Vlore, plazhi “mbytet” nga pushuesit
6 Qershor, 2008 · Printo kete artikull
Nje vend mesdhetar, i lagur nga deti Adriatik dhe Jon, qyteti i Vlores ka qene per qindra vjet nje port tregetar i rendesishem ne rajon. Ambienti eshte shume i pasur me vende plotesisht te ndryshem nga vende te tjera, ku alternohen tokat gelqerore, granite, aluvionale, ka panorama te cilat ndryshojne ne pak kilometra. Gjatesia e kufijve te rrethit te Vlores eshte 273 km, nga te cilet 129 km jane kufij tokesore dhe 144 ujore. Vlora eshte nder rrethet me gjatesine me te madhe te vijes bregdetare, me rreth 30 per qind te vijes se pergjithshme bregdetare ne shkalle vendi.
Plazhet e shumta, nga ato ranore, tek ata shkembore, te japin mundesine e shijimit te reres se Adriatikut dhe madheshtise se shkembinjve te Jonit, Uji i Ftohte.
Infrastruktura
Nuk eshte hapur asnje plazh i ri per kete vit, nderkohe qe bashkia prej ditesh ka vene ne pune nje pjese te punetoreve te Komunales per pastrimin e dy plazheve publik prane Akademise se Marines dhe Plazhin e Vjeter. Jane shtuar tabelat me udhezime ne rruge, ndersa periferia mbetet problem, kryesisht aksi qe te con drejt Ujit te Ftohte. Qytetaret ankohen per koshat e mbeturinave qe mungojne afer plazhit dhe qe ndikojne ne ndotjen e tij. Vlora tashme ka filluar te prese vizitore te shumte. Infrastruktura, plazhi, e rruget, tashme kane nisur te marrin nje tjeter pamje dhe perkushtim me te madh nga ana e institucioneve vendore. Kete vit ka ndryshuar ndricimi i qytetit dhe projekti tashme ka perfunduar. Fasada e qytetit eshte gati per fillimin dhe pritjen e turisteve dhe autoritetet vendore shprehen te bindur se kete vit kane ndryshuar shume gjera. Prioritet i eshte dhene zhvillimit te turizmit te detit e te plazhit, per te cilin nuk ka munguar edhe promocioni nga na e strukturave te bashkise se Vlores, te cilat operojne per turizmin. Tek tuk afer plazhit shihen edhe shitesa ambulatore, qe here pas here paralajmerohen nga policia bashkiake. Tregtaret e cadrave kane nisur biznesin e tyre, ashtu sikurse ata te shezlongeve te rehatshem, ndersa ne det qarkullojne vetem disa mjete te vogla lundrimi, qe nuk thyajne ligjin per moratoriumin e skafeve te vendosur nga parlamenti.
Pushuesit
Dy ditet e fundit fluksi i pushuesve ka ardhur ne rritje. Kete fakt e konfirmojne edhe autoritetet bashkiake dhe ato policore. Pothuajse cdo dite jane vene re deri ne 2 mije pushues qe kane frekuentuar plazhet e njohura te Vlores dhe numri mund te vije ne rritje sipas autoriteteve. Bashkia ka nisur verifikimin e lejeve te ndertimit dhe objekteve, ndersa nuk eshte kryer asnje nderhyrje per momentin. Sezoni turistik 2008 ne qytetin e Vlores ndihet tek prezenca e vizitoreve, edhe pse jane kryesisht ditore. Pervec anijeve ne det duket tek tuk edhe ndonje jaht turistesh qe pershkon hapsiren ujore. Ende ata nuk kane mberritur ne port dhe priten nga dita ne dite. Kurse operatoret turistik privat jane ata qe drejtojne pjesen me te madhe te zonave me atraktive ne Vlore. Baret, restorante, piceri, hotele e plazhe private, me qindra ne te gjithe hapsiren e bregdetit, kane nisur tashme te presin vizitore te shumte. Shume operatore turistik pergjate bregdetit shprehen se kete vit duket se pika e forte e suksesit te tyre mbeshtetet ne dy drejtime, ofrimin e sherbimit vilesor dhe ne politiken e cmimeve qe do te ndiqet. Disa menaxher kompleksesh turistike qe intervizstuan kane theksuar se kete vit cmimet nuk do te rriten, por klinetet do te kene mundesine te frekuentojne baret, restorante, plazhet dhe hotelet me cmime te perballueshme per te gjitha nivelet e xhepave.
Nga: Ornela Hila






une mendoj se vlora eshte nje vend i mrekulluashem qe nuk krahasohet me asnje vend tjeter ne bote po te rregullje ato gjera shume te vogla qe ka.
Pergjigju
Vlora eshte vend shume i bukur..Me pelqen te beje pushimin ky eshte viti i 3 qe un jam ne vlor..Nuk mundem ta krahasoj me asnje vend tjetre..Po ndoshat qe e dua aq shume SHQIPRIN
Pergjigju