vend ku te qendrosh, mes kembeve te personave te panjohur qe te arrijne tek koka (dhe sinqerisht nuk vijne era D&G), njerezve qe hane paninet e pergatitura nga shtepia dhe atyre qe zhgarraviten perdhe pa asnje norme, thua te jene te mbijetuarit e ndonje rave party…

Ne vitin 2008, 17 vjet pas emigracionit te pare masiv, akoma shqiptaret bejne sherr ne sportelet e kufirit per te marre vulen e daljes. Eshte tragjikomike kjo, sepse pretendojme qe te pakten brezi i ri te jete ndryshe, dhe mos te kete fobine e “radhes se qumeshtit”, por ja qe s’eshte keshtu, dhe degjon tek-tuk ndonje polic italian qe bertet… sa turp per ne! Fundja mire na behet, akoma kafshe ngelen disa njerez.

Pasi kalon dhe kjo procedure, nese je pa makine futesh direkt, kurse kur ke fatin e keq ta kesh… pervesh menget mire sepse mund te ndodhe dhe keshtu: ne nje vend ku normalisht mund te kaloje vetem nje makine, gjenden paralelisht 4 radhe makinash permbri njera-tjetres qe bejne gare se kush te futet me pare. Ndoshta ngaqe ai qe arrin i fundit nuk futet brenda thoni ju? Absolutisht jo: te gjithe kane bilete dhe te gjithe do te hyjne…por ja qe dhe ketu me i forti fiton pike perpara te tjereve, qe do ti shpenzoje me vone ne barin e tragetit… duke u mburrur. Tipike shqiptare.

Arrijme ne Shqiperine tone te dashur. Ndoshta me mire te dashur, se vetem e jona qe nuk eshte. Ne proceduren e zbarkimit, ne fillim dalin pa probleme te huajt, pastaj shqiptaret. Verifikim dokumentash? Ok, dakort, emigrante, prape njelloj. Po a nuk erdhem valle nga Italia? A nuk u transmetuan te dhenat me ane te kompjuterit? Boh, çudirat zgjasin. Del nga trageti dhe gjeja e pare qe degjon eshte: t’ua marrim ne valixhet? Nje grup romesh te ofrojne sherbimin e tyre modest me karroca te sajuara vete per transportin e valixheve te renda deri ne te dale te portit, ku presin taksite. Nuk eshte aspak e bukur kjo, ngjan si me vende te botes se trete… apo mos valle jemi vertet ne boten e trete? Me tej, per hir te se drejtes, gjithçka eshte normale… ose gati normale. Per ata qe nuk kane makine. Sepse nese ke, aha, keq puna. Duhet te besh siguracionin dhe te paguash taksat te cilat ngjajne si te shpikura pikerisht per ty, e vetja te ngjan me nje idiot qe s’ka asnje mundesi te kuptoje se çfare ndodh rreth vetes. Ama pasi i ke kryer te gjitha procedurat, diçka kupton: portofoli yt eshte sfilitur nga hapja-mbyllja dhe nervat e tua gjithashtu. Pushime te mbara! Ah, mos harro, ke prere bileten vajtje-ardhje, dhe je shqiptar!!!

Tell a Friend

Komente

Ju pelqeu? Perse nuk shkruan dicka?